Editorial
Gjon Keka: Populli ynë ende nuk është çliruar pëfundimisht nga pushtuesi otoman
E premte, 13.12.2024, 07:54 PM
Populli
ynë ende nuk është çliruar pëfundimisht nga pushtuesi otoman
Nga
Gjon Keka
Populli
i Kosovës ende nuk është i çliruar nga perandoria otomane, kjo për faktin se në
mendjen dhe praktikën e përditshme gjendet ideologjia islamike dhe një lloj
turqizimi i jashtëm i kulturës e artit në Kosovë.
Në
momentin që populli çlirohet nga brenda tij, pra e largon ideologjinë islamike
dhe turqizimin e jashtëm të tij, atëherë mund të thuhet se jemi çliruar
përfundimisht nga robëria otomane.
Nëse
një popull mbanë një gjë çfardo qoftë ajo e një pushtuesi që e ka shkatërru atë
dhe ka bërë gjenocid, atëherë ai popull është ende rob i atij pushtuesi, nëse
jo fizikisht i pushtuar, është rob nga brenda, pra shpirti, mendja dhe kultura
e tij e jashtme tregojnë atë.
Por
ajo që është më e tmerrshme, nëse një popull e përqafon me dëshirë një
ideologjië fetare të një pushtuesi dhe bëhet ma fetar se vetë pushtuesi që e
solli atë ideologji, kjo është robëri e shoqëruar me vetmallkim të atij populli
që mbanë një gjë të tillë të huaj me dëshirë.
Vetëm
nëse ecim në udhën e kryezotit Gjergj Kastrioti mund të çlirohemi përfundimisht
nga robëria e brendshme otomane, dhe ta kuptojmë thelbin e lirisë.
Tani
për tani në Kosovë pushtetarët dhe gjithë garnitura politike nuk është e
guximshme dhe as nuk dëshiron me u kthye në udhën e Gjergj Kastriotit dhe me
rikthy kombin tonë në familjen europiane. Madje disa nga pushtetarët si ata të
mëparshmit ashtu edhe të sotmit kanë mbajtur dhe mbajnë lidhje tepër vëllazërore
me turqit.