Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Pro Çamëria, Pro Patria!

| E marte, 07.01.2025, 06:57 PM |


Atdhe Geci

PRO ÇAMËRIA, PRO PATRIA!

Bashkohuni shqiptar kudo për atdheun

sot e kemi një çështje ende të pakryer

në Çamëri çamit po i kërcënohet qenia

Çamëria shqiptare s´rron më nën Greqi.

Ara, kjo poezi do vijë e lavdishme tek

ti, do vijë e ngarkuar me gjitha epokat

pyes, ai i duhet  sot  kjo poezi atdheut,

kryetrimit    luftërave  dhe të paqes!

Çamët e dinë si zgjidhet çështja çame

dhe e dinë si lulëzon sot qenia kombit

liria bekimin  e  ka nga rilindësit tanë

nga dora atdheut dhe vigania e gjuhës.

Ky  libër  me  Iliri  dhe, pellazgë-iliri

ka fuqi të madhe të dijes e të guximit

fuqi të madhe të lëvizjes për bashkim

Ky libër është  vëlla  me librat e tjerë.

Trimi që do ti prij  procesit kombëtar

vjen nga populli  dhe  Ekuacioni, Iliri

Atdheu ynë e di kë e ka Nënë dhe At,

kë e ka tokë, det, dhe prijës të kombit.

Atdhe Geci - Onhezmë, Dortmund, 2025