E merkure, 18.09.2024, 03:02 PM (GMT+1)

Faleminderit

Zef Pergegaj: Gjekë Gjonaj, një zë shqip prej të naltit vend, prej fjalës e ngriti një kuvend

E shtune, 31.08.2024, 06:57 PM


Gjekë Gjonaj, një zë shqip prej të naltit  vend, prej fjalës e ngriti një kuvend

Refleksione mbi stërkalat ulqinake të  krijimtarisë  së Gjekë  Gjonajt nga trevat shqiptare në Mal të  Zi

Nga Zef Pergegaj

  një copë  tokë besa sa një ishull i madh, në  një  kënd të Ilirisë, thuajse i përpirë nga dallgët e tradhtisë    madhe Evropiane, çdo shqiptar që  ka një zemër patrioti, të trashëguar nga avulli i rrënjëve të  lisave të  drejtë  me rrënjë të  thella, aty ku kalanë  e ngriti Teuta e ulqinakët marinarë˜, që  tokës e bregut i dhanë name , e ka për nder që syri i tij e gjuha e fjalës të  jetë  dritë mbrojtjeje e trojeve të veta. Pragu mbrohet me pushkë që kurrë nuk iu ndryshk shqiptarit, por tapia e dheut tënd shkruhet me gjak dhe firmoset me penë. Bijtë e penës edhe në kushte të vështira si marinarët nga çmenduria e dallgëve të detit kur tërbohet, i dolën zot vendit. Mund të them se Gjekë  Gjonaj, shpirtbardhi në Mal të Zi me një zë shqip prej të naltit vend prej fjalës e ngriti një kuvend!

Piramidat e kulturës se një kombi janë librat. Këtë mendoj se ka synuar Gjekë˜ Gjonaj me librat e tij. Një  trevë patriotike e zakonore, ku ka lind dhe është brumuar autori i disa librave, studimeve, reportazheve dhe hulumtimeve, tregon se edhe në shpirtin e tij ndodhet ndezur një zjarr atdhetar, kur u jep dritën e syve të vet, për të çarë perden e Errësirës dhe të mohimit, siç ka ndodhur me figurën e Prekë Calit nga Malësia e Kelmendit, një nga figurat madhore e madhështore të patriotizmit shqiptar, të cilit ai do t’i kushtonte librin e tij të rëndësishëm monografik “Prekë Cali-Piramidë e kufijve të Shqipërisë”.

Njeriu që gjurmëve të  kohës u fal jetë dhe i bën të  flasë

Po nuk është i vetmi personazh, Gjonaj gjurmët e kërkimit i ndesh në gurin e parë të librit shqip tek Buzuku, për të ardhur tek Nana Tereze, Baca Kurti, Dedë Gjo’ Luli, Fishta e meshtarë të Malësisë. Madje nuk i harron shkrimtarët dhe gjuhëtarët e deri tek Presidenti Rugova. E Gjeka me një përkushtim kërkon që anija e shqiptarit të  mos lundrojë me  vela të grisura nga shtrëngatat, në mënyrë  që bregu ynë të jetë i lirë!

E kam ndjekur disa herë krijimtarinë publicistike të Gjekë Gjonajt, e cila edhe pse ka prekur të gjithë brigjet dhe ka depërtuar në të gjitha shtigjet e tokës tonë ka mbërritur edhe këtu në  Amerikë, jo thjeshtë si përvojë, por edhe si gjurmë e frymë e parë  bashkimi e komunikimi që zgjon një histori, këndellët në një betejë, lajmëron me një kandil të ndezur, kur të tjerët mendojnë se është fikur, përpush hirin që ka mbuluar legjendat dhe mirët e Malësisë dhe të trevës së tij, i krip me kripën e lotit të dhimbjes nën lëkurë dhe me varkën e peshkatarit të regjur nga furtunat na i sjellë të gjalla në bregun tonë. Në këtë kuptim ai është një misionar me këmbë në tokë.

Gjeka e plotësoi ditën e banorit të trevave shqiptare në Mal të Zi, në “Kronika Javës” 1986-1992 , kohë kur ai ka punuar si gazetar në Radio   Televizionin e Malit të Zi, duke e lidh kohën me kohën si dorëzat me kallëza, ku piqet buka e historisë kombëtare… Si një  bletë punëtore në hoje e me nektar ai me thesare e mbushi atë hambar!

“Gjurmëve të kohës”, Enti Botues “Gjergj Fishta” është libri i parë i Gjonajt që më ka rënë  në dorë, në të cilin ai shkruan për figura të shquara kombëtare si: “Dom Gjon Buzuku, autor i librit të parë shqip”,

“Vepra e Gjon Buzukut dhe rëndësia e saj shkencore”, “At Gjergj Fishta, figurë madhore e kulturës dhe e historisë sonë kombëtare”, “Nëna Tereze – shenjtore misionare e dashurisë”, “Nëna Tereze është shqiptare”, “Shtatorja e Nënës Tereze edhe në Ulqin, por edhe në grigjën e kishës së Shna Ndout në Tuz”.

Autori të bie në sy menjëherë edhe pa e njohur se është i lidhur si flaka me lisin në vatrën e shqiptarit me dheun e të parëve dhe besimin, me lahutën , traditën dhe ansamblin e zanave. Në kreun e titulluar “Personalitete historike”, janë tubuar shkrimet: “Dedë Gjo’ Luli, figurë historike e Malësisë”, ”Shtëpia muze e Dedë Gjo’ Lulit”, “Baca Kurti-krenaria e Malësisë”, “Tringë Smajlja Ivezaj-heroinë e Malësisë”, “Pretash Zeka, luftëtar për mbrojtjen e trojeve shqiptare”, “Epopeja e lavdishme e Oso Kukës”. Kjo është një aurorë e shenjtë që vlon nën dheun tonë.

Autori nuk mënjanon figurat e kohës me të cilat është shkruar koha.

Kreu i tretë më titullin “Lamtumirë, President” përfshin shkrime rreth kalimit në jetën tjetër të presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Kreu i katërt ka dy shkrime për dy figura të mëdha nga radhët e klerit shqiptar të anëve të Malësisë: Dom Simon Filipajt, njeriut që realizoi botimin e plotë të Biblës në gjuhën letrare shqipe dhe at Vinçenc Malaj, figurë poliedrike e kulturës dhe e historisë shqiptare. Në kreun e pestë përmblidhen shkrime kushtuar arsimtarëve, gazetarëve dhe artistëve të njohur të anëve të Malit të Zi, si Gjergj Gjokaj, Mark Ujkiqi, Zake Prelvukaj, Seida Belegoviq etj. Në kreun e gjashtë përmblidhen intervista të ndryshme, si me aktoren Ema Andrea dhe aktorin Timo Flloko, me poetin Xhevahir Spahiu dhe me shkrimtarin Besnik Mustafaj. Kreu i shtatë u është lënë opinioneve dhe vështrimeve për figura të mëdha të kombit shqiptar, si dhe mjaft dukurive nga jeta bashkëkohore e shqiptarëve të Malit të Zi. Në kreun e tetë, sillen shkrime me prurje nga fusha e folklorit dhe e etnografisë, si “Muzeumi etnografik i Malësisë”, “Xhubleta-mbretëresha e veshjeve shqiptare” dhe “Veshja popullore e Shestanit”. Ai pohon: “Përherë jam gëzuar dhe gëzohem që populli im ka pasur, ka dhe do të ketë intelektualë të përmasave universale, të cilët, për mua kanë mbetur dhe janë shembull i punës vetëmohuese për të ngritur kulturën shqiptare në një nivel të lartë!” ( Vijon- Koha Javore)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Agron Gjekmarkaj: At Zef Pllumi 100 vjeç! Rudolf Marku: Fisnikëria e heshtjes Enver Bytyçi: Ta nderojmë me një javë kulturore Nënë Terezën! Gjekë Gjonaj: Lindon Camaj, përjetësisht i gjallë me zërin dhe këngën e tij Bedri Tahiri: Ra që të mos binte Juniku Albert Vataj: Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi Xhavit Çitaku: Veprimtari Xhavit Çitaku me aktivitetin përmbajtësor shpirtëzoi legjendën e krenarisë së mërgatës shqiptare në Suedi Sadik Bejko: Musine Kokalari, ikonë e opozitës antikomuniste, shkrimtarja e parë e letrave shqipe Kolec Traboini: E kam takuar Skënder Dajën Ndue Dedaj: Imzot Oroshi, Abati i shqiptarëve të Amerikës Agron Tufa: Havzi Nela apo vrasësit e tij Albert Vataj: Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër Albert Zholi: A është ende ilegal në Shqipëri Arvanitasi më i Madh i shekullit XX Aristidh Kolia? Albert Vataj: Martin Camaj, një vullnet qiellor që na shpërbleu me urtësi dhe zemërbardhësi Albert Vataj: Sot në përvjetorin e lamtumirës së poetit të kushtrimeve lirike, Ali Podrimja Albert Vataj: Si u shuan në Shkodër më 17 korrik 1915, rilindasi Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qulli Lekë Mrijaj: Një reflektim ne 150 vjetorin e lindjes së at’ Shtjefën Gjeçovit Fran Gjoka: Profesor Vehbi Hoti, intelektuali i vlerave të mëdha Vilhelme Vrana Haxhiraj: Nderim e mirënjohje në kujtim të shkencëtarit elitar Aristidh Kola! Gëzim Bullaku: Nexhip Alpan, dijetar, albanolog dhe atdhetar nga Turqia

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora