Editorial
Luan-Asllan Dibrani: Radikalizmi i Islamit Politik nxiti Kthimin e Shqiptarëve në Krishterizëm
E merkure, 04.12.2024, 08:00 PM
Radikalizmi i islamit Politik dhe Lëvizjet për Braktisjen e Fesë Islame nxiti Kthimin e Shqiptarëve në Krishterizëm
Shkruan
Luan-Asllan Dibrani
Përmbledhje
informativa njëvjeçare:
Në
vitin e fundit, lëvizjet që kanë nxitur braktisjen e fesë islame dhe kalimin në
besimin e krishterë kanë marrë përmasa të konsiderueshme në disa grupe
shqiptare. Këto lëvizje janë shoqëruar shpesh me faktorë të lidhur me
radikalizmin ekstrem politik shqiptar, që ka ndikuar në krijimin e një terreni
të përshtatshëm për ndërrimin e besimit. Aktivitetet e organizatave fetare dhe
predikimet e shpeshta kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në individë të
komunitetit shqiptar, duke i orientuar ata drejt krishterimit.
Një
faktor kyç që ka kontribuar në këtë fenomen është ndikimi i ngjarjeve politike
dhe sociale që shpesh kanë favorizuar një rikthim te traditat e lashta të
shqiptarëve, të cilat lidhen me besimin e krishterë. Kthimi i individëve në
krishterim është shoqëruar gjithashtu me një rinovim të zakoneve dhe kulturës
që lidhen me këtë besim.
Përveç
ndikimit fetar, shumë individë kanë përjetuar një lloj mbështetjeje dhe shpesh
edhe tensionesh sociale për këtë ndërrim besimi. Ky fenomen ka ngjallur reagime
të ndryshme nga komunitete dhe grupe shoqërore, që shpesh kanë ofruar mbështetje,
por edhe kanë shprehur shqetësime mbi ndarjen e besimeve dhe ndikimin që mund
të ketë në kohezionin social të shoqërisë shqiptare.
Një vit pas nisjes së Lëvizjes për braktisjen e fesë
islame dhe kthimin në fenë e krishterë, ky fenomen ka shpërthyer në Kosovë dhe Shqipëri,
duke ndikuar thellë në perceptimin religjioz dhe kulturor të shoqërisë
shqiptare. Ky artikull synon të shqyrtojë pasojat dhe ndikimet e këtij
fenomeni, me theks të veçantë në kthimin e mijëra shqiptarëve në fenë e
krishterë. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të shqyrtojmë se si ndodhi ky
proces, çfarë ndikimi ka pasur në shoqëri, dhe se çfarë nënkupton ky kthim për
identitetin kombëtar dhe fetar të shqiptarëve.
KORRIKJA DHE ARSYET E LËVIZJES
Lëvizja për braktisjen e fesë islame dhe kthimin në
fenë e krishterë, shpesh herë e quajtur "Lëvizja e Ritërve të
Dajtiut" (me emër simbolik), ka filluar në një periudhë të pas luftës në Kosove
ku transformimet shoqërore dhe politike pas rënies së regjimit komunist ne
Shqipëri krijuan një klimë të re fetare
dhe kulturore.
Në këtë periudhë, disa predikues fetarë, shpesh herë
të lidhur me grupe të cilat promovojnë një interpretim të ndryshëm të
krishterizmit, i bënë thirrje shqiptarëve për të braktisur islamin, me
argumentin se ky besim nuk përfaqësonte vlerat e vërteta shpirtërore të
popullit shqiptar. Ata përdorën mekanizma të ndryshëm, duke përfshirë
aktivitete biseda të drejtpërdrejta me besimtarët dhe shpërndarje të
literaturës kombëtare që u promovonte rikthimin në fenë e krishterë, si një
kthim në origjinën dhe në identitetin e "të parëve".
REZULTATET E LËVIZJES
Rezultatet e kësaj lëvizjeje kanë qenë të ndryshme dhe
shpesh herë të diskutueshme. Mijëra shqiptarë, kryesisht nga fshatrat dhe zonat
më të thella, kanë deklaruar se janë kthyer në fenë e krishterë, disa prej të
cilëve kanë kaluar përmes një procesi të intensifikuar të rikthimit ne
fenë ete pareve ne krishtenizem. Ky
fenomen është dokumentuar në disa qarqe të Shqipërisë, veçanërisht në jug dhe
në disa pjesë të veriut.
Një nga rezultatet kryesore të kësaj lëvizjeje është
krijimi i një lëvizje të re të fesë, që ka kërkuar të ndryshojë strukturat
tradicionale të shoqërisë shqiptare, duke nxitur një debat të madh mbi
rëndësinë e fenë në jetën sociale dhe kombëtare. Kthimi në krishterim ka sjellë
ndryshime të thella në praktikën fetare, shpeshherë duke sjellë edhe ndasi dhe
tensione midis grupeve fetare të ndryshme.
Kjo lëvizje ka bërë që shumë individë të rishikojnë
lidhjen e tyre me historinë dhe kulturën e shoqërisë shqiptare, që
tradicionalisht ka qenë e lidhur me besimin islam, duke i shpallur ato si një
"kohë të errët", një periudhë që ishte e dominuar nga ideologji të
huaja, të cilat imponuan një fe të huaj ndaj natyrës shpirtërore të
shqiptarëve. Po ashtu, ka pasur debate edhe për ndikimet që ka pasur kjo
lëvizje në marrëdhëniet nder fetare dhe të krijuar një ndarje të re midis
shqiptarëve.
IMPAKTI SHOQËROR DHE POLITIK
Ndër pasojat më të dukshme të këtij fenomeni është
polarizimi i opinionit publik. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve
ka pranuar konvertimin dhe ka shfaqur një prirje për të afirmuar fenë e
krishterë si të vetën, një tjetër pjesë e shoqërisë ka reaguar negativisht ndaj
kësaj lëvizjeje, duke e konsideruar si një akt të humbjes së identitetit
kombëtar. Në këtë këndvështrim, shumë analistë dhe historianë theksojnë se ky
proces është një ndërthurje e fenomeneve të globalizimit dhe ndikimeve të ndryshme
që vijnë nga jashtë, të cilat po ndikojnë në shqiptarët që jetojnë brenda dhe
jashtë vendit.
Politika shqiptare gjithashtu ka reaguar ndaj kësaj
lëvizjeje, pasi ka qenë e vështirë të menaxhohen tensionet ndërfetare që mund
të shkaktohen, sidomos në një periudhë të brishtë pas ndryshimeve të shpejta
shoqërore dhe politike. Në shumë raste, politikanët kanë përfituar nga kjo
lëvizje për të kërkuar mbështetje të votuesve fetarë, duke theksuar nevojën për
një harmonizim ndërfetar, por gjithashtu duke përdorur këtë fenomen për të
forcuar imazhin e partive te veta!
REFLEKSIONI MBI IDENTITETIN KOMBTAR DHE FETAR
Kthimi në fenë e krishterë për shumë shqiptarë ka një
dimension të thellë emocional dhe kulturor. Ky kthim shihet jo vetëm si një akt
fetar, por si një rikthim në identitetin historik të popullit shqiptar, i cili
ka pasur një lidhje të ngushtë me krishterimin që nga periudha para dhe gjatë
Perandorisë Osmane. Nga ana tjetër, për shumë muslimanë shqiptarë, ky është një
proces që i ngjan tradhtisë ndaj një besimi të trashëguar, ndaj një feje që ka
luajtur një rol kyç në formimin e kombit shqiptar, sidomos gjatë periudhës nga
pushtuesit osman.
Ky fenomen hap një debat të gjerë mbi rëndësinë e fesë
dhe të identitetit kombëtar. A është ky një rikthim në të vërtetën shpirtërore,
apo është një pasojë e ndikimeve të jashtme që po minojnë unitetin fetar dhe
kulturor të shqiptarëve qe kishin para islamit ?
Kthimi dhe Braktisja e Fesë Islame: Ndikimi në
Shtresat Intelektuale dhe Shoqërinë Shqiptare
Një fenomen interesant dhe i diskutuar në Shqipëri dhe
Kosove e ma gjere është lëvizja e
kthimit të disa individëve, veçanërisht nga shtresat intelektuale, nga feja
islame në fenë e krishterë. Ky proces, që ka shpërthyer në disa vite të fundit,
ka krijuar polemika të forta dhe ka ngjallur debate të shumta për ndikimin e
tij në shoqërinë shqiptare. Në mënyrë të veçantë, kjo lëvizje ka pasur një
përhapje më të madhe tek shtresat intelektuale, ndërsa shtresa më e ulët e
shoqërisë, për shkak të mungesës së vetëdijes dhe informimit, ka mbetur shumë e
lidhur me identitetin fetar islam.
Shtresat Intelektuale dhe Kthimi në Krishterizëm
Në vitet e fundit, disa individë të njohur në fushat e
shkencës, artit, kulturës dhe politikës, kanë bërë publikisht kthimin e tyre
nga feja islame në fenë e krishterë. Ky fenomen është parë si një lëvizje e
njohur intelektuale, një kthim pas në rrënjët historike të kombit shqiptar,
duke shpallur se feja e krishterë është pjesë e trashëgimisë shpirtërore dhe
kombëtare. Shtresat intelektuale kanë një ndikim të fuqishëm në formimin e
opinionit publik, dhe për këtë arsye, kthimi i tyre në fenë e krishterë ka
pasur një jehonë të madhe në shoqëri, duke nxitur reflektime të thella mbi
identitetin fetar dhe kombëtar të shqiptarëve.
Ky fenomen është përshkruar shpesh si një rikthim te
"origjina" e kombit shqiptar, një rikthim te krishterizmi, i cili ka
qenë besimi dominant i shqiptarëve gjatë periudhës para osmanizmit. Shtresat
intelektuale, përmes shkrimeve, konferencave, dhe veprimtarive të ndryshme, e
shohin këtë si një proces të natyrshëm për një shoqëri që ka kaluar nëpër
periudha të ndryshme dhe që tani mund të bëjë një reflektim të thellë mbi të
kaluarën e saj shpirtërore dhe kulturore. Kthimi dhe braktisja e fesë islame
dhe rikthimi në fenë e krishterë, ndonëse i pranuar dhe i mbështetur nga
shtresa intelektuale, ka ngjallur pasiguri dhe ndasi të thella në shoqërinë
shqiptare. Ndikimi i këtij fenomeni ka qenë më i fortë tek ata që kanë mundësi
për reflektim të thellë, ndërsa shtresa e ulët ka mbetur e lidhur ngushtësisht
me identitetin islamik, i cili është ruajtur dhe mbrojtur nga qarqe fetare dhe
politike. Ky proces, përveç ndikimit të tij fetar dhe shoqëror, ka pasur
gjithashtu pasoja në nivelin politik, duke e bërë këtë temë një debat të madh
mbi identitetin dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare.
Kthimi dhe braktisja e fesë islame dhe kalimi në fenë
e krishtere ka qenë një fenomen i diskutuar dhe shpesh kontestuar në shoqërinë
shqiptare, duke nxitur debate të ndryshme lidhur me identitetin dhe vlerat
kulturore e fetare të këtij populli. Ky proces, i cili është më i dukshëm në
disa grupe të veçanta si romët, boshnjakët, sllavët, turqit dhe disa individë
shqiptarë, është përhapur si pasojë e ndikimeve të ndryshme politike, shoqërore
tek besimtarët islamik karshi anës
tjetër qe dominon shtresa e larte intelektuale ,shkencore ,kulturore te ajo
e krishtere etj.
Shtresa e Ulët dhe Mbrojtja e Fenomenit të Islamit
Politik
Nga ana tjetër, shtresa e ulët e shoqërisë, e cila
shpesh është më e lidhur me praktikën fetare tradicionale dhe nuk ka pasur
mundësi për të zhvilluar një reflektim të thellë rreth fesë dhe identitetit
kombëtar, ka mbetur më e ngulur në besimin islam dhe e mbështet fort këtë
traditë te dhunshme nga perandoria osmane madje duke i kryer ritualet e veta
fetare ne gjuhë të huaja pa ditur
se çka luten e çka thonë!?
Mungesa e informacionit, si dhe ndikimi i grupeve të
caktuara fetare dhe politike, ka bërë që një pjesë e kësaj shtrese të mbrojë
dhe të ruajë fenë islame ku shpesh kalojnë ne
ekstremizmin e shfrenuar te islamit politik.
Ndërkohë, qarqet islamike, përmes strukturave të
ndryshme, shpesh kanë reaguar ndaj këtyre lëvizjeve të rikthimit, duke përdorur
argumente fetare dhe ideologjike për të bindur masat të mbeten besnikë ndaj
Islamit. Ato kanë shfrytëzuar edhe mekanizma politikë dhe socialë për të
ndikuar në opinionin publik.
Shkaktarët që nxisin këtë fenomen mund të jenë të shumtë, përfshirë ndikimet politike, kulturale dhe
ekonomike, si dhe fuqitë ndërkombëtare që synojnë të ndikojnë në përceptimin e
shoqërive të caktuara përmes ndryshimeve të kulturës dhe fesë. Për shumë
individë, kalimi nga Islami në Krishterim mund të shihet si një mënyrë për të
gjetur një identitet më të pranueshëm dhe të përshtatshëm me një realitet
shoqëror dhe politik që po ndryshon, ndërsa për të tjerë është një akt i
natyrshëm i lirisë personale dhe shpirtërore.
Arsyet kryesore për themelimin e këtyre lëvizjeve
janë:
1. Reagimi ndaj ekstremizmit islamik dhe mohimit të
simboleve kombëtare: Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe pas
ndryshimeve të mëdha që ndodhën në rajon, një pjesë e shoqërisë shqiptare ka
reaguar ndaj influencave të jashtme që kanë kërkuar të formojnë një identitet
fetar dhe politik të ndryshëm nga ai i trashëguar. Grupi që mbron idenë se
"feja e shqiptarëve është shqiptaria" ka lindur si një reagim ndaj
përpjekjeve të grupeve ekstremiste, si ato të lidhura me islamin politik,
që janë munduar të mohojnë dhe të zvogëlojnë rëndësinë e simboleve kombëtare,
përfshirë flamurin kombëtar dhe figurat historike të kombit shqiptar si Skënderbeu,
Nënë Tereza, Ismail Qemali,Ismail Kadarene , Ibrahim Rugoven etj.
2. Këto lëvizje kërkojnë një kthim në vlerat
tradicionale, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me identitetin kombëtar
shqiptar dhe ndiejnë se lëvizjet ekstremiste islamike janë një kërcënim
ndaj këtij identiteti, duke u përpjekur të imponojnë një ideologji fetare që
mund të minojë vlerat dhe figurat themelore të kombit shqiptar.
3. Shpërthimi i radikalizmit islamik pas rënies së
komunizmit: Pas rënies së regjimit komunist dhe hapjes së
Shqipërisë ndaj botës dhe pas luftës se Kosovës , ka pasur një përhapje të
dukshme të ndikimeve fetare të ndryshme, përfshirë radikalizmin islamik.
Ky fenomen ka shqetësuar shumë shqiptarë që mendojnë se këto grupe fetare
përpiqen të krijojnë një të ardhme fetare dhe politike të ndryshme nga ajo që
ata e shohin si të ardhmen e kombit shqiptar. Pjesa më e madhe e shqiptarëve që
i mbeten besnikë identitetit të tij kombëtar dhe të krishterë, shohin lëvizjet
që mbështesin islamizmin politik si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj
traditës dhe vlerave të kombit shqiptar.
4. Fuqizimi i identitetit kombëtar dhe lidhja me fenë: Lëvizjet si ajo e Deçanit dhe të tjera që kërkojnë një
"rikthim në fenë e të parëve" janë një përpjekje për të ripërcaktuar
lidhjen e kombit shqiptar me fenë dhe kulturën e tij historike. Pas periudhës
komuniste, kur feja ishte ndaluar, shumë shqiptarë janë kthyer në kërkimin e
identitetit të humbur dhe një ndjenjë të ri të bashkimit kombëtar. Kjo ka
përfshirë një dëshirë për t'u kthyer te tradita e krishterë, e cila ka qenë
pjesë integrale e identitetit shqiptar për shekuj me radhë, dhe ka pasur
gjithashtu një element të kundërshtimit ndaj atyre që kërkojnë të ndërtojnë një
identitet fetar islamik radikal që i shkon në kundërshtim me vlerat dhe
simbolet kombëtare.
5. Përpjekjet për të ruajtur identitetin kombëtar dhe
lufta ndaj ndikimeve të jashtme: Grupimet që
kërkojnë forcimin e shqiptarizmit dhe ruajtjen e integritetit kombëtar
shpesh shohin kërcënimin që vjen nga radikalizmi islamik politik dhe përpjekjet
e disa qendrave të huaja për të krijuar struktura të kontrolluara nga jashtë.
Për shumë individë, këto ndikime janë të drejtpërdrejta dhe kanë potencialin
për të deformuar identitetin kombëtar dhe të përfshijnë djegien e simboleve
kombëtare si flamuri dhe figurat historike të rëndësishme. Kjo ka shtyrë
individë dhe grupe të ndryshme që të reagojnë dhe të formojnë organizata që
mbrojnë vlerat e krishtera dhe kombëtare, duke u orientuar kundër asaj që ata e
shohin si një përpjekje për të shkatërruar këtë identitet.
6. Përpjekja për të mbrojtur identitetin nga
"pushtimi" fetar dhe kulturor: Grupet që
përpiqen të rivendosin një lidhje më të fortë me fenë e krishterë dhe traditën
shqiptare, veçanërisht pas periudhës së luftës ne Kosove , e shohin islamizimin
radikal si një "pushtim" të huaj që kërkon të ndryshojë natyrën dhe
strukturën shoqërore të shqiptarëve. Ky proces i identifikon përpjekjet për të
ruajtur vlerat tradicionale si një kundërpërgjigje ndaj atyre që ata shohin si
rrezik për shpërbërjen e identitetit kombëtar dhe shoqëror shqiptar.
Përfundim:
Lëvizjet si ajo e Deçanit dhe lëvizjet për rikthimin
në fenë e të parëve janë në thelb një reagim ndaj shndërrimeve të thella
shoqërore dhe fetare që kanë ndodhur në Kosovë dhe Shqipëri dhe në rajon pas
periudhës komuniste, përfshirë ndikimet e radikalizmit islamik dhe përpjekjet
për të ndryshuar orientimin kulturor dhe fetar të shoqërisë shqiptare. Për këto
grupe, feja dhe identiteti shqiptar janë të pandashme dhe çdo kërcënim
ndaj këtij identiteti është një kërcënim ndaj të ardhmes së kombit. Ata mbrojnë
me forcë vlerat e krishtera dhe kombëtare dhe i kundërvihen atyre që përpiqen
të imponojnë një identitet fetar dhe politik të huaj që, sipas tyre, nuk është
në përputhje me interesat kombëtare shqiptare.