Kulturë
Jusuf Buxhovi: Daullet hegjemoniste serbe në Bavari!
E premte, 10.01.2025, 06:33 PM
DAULLET HEGJEMONISTE SERBE NË BAVARI!
Malte
Olschevski "Der Serbische Mythos - Die verspätete Nation" (Miti serb
- kombi i vonuar), botoi Herberg - Munih
Nga
Jusuf Buxhovi
Të
kesh simpati për një popull dhe ta duash atë, nuk do të thotë që
meçdokusht ta mbrosh atë nga ato që nuk mund të mbrohet. Publicisiti i
njohur austriak Malte Olshevski, megjithatë, tregoi të kundërtën dhe fare në
mënyrë të paskrupullt përpiqet që serbët dhe klasën e tyre të tanishme politike
t´i arsyetojë për veprimet
hegjemoniste,të cilat me përjashtim të
ndonjë nacionalisti fanatik në Bellorusi dhe Rusi, gjykohen nga gjithë
bota,madje edhe nga aleatët më të mëdhenjë të Serbisë dhe vendet me ndikim,të
cilat e kanë themeluar si shtet dhe janë munduar ta mbajnë në
nivelin e faktorit rajonal. Olshevski, i cili ishte redaktor shumëvjeçar
i televizionit të Austrisë,në Bavari botoi librin voluminoz prej 478 faqesh
„Miti serb – kombi i vonuar“. Librin ,që shoqërohet edhe me 30 piktura dhe
vizatime me ngjyra e boti „Herbig Verlagsbuchandlung“ i Munihut. Si botim
reprezentativ, zgjoi vemendjen e opinionit gjerman pa u promovuar mirë ngaqë,
sipas gazetës „Frankfurter allgemeine“, është hera e parë që një botues gjerman merr përgjegjësinë
morale,pas gjithë atyre që ndodhen dhe po ndodhin në hapësirat e ish
Jugosllavisë, të nxjerr një libër në të cilin jo vetëm që propagohet
hegjemonizmi serbomadh dhe veprimet e tij gjenociadiale ndaj boshnjakëve,
kroatëve dhe shqiptarëve, por në të
shfaqen edhe vlerësime
raciste dhe fyerje ndaj viktimave:
boshnjakëve, kroatëve dhe veçmas
shqiptarët, që krahasohen me „barbarë dhe rrenues të civilizimit perëndimor“!
Brankoviqët dhe judejt e
rinjë?...
Libri
i Malte Olshevskit „Miti serb“, në të vertetë nuk merret me mitin, por me
genjeshtrën në funkcion të arsysetimit të krimeve serbe,të zhvilluara jo vetëm
tani, po që nga koha e Kongresit të Berlinit e tutje, që ai i konsideron
„të drejta“, meqë ato sipas autorit „kanë qenë të orjentuara kah
stabilizimi i etnisë serbe dhe krijimi i kushteve për të jetuar në një shtet
nacional“, i cili do të shtrihej „mbi
hapësirën shpirtërore dhe etnike serbe,
e cila gjatë shekujve njësoj është rrezikuar nga lindja (prej turqv dhe shqiptarëve)
dhe nga perëndimi (prej kroatëve dhe
boshnjakëve), dhe se, përpjekjet për ta „rikomponuar hapësirën serbe paraqesin
korrigjimin e një padrejtësie historike që u është bërë serbëve nga të gjitha
anët...“ Megjithatë, për Olshevskin,serbët „si mbrojtës të qytetërimit evropian
dhe të krishtërimit të njëmendët“, kanë pasë edhe tradhëtarët e vetë,të cilët i kanë ndihmuar
„kësaj së keqe“. Ndër ta ai përmend Vuk Brankoviqin,që siç thotë, po të mos
ishte ai serbët nuk do ta humbnin Kosovën aqë shpejt,por përmend edhe
komunistët – „sherbëtorët e Titos“,që sipas tij „me pranimin e kushtetutës së
vitit 1974,ku shqiptarëve iu dha e drejta të bëhen subjekt i federatës dhe të
shfaqen me elementet e shtetësisë, praktikisht filloi rrënimi i qenies serbe
nga brënda“... Komunistët që lejuan „këtë tradhëti“, Olshevski i quan „judejt e
rinjë serbë“,të cilët kryen dy krime
njëherësh: një kundër serbizmit dhe idesë së shenjtë serbe, dhe tjetrin, kundër
qytetërimit evropian,ngaqë u lejua që
shqipatrët,si endacak dhe pushtues të tokave serbe, të shfaqen si
përfaqësues dhe berthamë e re e fundamentalizmit islamik në Evropë!... Olshevski me këtë rast
shqiptarët i fyen rëndë si popull. I krahason me „barinjtë endacakë“,që nuk
dinë tjetër „pos të rrenojnë“, dhe se këto
prirje, sipas tij, „dëshmohen“ me
dhunimin që ata ia bënë nga 1974
e tutje qenies serbe në Kosovë dhe
shejtnive të tyre,për të cilat ai thotë se „u kthyen në shtalla lopësh dhe u dhunuan në mënyrën më të
tmerrshme“!... Ndonëse fyerjet dhe gënjeshtrat me bollëk ndaj shqiptarëve
demantohen nga vetë prezentimi i
fotografive të kishave në Kosovë, ku Graçanica, Kisha e Deçanit,ajo e Pejës dhe
të tjera shihen të ruajtura dhe të kultivuara në formën më të mirë, kjo thuajse
nuk i bën fare përshtypje autorit austriak, i cili ia ka vu vetit për qëllim që
në një panflet të tillë të paparë në Gjermani të flasë me gjuhën që tashmë edhe
në Beograd, jashtë qareve shoveniste dhe hegjemonsite, nuk flitet më.
Kosova – Jerusalemi
serb!...
Pos
fyerjeve që u bëhen shqiparëve, që mund të krahasohen me ato të Vladan
Gjorgjeviqit të botuara dhe të shfaqura
po në Bavari në vitin 1913, e që kishin për qëllim që të ndikonin në Konferencën e Ambasadorëve në Londër që të
përligjte pushtimet serbe ndaj Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare,
Olshevski me të njëjtën urrejtje flet edhe për kroatët, si „gjakpirës“ dhe për
boshnjakët- si „eksponentë të fundamentalizmit islamik“,të cilët stimulohen që të „rrënojnë qenien serbe“ dhe
„të pengojnë që serbët ,si popull i vetëm në Evropë,të mbesin pa u bashkuar
në kuadër të hapësirës së etnisë së tyre nacionale,e cila është „pushtuar njësoj nga shqiparët, boshnjkët dhe kroatët“...
Autori
i librit Bosnjën e Dejtonit e sheh si
një krijesë artificiale, që është bërë me diktatin e „forcave antiserbe“,për ta
hendikepuar edhe mëtutje serbizmin,sadoqë, sipas tij, ajo nuk do t´i bëjë ballë sfidave të kohës, ngaqë këtë do ta pengojë „shejtnia serbe dhe e
dretja e tyre për të pasë shtetin nacional si të tjerët“... Me këtë rast
Olshevski „lëvizjen serbe“ për shtet të përbashkët e quan „si lëvizje nacionale
e prirë nga nacionlizmi i drejtë, që
gjithsesi duhet të kurorëzohet me krijimin e shtetit nacional serb në
Ballkan“, shtet ky,që sipas tij, „u
kontestohet me pa të drejtë vetëm
serbëve“... Publicisti Klaus Buhenau në recensionin e shkruar në „Frankfurter
allgemeine“, pikërisht hendikepet më të mëdha të këtij libri,pos konceptit
pamfletist të tij, i sheh në shikimin e
njëanshëm të nacionalizmit si formulë
magjike,që kundrohet e shkëputur nga nacionalizmat tjerë. Buhenau,me
këtë rast konstaton se në Ballkan
ekzistojnë edhe shumë çështje të tjera nacionale të hapura, dhe se, orjentimi
që njëra prej tyre të gjeneralizohet,siç ndodh me serbët, dhe të tjerat të
minimizohen apo të injorohen,siç ndodh me atë shqiptare,doemos se sjell te konkludimet e gabuara,por edhe te thellimi i
krizës,që mund të ketë pasoja. Buhenau, librin e vlerëson si një deshtim
intelektual dhe politik, i cili, jo
vetëm që nuk i nidihmon qartësimit të vertetës „për tragjedinë e Ballkanit“ dhe
„viktimës së saj më të madhe - serbëve“,siç pandeh Olshevski,por ky libër me
porositë që sjell dhe intonimet që
implementon, ve në dyshim edhe
kredibilitetin moral të botuesit,ngaqë kështu dhe në këtë mënyrë, ai kthehet në
një daullexhi të hegjemonizmit serbomadh, i cili tashmë, në masë të madhe
gjykohet edhe nga vetë populli serb.
Sidoqoftë,edhe
përkundër habisë së Buhenaut, prezentimi i librit të Olshevskit në Munih,
nuk duhet shikaur si rastësi, ngaqë në
këtë qytet ekziston një lobi i fuqishëm serb, por aty është e instaluar edhe
kisha ortodokse serbe për Evropën Qendrore, e cila gjatë viteve të luftës ka
distribuuar pareshtur pamflete dhe letra të tjera ku „Kosova është prezentur si
djep i serbizmit“ dhe „tokë e shenjtë“. Vitin e kaluar po e njëjta kishë ka
botuar edhe „Librin e bardhë për Kosovën“, me
shumë „deshmi“ të prezencës shpirtërore serbe në Kosovë,ku ajo quhet
„Jerusalemi serb...“ Andaj, libri i Olshevskit,edhe pse me autorësi dhe pretendime
„publicistike“,nuk mund të shikohet i ndarë nga ky opus propagandistik që
vepron në mënyrë permanente,me të cilin justifikohet „mbrojtja e Jerusalemit
serb meçdokusht...“!