Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Populli ynë ende nuk është çliruar pëfundimisht nga pushtuesi otoman

| E premte, 13.12.2024, 08:54 PM |


Populli ynë ende nuk është çliruar pëfundimisht nga pushtuesi otoman

Nga Gjon Keka

Populli i Kosovës ende nuk është i çliruar nga perandoria otomane, kjo për faktin se në mendjen dhe praktikën e përditshme gjendet ideologjia islamike dhe një lloj turqizimi i jashtëm i kulturës e artit në Kosovë.

Në momentin që populli çlirohet nga brenda tij, pra e largon ideologjinë islamike dhe turqizimin e jashtëm të tij, atëherë mund të thuhet se jemi çliruar përfundimisht nga robëria otomane.

Nëse një popull mbanë një gjë çfardo qoftë ajo e një pushtuesi që e ka shkatërru atë dhe ka bërë gjenocid, atëherë ai popull është ende rob i atij pushtuesi, nëse jo fizikisht i pushtuar, është rob nga brenda, pra shpirti, mendja dhe kultura e tij e jashtme tregojnë atë.

Por ajo që është më e tmerrshme, nëse një popull e përqafon me dëshirë një ideologjië fetare të një pushtuesi dhe bëhet ma fetar se vetë pushtuesi që e solli atë ideologji, kjo është robëri e shoqëruar me vetmallkim të atij populli që mbanë një gjë të tillë të huaj me dëshirë.

Vetëm nëse ecim në udhën e kryezotit Gjergj Kastrioti mund të çlirohemi përfundimisht nga robëria e brendshme otomane, dhe ta kuptojmë thelbin e lirisë.

Tani për tani në Kosovë pushtetarët dhe gjithë garnitura politike nuk është e guximshme dhe as nuk dëshiron me u kthye në udhën e Gjergj Kastriotit dhe me rikthy kombin tonë në familjen europiane. Madje disa nga pushtetarët si ata të mëparshmit ashtu edhe të sotmit kanë mbajtur dhe mbajnë lidhje tepër vëllazërore me turqit.