Kulturë
Atdhe Geci: Pro Çamëria, Pro Patria!
E marte, 07.01.2025, 06:57 PM
Atdhe Geci
PRO
ÇAMËRIA, PRO PATRIA!
Bashkohuni
shqiptar kudo për atdheun
sot
e kemi një çështje ende të pakryer
në
Çamëri çamit po i kërcënohet qenia
Çamëria
shqiptare s´rron më nën Greqi.
Ara,
kjo poezi do vijë e lavdishme tek
ti,
do vijë e ngarkuar me gjitha epokat
pyes,
ai i duhet sot kjo poezi atdheut,
kryetrimit të
luftërave dhe të paqes!
Çamët
e dinë si zgjidhet çështja çame
dhe
e dinë si lulëzon sot qenia kombit
liria
bekimin e ka nga rilindësit tanë
nga
dora atdheut dhe vigania e gjuhës.
Ky libër
me Iliri dhe, pellazgë-iliri
ka
fuqi të madhe të dijes e të guximit
fuqi
të madhe të lëvizjes për bashkim
Ky
libër është vëlla me librat e tjerë.
Trimi
që do ti prij procesit kombëtar
vjen
nga populli dhe Ekuacioni, Iliri
Atdheu
ynë e di kë e ka Nënë dhe At,
kë
e ka tokë, det, dhe prijës të kombit.
Atdhe Geci - Onhezmë, Dortmund, 2025