Faleminderit
Kujtojmë sot ditëlindjen e shkencëtares së parë shqiptare, Sabiha Kasimati, Nderi i Kombit
E diele, 15.09.2024, 06:56 PM
Kujtojmë
sot ditëlindjen e shkencëtares së parë shqiptare, Sabiha Kasimati, Nderi i
Kombit. Ishte vëtëm 39 vjeç kur u ekzekutua pa faj dhe gjyq me urdhër të diktatorit
Nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e
ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991
Studiuese
e florës së ujrave të embla të Shqipërisë vepër që u tjetërsua dhe iu mohua
publikut deri në vitin 2017.
Përmes
përpjekjes së AIDSSH, familjarëve dhe dashamirëseve , Ambasadës Italiane është
siguruar studimi i saj shkencor në
mbrojtjen e doktoraturës "Peshqit e
Shqipërisë". Në dokumentat e
Arkivës lexohet për qëndrimin dinjitoz
dhe të qartë në hetuesi.
Sabiha
Kasimati lindi më 15 Shator 1912 në Edrene (Adrianopol) të Turqisë evropiane.
Prejardhjen e saj e kishte nga Libohova, dhe në vitin 1927 sëbashku me familjen
u kthye në atdhe.Ajo u vendos në qytetin e Korcës ku kreu Liceun Kombëtar duke
qenë e para vajze. Më pas punoi si
mesuese në shkollën femërore të Korçës dhe në shkollën e mesme bujqësore
amerikane t? Kavajës (1931-1936)
Në
vitin 1936 filloj studimet e larta për biologji në Universitetin e Torinos ,
dhe në vitin 1941 mbrojti doktoratën dhe u kthye në atdhe, ku punoi si mësuese
e biologjisë në Institutin Femëror Nëna Mbretëreshe në Tiranë (1941-1945).
Në vitin 1946 filloi punë si kërkuese shkencore në Institutin e Studimeve ku u mor me studimin e peshqëve të Shqipërisë, si dhe botoi artikuj shkencore në revistën “Buletini I Institutit të Shkencave” ku dhe qe nismetare e themelimit e Muzeut te Shkencave.
Më 20 Shkurt të vitit 1951, u arrestua, bashke me 21 persona të tjerë, lidhur me te ashtuquajturin incident te bombës në Ambasadën Sovjetike.
U
pushkatua pa u gjykuar më 26 Shkurt 1951.
Ne
8 mars 2018, AIDSSH i propozoi Rektoratit te UT, qe Muzeut te Shkencave ti
vihet emri Sabiha Kasimati, vendim qe u morr unanimisht nga Senati i UT.