Faleminderit
Hivzi Muharremi: In Memoriam - Rexhep Ferri
E enjte, 13.06.2024, 07:59 PM
IN MEMORIAM
REXHEP FERRI
RRUGETIMI
I NJERIUT NE DREJTIME DHE CAQE TE CAKTUARA
Shkruan:
Prof. Dr. Hivzi Muharremi
Në ditën e shtatë të
vdekjes të Akademikut Rexhep Ferri, profesorit ordinar në Fakultetin e Arteve –
Prishtinë. Nisëmëtar i artit bashkëkohor në Kosovë
Me
dhimbje të thellë dhe me zemra të thyera morëm lajmin e hidhur për vdekjen e
intelektualit të shquar, krijuesit, pedagogut shembullor, prindit të dashur dhe
mikut të ngrohtë, akademikut prof. REXHEP FERRI i cili tërë jetën ja përkushtojë
dy fushave artistike asaj të pikturës dhe letërsis. Pra, fjala është për një
krijues të mirëfillt i cili me dy vokacionet artistike ishte i mishëruar dhe
gjatë tërë jetës deri në frymën e fundit të jetës i mbeti besnik dhe padyshim,
lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare dhe gjithënjerëzore.
I takon brezit të vjetër të krijuesëve të arteve, brez i
cili i vuri themelet e artit modern në Kosovë vecanërisht pas viteve të 70 –
dhjeta kur vien në shprehje karakteristikat parësore të cdo krijuesi, të cilët
lirisht mund t’i quajm brezi i artë të arteve figurative në Kosovë. Këtë rrugë
të artit gjithnjë, përkatësisht deri me sot, në vijimësi e ka vazhduar piktori
Rexhep Ferri edhe përmes ekspozitave personale si dhe me ato kolektive.
Trajtimi i figuracionit të tij jo vetëm që e vazhdon ritmin vijues të tij, por
gjithnjë e më shumë shpërfaqë përmbajtjën historike të mitit dhe vetëqenies
ekzistuese që nga periudhat të hershme kohore të antikitetit ilir e deri me
sot, që mund të venerohen në ekspozitën personale që e organizoj para vdekjes,
në ambientet ekspozuese të galerisë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në
Prishtinë. Kjo ekspozitë ishte edhe e fundit ku autori ishte prezent para
auditorit dhe miqëve të tij të shumtë në ketë event.
IMPRESARIO
NGA EKSPOZITA E FUNDIT TE PIKTORIT
Pra, që nga kjo periudhë kur Rexhep Ferri filloi t’i
trajtojë figurat e veta kompozicionale gjithnjë në lëvizje, edhepse në shikim
të parë dukën të ndërlidhura me bazamentin e trollit të stërgjyshërve
iliro-pellazg. Cdo kompozim në cdo tabllo ngërthen në vete një ngjarje, një
skenë të një drame jetësore, të një fabule, të një filozofie apo të një
vërtetësie kohore ku u ballafaquan dhe përjetësuan kalvarin shekullor gjatë
periudhave të ndryshme kohore-historike. Në të shumtën e rasteve figurat trajtohen pa koka, duo kompozime. Në
këtë dikitomi vazhdojnë skenat tjera figurale të cilat kanë ndërlidhje si në
aspektin përmbajtësor po ashtu edhe në atë figurativ. Figurat pa marr parasysh
pozicionet e tyre të trajtuara ato gjallojnë, lëvizin apo ecejaket e tyre
shtegtojnë në drejtime të ndryshme drejtë caqeve apo universit. Pra, cdo herë
humanoidët nomad edhe kur pikturohen në pozitë të ulur, ato duken sikur të jenë
të përgaditur të ngriten dhe ta vazhdojnë shtegtimin ecejak të tyre, për
arritje në caqet e caktuara. Tërë kjo ndodhë në rrafshin e hapësirës piktorike
si elemente nismëtare për konstituimin e tablos kompozicionale, që në esencë
përbën thelbin e “rebelimit” të pikturës moderniste ndaj asaj tradicionale.
Lëvizjen drejtë qendrës së rrafshit piktori e arrinë përmes energjisë, e cila
është përfituar nga prerjet këndore. Intenzitetin më të madh do ta arrijë gjatë
fokusimit në qendër ku zakonisht trajtohen imazhet e këtyre figurave dhe portreteve,
apo në pikëtakimin e horizontales me vertikalen. Një karakteristikë tjetër që
mund të venerohet në këto kompozime është aftësia për arritje të një baraspeshe
në mes të këtyre fenomeneve të trajtuara duke filluar nga format e deri te
energjia e cila si pandam qëndron ndaj ndërthurrjes së ngjyrave të sipërfaqeve.
Hapësira e veprave të Ferrit me imazhe të nduarnduarta në
të shumtën e rasteve jo vetëm që e gjejnë mbështetjen në fatin mjaftë të hidhur
të njeriut në këto treva që mbi supet e veta i barten tmerrin e katër
perandorive, dhe gjithnjë u përballën për ekzistencë apo mbijetesën e tyre.
Pra, ekzistenca dhe fataliteti janë fenomene që kryesisht dominojnë në shumë
tabllo të piktorit.
I gjithë opusi krijues i piktorit karakterizohet si
rrugëtimi i njeriut në drejtime dhe caqe të caktuara, pa marr parasysh lëvizjet
e tyre a janë individuale, dualiste apo grupore. Ato në të shumten e rasteve
shprehin realitetin e ankthit, vetminë, ikje-kthim apo ankthin metafizik. Këtu
qëndron edhe origjinaliteti i stilit vetanak të piktorit të cilin është duke e
kultivuar që nga vitet e shtatëdhjeta dhe është ëmblemë e individualitetit të
tij krijues ku shpërfaqet fryma e introduktit modern dhe vecantia e tij në
spektrin e artit modern shqiptar.
Për artdashësit dhe opinionin e gjerë e shohë të udhës që
në pika të shkurtëra ta bëjmë një prezantim për piktorin, profesorin
shumëvjeqar në Akademinë e Arteve të bukura, poetin, romansierin, akademikun
Rexhep Ferri i cili me devocion-përkushtim të madh i është qasur që të dy fushave
të artit duke krijuar dhe realizuar një numër të konsiderueshëm të veprave dhe
duke nxjerrë një numër të madh artistesh të fushave të ndryshme të artit
figurativ posacërisht nga fusha e pikturës.
Rexhep
Ferri lindi më (1937) në Kukës
(Shqipëri). Piktor, shkrimtar, akademik. Në Pejë kreu shkollën e mesme të
Artit, në vitin 1958. U diplomua në Degën e pikturës monumentale në Akademinë e
Arteve Aplikative në Beograd, më 1966, ku i kreu edhe studimet postiplomike në
të njëjtën Akademi, më 1970. Në vitin 1974 zgjidhet në thirrje të ligjeruesit
në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë. Më 1991 përjashtohet nga
Dekanati i dhunshëm i regjimit të atëhershëm serb nga Fakulteti i Arteve dhe
punën e vazhdon në objekte private, ku procesi mësimor në asnjë moment nuk
është ndërprerë. Ka punuar si pedagog i angazhuar në Universitetin e Tetovës,
që nga viti 1995 deri më 2004. Është pensionuar në Fakultetin e Arteve të
Universitetit të Prishtinës më 2002.
Është
anëtar i SHAF- të Kosovës që nga themelimi i saj. Më 1996 zgjedhet anëtar korrespodent
i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku pas
katër vjetëve (2000) zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të
Arteve të Kosovës. Ka botuar poezi që nga viti 1962. në revista të ndryshme si:
në revistën letrare “Jeta e re” në Prishtinë, ndërsa ka botuar mbi 15 libra me
poezi, ese dhe romane. Nga ekspozitat e vetësishme të hapura në shumë galeri
mund të përmendim vetëm disa nga ato si: më 1968 ekspozita e pavarur në
Galerinë Graficki Kolektiv në Beograd; me 1969 në Galerinë Darte II Cenacolonë
Vicenca (Itali); më 1976, në Galerinë “Kulturrni Centar” në Beograd; më 1977
ekspozita në Galerinë Lambertnë Paris (Francë); 1982, Galeria e Arteve,
Prishtinë; 1981 Galeria e Arteve në Sarajevë (Be H); 1989 në Galerinë Vakko në Ankara (Turqi); 1995 në Galerinë
“Kulla e Balshajve” në Ulqin (Mali i Zi); 2001, 2013, në Galerinë Kombëtare
Tiranë (Shqipëri); më 2012 ekspozita e pavarur në Akademinë e Shkencave dhe
Arteve të Kosovës etj. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita të përbashkëta si në
vend të organizuara nga Shoqata e Artistëve Figurativë e Aplikativë të Kosovës,
poashtu edhe në veprimtari të tjera artistike, pastaj në ato kombëtare dhe
ndërkombëtare, si: 1972 pjesëmarrës në Bienalin Mediteran të Aleksandrisë (Egjipt);
“Arti bashkëkohor i Kosovës” në Galerinë Breht në Munih (Gjermani) më 1985;
mori pjesë në ekspozitën “L’artmoderne kosovar” në Cite Internacional des arts
– Paris (Francë) më 2007 e në shumë të tjera.
I
tërë veprimtaria krijuese e piktorit karakterizohet si rrugëtim i njeriut në
drejtime dhe caqe të caktuara, pa marrë parasysh nëse lëvizjet e tyre janë
individuale, dualiste apo grupore. Ato në të shumtën e rasteve shprehin
realitetin e ankthit, vetminë, ikje-kthim, apo përcjellin edhe një ankth të cilin
po ashtu si vetminë, ekzistencialistët nuk e fshehin, por e shpallin me zë të
lartë. Ato përcjellin ankthin psiko-metafizik, karakteristika e së cilës është
pasiguria.
Është
fitues i disa mirënjohjeve dhe shpërblimeve si në manifestimet vendore, ashtu
edhe në ato kombëtare, si më 1975 merr Çmimin për pikturë të Shoqatës së
Artistëve Figurativë të Kosovës; më 1997 merr Shpërblimin “Penda e artë” për
poezinë më të mirë të botuar në revistën “Fjala” gjatë dy mitingjeve të poezisë
në Gjakovë, si dhe ka qenë fitues i çmimit të Dhjetorit të Kuvendit të Kosovës,
2012, Me rastin e 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë është shpallë
“Qytetar Nderi i Vlorës”. Veprat e piktorit ndodhen të ekspozuara në shumë
galeri, si në Kosovë po ashtu edhe në ato jashtë vendit. Jeton dhe krijon në
Prishtinë.
Dhe
në fund, jemi orvatur që ta paraqesim krijuesin e shumë e shumë dekadave si një
artist komplet i cili gjatë tërë jetës së vet e deri në
momentin e ndarjes nga kjo jetë aktivisht është marr me pikturë dhe poezi dhe
përmes këtyre dy fushave
e ka shpalos botën e vetë dhe e ka mpleks shpirtin si me ngjyra ashtu edhe
përmes rimimit të vargjeve poetike.
Duke
u ndarë vetëm fizikisht nga Prof. Rexhep Ferri të gjithë ne me pijetet i
përkulemi personalitetit të tij të gjithanshëm dhe le të jetë ky ngushllimi jo
vetëm për anëtarët e familjes që mbeten pa prindin, bashkëshortin dhe vllaun aq
të çmuar por edhe për të gjithë ne kolegët, pedagogët, studentët, miqët,
dashamiret dhe për të gjithë shqiptarët në të gjitha hapësirat ku jetojnë ndër
të cilet vepra e tij do të mbetet e pavdekshme. Pra vdekja e Akademikut Rexhep
Ferrit është një humbje e madhe për historiografinë e artit shqiptar.