Kerko: a
Bashkim Saliasi: Të tjerë shkencëtar gjerman me kontribut në shkencat e kimisë
E shtune, 05.10.2024, 06:41 PM
TE TJERË SHKENCËTAR GJERMAN ME KONTRIBUT NË SHKENCAT E KIMISË
Nga Bashkim Saliasi
1.
Abeg.
Rihard (Abegg, Richard, 1869-1910), kimist gjerman, professor në
Universitetin e Breslaut që nga viti 1899. Njihet për punimet mbi shpejtësinë e
shpërhapjes dhe pikën e ngrirjes, si dhe për teorinë e tij të shpërbashkimit të
elektroliteve. Ai ka dhënë rregullën, sipas së cilës shuma e valencave positive
dhe negative të të njëjtit element është gjithmonë baraz me 8. Fq 11
2.
Bajer,
Adolf fon (Baeyer Adolf Von, 1835-1917), Kimist i madh gjerman, nxënës i
Bunsenit dhe i Kekulesë. Si specialist në kiminë organike, ai e filloi punën
shkencore me kërkimet mbi përbërjet e kakodilit dhe të uresë. Më 1871 zbuloi
ftalinat. Mbi të gjitha Bajeri u bë i njohur për kryerjen e sintezës së indigos
më 1880, pas shtatëmbëdhjet vjet kërkimesh. Fq. 138
3.
Beker,
Johan Joakim (Becher Johann Joachim, 1635-1682), alkimist gjerman,
eksperimentues i njohur për shumë kërkime shkencore. Në vitin 1ëë9 zbuloi
etilenin. Bekeri ishte nga ata që besonin gjer në fund për mundësitë e shëndërrimit
të metaleve të zakonshme në metale fisnike. Ai mbronte tezën e ekzistencës së
tri elementeve: elementit tokë, elementit metal dhe elementit djegës. Bekeri
ishte një nga pararendësit e teorisë së flogjistonit. Fq. 150
4.
Bergius,
Fridrih (Bergius fridrich,1884-1949), kimist gjerman. Bëri krekingun e vajrave
në hidrogjen në tysni dhe zbuloi metodën e parë industrial të sintezës së
karburanteve me anë të hidrogjenimit katalitik të karbonit në fazë të lëngët
(1921). Ai realizoi gjithashtu sheqerimin e tallashit të drurit me acid
klohridrik dhe shëndërrimin e tij në alkool. Fq. 158
5.
Bosh,
Karl (Bosch Carl, 1874-1940), kimist gjerman. Emri i tij lidhet me realizimin e
sintezës së amoniakut duke u nisur nga azoti atmosferik (Metoda Haber-Bosh).
Fq.169
6.
Buhner,
Eduard (Buchner Eduard 1860-1917), kimist gjerman. Kërkimet e tij më të rëndësishme,
për të cilat zë një vend nderi në historinë e kimisë, lidhen me proceset e
tharmëtimit. Ai qe i pari që tregoi se tharmet veprojnë me anë të diastazave, të
cialat ai arriti ti veçojë. Në këtë mënyrë
ai veçoi majanë e birrës më 1897, simazën, që mban emrin e tij, pastaj invertazën
dhe më në fund laktazën e tharmit laktik. Fq.175
7.
Dils,
Oto (Diels Otto, 1876-1954), kimist gjerman, autor i “sintezës dyenike”. Në
vitin 1928, së bashku me nxënësin e vet Kurt Alder, gjetën një metodë për
përfitimin e komponimeve organike që përmbajnë dy lidhje dyfishe. Përveç
interest teorik që paraqet kjo metodë, ajo ka bërë të mundur sintetizimin e
kamfurit, të vitaminës D dhe të kortizonit. Dilsi është dalluar edhe për
zbulimin në fushën e steroleve. Fq. 217
8.
Feling,
Herman (Fehling Hermann, 1812-1885, kimist gjerman. Në vitin 1844 përfitoi
benzonitrilin me anë të çujëzimit të benzoatit të amonit. Është marrë me studimin e shumë komponimeve kimike
organike (acidet yndyrore, rrëshirat, acidi suksinik, amidet etj.) dhe me
probleme të kimisë analitike. Në kiminë analitike futi reaktivin e aldehideve,
që njihet me emrin reaktiv i Felingut. Fq. 281
9.
Fitig,
Rudolf (1835-1910), kimist gjerman, nxënës i Vëlerit. Ka kryer një numër të
madh kërkimesh në kiminë organike, në mënyrë të veçantë është marrë me studimin
e përhapjes së hidrokarbureve dhe të acideve të pangopura, ka zbuluar laktonet,
fenantrenin dhe fluorantrenin. Përshtati sintezën e Vurcit në përgatitjen e
hidrokarbureve aromatike. Fq. 292
10.Gabriel, Zigmund (Gabriel Siegmund,
1851-1924), shkencëtar gjerman, professor i kimisë në Universitetin e berlinit,
një nga kimistët organikë më të shquar të fundit të shekullit XIX e fillimit të
shekullit të XX. Kërkues i kujdesshëm dhe eksperimentor i shkathët, ai studio
veçanërisht rrjedhësit e ftalidit pepiridinën, diazinën, kanazolinën,
aminoketonet. Fq 324
11. Glauber, Johan Rudolf (Glauber Johann
Rudolf, 1604-1668), kimist dhe farmacist gjerman. Është marrë kryesisht me
zbatimet mjekësore të kimisë. Ai veçoi acidin klohridrik, përgatiti shumë
klorure metalike dhe dalloi natriumin nga kaliumi si dhe kriprat e tyre.
Sulfati normal i natriumit, të cilit i ka zbuluar vetitë mjekuese, mban emrin e
tij. Fq.335
12. Gojter, Anton (Gauther Anton,
1833-1889), shkencëtar gjerman, nxënës i kimistit të madh Vëler. Ka kryer
studime në fushën e kimisë inorganike (cianuret e dyfishta, amoniakatet,
kobaltaminat) dhe në mënyrë të veçantë në kiminë organike (nitrozamina,
acetale, ketoacide). Fq 342
13. Gris, Peter (Griess Peter, 1829-1888),
shkencëtar gjerman; më 1858 zbuloi dyazokomponimet dhe për këtë arsye quhet
themelues i industrisë së lëndëve ngjyruse azoike. Fq. 34ë
14. Haber, Fric (Haber Fritz, 1868-1934),
kimist i shquar gjerman. Duke vazhduar punimet e filluara më 190ë arriti të bëjë
sintezën e industrial të amoniakut me rrugë katalitike dhe në trysni të lartë.
Në vitin 1909 vuri në dukje se gjatë zhvillimit të një reaksioni kimik të
vrullshëm mund të ndodhë lëshim elektronesh. Haberi ka kryer gjithashtu studime
të rëndësishme mbi termodinamikën e raksioneve në fazë të gaztë. Fq 35ë
15. Jung Joakim (Jung Joachim, 1587-1657),
shkencëtar gjerman. Në veprat e tij ai dha një përkufizim të elementit kimik,
parashikoi, në saj të një teorie korpuskulare izomerinë dhe bile sterokiminë (1642).
Fq. 415
16. Kërner, Vilhem (Korner Ëilhelm,
1839-1925), shkencëtar gjerman. Vepra e tij shkencore lidhet me teorinë e
Kekules mbi ndërtimin e komponimeve aromatike. Si eksperimentues i zoti, ai
pasuroi serinë e benzenit me një numër të madh rrjedhësish. Fq. 443
17. Kop, Herman (Koop Hermann, 1817-1892),
kimist gjerman i dëgjuar i shekullit XIX, Ka përcaktuar pikat e vëlimit,
koefiçentët e bymimit dhe nxehtësisnë specifike të shumë lëngjeve si dhe
dyfishimet e vëllimit gjatë shkrirjes së lëndëve të ngurta. Duke krahasuar
vlerat e masave atomike dhe molekulare , ai dha një kontribut të vyer në
zhvillimin e kimisë modern. Fq. 483
18.Kun, Rihard (Khun Richard, 1900-1967),
kimist gjerman. Ka punuar në fushën e kimisë organike dhe të biokimisë dhe është
bërë i njohur për kërkimet e tij mbi vitaminat B2, Bë, K
dhe H, si dhe mbi karotinoidet.
19. Losen, Vilhelm (Lossen Vilhelm 1838-1906),
kimist gjerman. Njihet për kërkime të ndryshme mbi alkoloidet (atropinën,
kokainën) dhe në mënyrë të veçantë për zbulimin hidroksilaminës. Fq. 531
20.
Majer,
Viktor (Myer Viktor, 1848-1897), shkencëtar gjerman, një nga kimistët më të
mëdhenj të gjysmës së dytë të shekullit XIX. Ka kryer një punë eksperimentale
shumë të gjerë dhe me rëndësi të veçantë. Në fushën e kimisë organike njihen
kërkimet e tij mbi nitrohidrokarburet alifatike, mbi izonitrozokomponimet, mbi
eterifikimin mbi tiofenin etj. Është e njohur metoda e tij për përcaktimin e
dëndësisë së avujve, që për shumë kohë lejoi të përcaktohet pesha molekulare e
komponimeve që avullojnë lehtë. Fq. 537
21. Majer, Lotar (Meyer Lother, 1830-1895),
shkencëtar gjerman. Vuri në dukje se oksigjeni dhe gazi karbonik i gjakut jo
vetëm janë të tretur në plazëm, por formojnë dhe komponime që shpërbashkohen lehtë. Më 1869,
gati në të njëjtën kohë me mendelejevin gjeti lidhjen midis peshave atomike të
elementeve dhe vetive të tyre. Fq. 537
22.
Margraf,
Andreas Sigismund (Marggraf Andreas Sigismund, 1709-1782), kimist gjerman, një
nga pasuesit më të shquar të teorisë së llogjistonit në Gjermani. Ka kryer kërkime
interesante mbi acidin fosforik. Në vitin 1747 nxori nga panxhari sheqer në
gjendje të ngurtë dhe së bashku me nxënësin e tij Ashard mbahet si themelues i
industrisë së sheqerit në Evropë. Ka zbuluar acidin formic (1749), magnezinë
dhe aluminin (1754), ka gjetur formulën e gjipsit (1750), ka dalluar kriprat e
natriumit dhe të kaliumit me anë të ngjyrës së flakës dhe ka vënë në dukje
mundësinë e nxjerrjes së zinkut nga oksidi i tij. Fq. 541
23.
Myler,
Hugo (Myller Hugo, 1832-1915), kimist gjerman, nxënës i Libingut. Bëri studime
të ndryshme mbi klorimin e benzenit, mbi hidrocianrozanilinën etj. Fq. 569
24.
Paul,
Teodor (Paul Theodor, 1862-1928) shkencëtar gjerman, i njohur për zbatimin e
metodave fizoko-kimike në kiminë farmaceutike
dhe për kërkime në kiminë
bromatologjike. Fq. 635
25.
Pfefer,
Vilhem Fridri Filip (Pfeffer Vilhelm Philipp, 1845-1920), shkencëtarë gjerman.
Ka kryer shumë punime në fushën e embriologjisë dhe fiziologjisë së bimëve.
Njihet në kimi për kërkimet e tij interesante lidhur me trusnin ozmotike të
tretësirave ujore me përdorim të membranave artificiale të përgatitura
kimikisht në faqet e enëve poroze. Ai ka studiuar gjithashtu dukuritë e
oksidimit në qelizat e gjalla.
26.
Shtreker,
Adolf (Strecker Adolph, 1822-1871), kimist gjerman, nxënës i Libingut. Ka bërë
kërkime të rëndësishme mbi aminoacidet, oksiacidet, urenë, acidin galik, dhe ka
zbuluar mjaftë lëndë natyrore. Ka qenë eksperimentues i zoti. Fq. 783
27.
Vindaus,
Adolf (Windaus Adolf, 1876-1959), kimist gjerman. Punimet mbi vitaminën
antirakitike (ergosterolin), të cialën ai arriti ta veçonte dhe të përcaktonte
strukturën e saj, e vunë në radhën e kimistëve më të njohur të kohës. Fq.839
Literatura;
Fjalori kimisë. Hartuar nga Dh.
Haxhimwhilli, H. Haxhi, H. Karagjozi, S. Durrwsi, mw 1984 me redaktor: A.
Çullaj, Q. Kambo, R. Hysa seria e fjalorwve tematike)