E marte, 25.03.2025, 06:19 AM (GMT)

Editorial

Anton Marku: A po rrëshqet Kosova në totalitarizëm?

E diele, 29.12.2024, 06:59 PM


A PO RRËSHQET KOSOVA NË TOTALITARIZËM?

Nga Anton Marku

Kosova po hynë në zgjedhje si një shoqëri skajshmërish e polarizuar. Në të njëjtën kohë vërehet edhe fenomeni i cili konstaton se edhe përkundër kësaj militantët e të dy taborëve pozitë-opozitë nuk është se kanë lëvizur shumë në këto katër vitet e kaluara, sidomos jo në kuptimin e kalimit nga një forcë politike në tjetrën. Këtë duket se e kanë bërë më shumë deputetët se sa anëtarët e thjeshtë të subjekteve politike. Në një atmosferë të tillë të gjithë pajtohen se Lëvizja Vetëvendosje prapë do të dalë e para. Pyetje e vetme e cila ende nuk ka përgjigje është se me çfarë përqindje do ta bëjë këtë. Sido që të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 9 shkurtit, tashmë u dëshmua se nuk është edhe aq e shëndetshme për demokracinë qeverisja e një partie të vetme me disa partiçka të vogla përreth.

Autokracia

Kur fanatikët partiakë nisin të thërrasin ‘‘Babë’’ dikë që nuk e kanë prind biologjik atëherë komponenti i cili dërgon në njëmendësi kolektive tashmë është ngjizur. Ai më pas gatuhet në kuzhinat në të cilat zakonisht hanë vetëm këshilltarët e ngushtë të liderit, i cili më pas, i ndikuar edhe prej tyre, nisë të përqeshë me cinizëm oponentët e tij politikë, injoron ndarjen e pushteteve dhe i përqeshë me cinizëm ftesat e tyre për vetëpërmbajtje, e sidomos ato që i bëhen për të dëshmuar rreth aferave korruptive aty ky dëshmojnë të gjithë të ftuarit e prokurorisë: në prokurori.

Kjo qeveri nuk ishte në gjendje që të kapitalizojë politikisht as sulmin terrorist në Banjskë e as aksionin diversant të sabotazhit në infrastrukturën kritike në Ibër-Lepenc. Përkundrazi, me deklarime të stërshpejtuara, të pabazuara dhe të pamatura, bëri që pakkush të besojë në versionet e ngjarjeve të paraqitura prej saj. Për shumëkënd argumentimi i saj ka ngritur më shumë dilema sa sa ka dhënë përgjigje.

Veriu – halë në fyt

Albin Kurti, i cili jo rrallë jep përshtypjen e një të ikuri nga një botë tjetër, nuk është i interesuar që bashkë me banorët lokalë të bashkëqeverisë me veriun e Kosovës, por që ta sundojë atë dhe atë me forcë dhe me asgjë tjetër sepse ai nuk ka ofruar asnjë alternativë e cila do të sillte jetë më të mirë për komunitetin atje. Administrimi i dhunshëm i asaj pjese të vendit, i kombinuar me elemente shtetrrethimi, i ka kontribuar në masë të madhe izolimit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare. Atje nuk ka komunikim normal mes shtetit dhe qytetarëve të saj, përkundrazi, ka pakënaqësi, rezistencë dhe padëgjueshmëri civile, tensione në baza ditore dhe (re)presion sistematik, i cili si rezultat ka faktin se jo vetëm lidhjet ndëretnike por edhe ato ndërnjerëzore kanë pësuar një shkëputje të madhe. E tërë kjo nga armata e të zinjve të sotëm e të kuqve të djeshëm po përkthehet si ‘‘shtrirje e sovranitetit’’ dhe ‘‘çlirim’’ e në të vërtetë më shumë ngjan me okupim.

Sanksionet

Tash e më shumë se një vit pushtetarët aktual po përpiqen që të minimizojë sanksionet duke i paraqitur ato në opinion si ‘‘masa‘‘ të përkohshme të cilat vetëm sa nuk janë hequr dhe këtë e bëjnë edhe atëherë kur nuk ka asnjë parashenjë se e njëjta do të ndodhë. E ato janë kufizime dhe ndëshkime, sidomos financiare, të cilat së pari godasin institucionet, pastaj ekonominë e më vonë edhe qytetarin. Pluhuri që pushteti po u hedhë syve fanatikëve të vet besnikë po zë rrënjë në kokat e tyre.

Censusi

Edhe rezultantet e regjistrimit të popullsisë që u publikuan ditë më parë tregojnë manipulim te skajshëm, nëse jo të iniciuar atëherë se paku të mbështetur nga pushteti, me të dhënat e bëra publike, kjo së paku për sa i përket grupeve etnike dhe atyre fetare. Me vetëm 0,5% të padeklaruar dhe mbi 94% të popullatës të regjistruar si myslimanë, Kosova po del të jetë fetarisht ndër shtetet më të islamizuara në botë, më shumë se sa Siria, Irani apo Iraku ku një përqindje më e madhe se sa tek ne u përkasin besimeve të tjera. Në anën tjetër, në krahasim me regjistrimin e fundit të para më se 10 viteve, numri i shumicës dërmuese të pakicave kombëtare është rritur ndjeshëm ndërsa numri i të krishterëve është zvogëluar përgjysmë (50%/ më pak në 10 vite?). Kjo shifër është më shumë se sa e manipuluar, është e shpifur, është mashtrim. Në tërë këtë vorbull falsifikimesh përfituesi më i madh del të jetë Turqia dhe lideri i saj Erdogani, siç duket ‘‘baba i babës’’ së shefit të VV, e cila po del të jetë vendi ku momentalisht po i bën vezët VV-ja. Deri para pak kohe i bënte në Britani të Madhe. Së paku në dukje.

Pluralizmi

Kosova ka nevojë për shumëllojshmëri politike ku kultura e dialogut dhe kompromisit është udhërrëfyes.

Ashtu siç u lëshua pe në rastin e regjistrimit të tokave të manastirit të Deçanit dhe lejimit të importimit të mallrave nga Serbia ashtu janë edhe një varg çështjesh të cilave pritet tu japë zgjidhje qeveria e ardhshme në çfarëdo përbërje. E ato kanë mundur të marrin rrugë tash e sa kohë por janë (keq)përdorur, qëllimisht, si instrumente për të mbetur në pushtet. Ky film tashmë ka mbarur dhe në skenë po vijnë të tjerë aktorë, si këndej ashtu edhe andej Atlantikut.

Koha e koalicioneve po vjen.

Anton Marku

Vjenë, 28 dhjetor 2024



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gani Mehmetaj: Kolonistët aziatikë na kërcënojnë me dëbim Gjon Keka: Gjergj Kastrioti ia riktheu traditën e Krishtlindjes kombit tonë Ndue Ukaj: Kalbja e trurit Fran Gjoka: Problemet e sotme të shkollës, janë sa të vështira aq dhe emergjente Frank Shkreli: Ago Agaj - 'Kosovari nga Vlora' Xhelal Zejneli: Jakov Xoxa Gani Mehmetaj: Kolonët aziatikë të keqpërdorur nga islami Gani Mehmetaj: Me aleancën Zagreb-Sarajevë Prishtinë, kundër aleancës Edogan-Vuciq-Dodik dhe “Ballkanit të Hapur”? Luan-Asllan Dibrani: Si po ndikohet shoqëria nga përhapja e kulturës turko-arabe në pseudotelevizionet shqiptare? Blerim Latifi: Dikush që në moshën e pjekur largohet nga atdheu dhe e harron gjuhën e nanës, nuk e meriton vëmendjen e bashkatdhetarëve të saj Gani Mehmetaj: Nacionalizmin shqiptar donin ta shuanin me islamizëm e me shkombëtarizim Gjon Keka: Populli ynë ende nuk është çliruar pëfundimisht nga pushtuesi otoman Frank Shkreli: Kongresi i Shteteve të Bashkuara – Jo ndikimit komunist në shkollat amerikane! Blerim Latifi: Ahmet Delia do të vdiste duke bërë qëndresë Luan-Asllan Dibrani: Nofkat e Ekstremizmit Islamik - Kërcënimi ndaj Identitetit Kombëtar dhe Lufta për Mbrojtjen e Vlerave Shqiptare Gani Mehmetaj: Rugova ishte kundër ndarjes së Kosovës Frank Shkreli: 'Porosia e Kullës' së Dr. Pashko Camaj Ndue Ukaj: Kurti nuk i pranon vlerat e demokracisë perëndimore, sepse është kryekëput oriental Luan-Asllan Dibrani: Shënimi i Festave të Nëntorit dhe Njëvjetorit të Themeltimit të Organizatës 'Shqiptaria' Frank Shkreli: Po me malësorë, ç’kini

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx