Kulturë
Gjon Keka: Nëntori i lavdisë së Gjergj Kastriotit dhe mungesa e vetëdijes së lartë kombëtare e shtetërore
E hene, 04.11.2024, 07:52 PM
Nëntori i lavdisë së Gjergj Kastriotit dhe mungesa e vetëdijes së lartë kombëtare e shtetërore
Nga
Gjon Keka
Po
të kishim vetëdije të lartë kombëtare e shtetërore(në Kosovë e kam fjalën ngase
jam bir i saj) dhe me kulturë e edukim të mirëfilltë,nga data 3 nëntor e deri
më 28 nëntor do të duhej të kishte aktivitete të ndryshme kulturore
artistike,simpoziume shkencore,kapituj të veçantë mësimi nëpër shkolla etj etj
,që nderojnë nëntorin e lavdisë së epokës së papërsëritshme dhe të artë të
Gjergj Kastriotit.
Duke
ditur se kjo nuk do të ndodhë, sepse nuk kemi pushtetarë të denjë,me vizion dhe
me identitet të vërtetë kombëtar dardano-arbëror europian, e as me kulturë e
shpirt europian,atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm ne ta nderojmë kështu duke e
kujtuar me shkrime modeste e vepra këtë periudhë që vulosi të ardhmen e sigurtë
europiane të Dardano-Arbërisë si pjesë rrënjësore e familjes europiane dhe
civilizimit të përbashkët të kontinentit europian.
Qoftë
i bekuar nëntori i Gjergj Kastriotit që bashkë me dardano-arbërorët e tij ia
solli lirinë atdheut ,e ringjalli shtetin mbretëror dardano-arbëror dhe u bë
mburojë e pakalueshme e civilizimit të përbashkët europian.