E enjte, 15.01.2026, 04:07 AM (GMT)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Nuk mjafton pse e ke titullin mësues...

E marte, 03.12.2024, 06:55 PM


Nuk mjafton pse e ke titullin mësues, duhet të jesh i denjë për respekt, ka të bëjë me të ardhmen e brezave të kombit

Nga Gjon Keka

Vite më parë e pata kundërshtuar futjen e ideologjisë fetare në shkolla, dhe ja tani pas sa vitesh konfirmohet se kundërshtimi im ishte i drejtë.

Një nxënëse nuk lejohet më simbole kombëtare në një nga shkollat në Prishtinë, kjo tregon se si një mësues që nuk e kryen misionin për të cilin është caktuar, nuk e ka vendin aty. E shihni se sa e rrëzikshme është ideologjia fetare po u futë në shkolla, sepse ajo është helm që helmon të ardhmen - brezat e ri, prandaj shteti nëse ka shtet duhet të merrët seriozisht me këto dukuri, dhe të mos lejojë këso dukuri negative kur mësuesi në vend të lëndës për të cilën është caktuar flet për përralla ideologjike fetare të cilat i kanë sjell më shumë mjerim e luftëra njeriut se sa paqe e dashuri.

Ndaj ashtu si kam thënë më herët edhe tani e them prapë se kujtdo që, në çdo cilësi, në çdo emër dhe në çdo pozicion, i është besuar edukimi i të rinjve ai duhet ta kryej atë detyrë për të cilën është caktuar dhe nëse ai nuk e kryen duhet larguar sa më parë, sepse nuk e ka vendin aty.Nuk mjafton të jesh i respektuar vetëm pse e ke titullin mësues, duhet të jesh i denjë për respekt për ta atë titull të madh që ka të bëjë me të ardhmen e brezave të kombit se si do të duket në të ardhmen.

Akti i tillë i atij gjoja mësuesi së ai nuk është mësues i vërtetë ishte skandaloz, dhe ai nuk është më i përshtatshëm për zyrën e arsimtarit dhe titullin mësues. Fëmijët respektivisht nxënësit nuk harrojnë kurrë një akt i tillë antikombëtar, një bezdi, dhe ajo që është edhe më e trishtueshme kur ato simbole kombëtare hudhen në shporta, kjo ndikon negativisht tek nxënësit ,sepse aty ata marrin përveç mësimit edhe shembullin e keq kjo është e tmerrshm dhe duhet të ndalen këto dukuri sepse mund të përsëriten, shteti nëse nuk vepron dikush duhet t'i mbrojhë simbolet e jo të hesht apo të bëjë sikur e sheh me njërin sy e tjetrin jo, koha për ta ndarë shtetin plotësisht nga ideologjia fetare ashtu sikur edhe nënvizohet qartë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Largimi i nxënëses është skandal i rëndë kombëtar, është shprehje e qartë e armiqësisë me simbolet e kombit tonë dardano-arbëror dhe kjo kërkon dënim të qartë ndaj kujtëdo që përdhos simbolet tona, sepse ato simbole janë për ne të shenjta, për ato simbole njerëzit kanë dhënë djersë e gjak, shumë heronjë,heroina e martirë e dëshmorë u mbështollën me atë flamur me ato simbole kombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: 581 vjet më parë u ngrit flamuri i Beslidhjes dhe Lirisë së kombit tonë dardano-arbëror Gjon Keka: Nuk mund të kenë vlerë 28 nëntorët tjerë më shumë se 28 nëntori i vitit 1443 Gjon Keka: Të mos keqpërdoret festa e 28 nëntorit nga ata që e quajnë shpëtimtar Sulltan Mehmetin II Gjon Keka: Presidenti Ibrahim Rugova dhe Kastriotizmi diplomatik i shekullit të tij Gjon Keka: Epoka e madhe arbërore dhe ndikimi i thellë që pati Gjergj Kastrioti Gjon Keka: Gravurë e vitit 1664 - Pushtuesi otoman e solli me shpatë ideologjinë islamike Gjon Keka: Gjergj Kastrioti është bërë emër astronomik Gjon Keka: Nëntori i lavdisë së Gjergj Kastriotit dhe mungesa e vetëdijes së lartë kombëtare e shtetërore Prend Buzhala: Gjon Keka, një profil në lëmin e letrave Gjon Keka: Më 3 nëntor 1443 nisi epoka e lavdishme e lirisë dhe e rikthimit kah familja europiane Gjon Keka: Harta e rrallë e vitit 1609, dëshmi e lashtësisë së arbërorëve Gjon Keka: 7106 dokumente arkivore e bibliotekare i mblodha për historinë e kombit tonë Gjon Keka: Përvjetori i lindjes së Dardanit dhe Europianit të Madh - Dr.Ibrahim Rugovës Gjon Keka: Xhubleta në UNESCO - fillimi i pranimit dhe njohjes së simboleve të lashta të kombit tonë Gjon Keka: Urime festa e bekuar e 28 Nëntorit Gjon Keka: Tri shtyllat e biografisë së vërtetë të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: 28 nëntori 1443 është si dielli për historinë e kombit tonë Gjon Keka: Skënderbeu në shumë gjuhë të botës Gjon Keka: Stema e rrallë e familjes Kastrioti Gjon Keka: Shtrembërimi i fakteve për Skënderbeun dhe origjinën e tij

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx