Faleminderit
Ibrahim Hajdarmataj: Gjenerali Tahir Sinani ngeli ne zemrat dhe mendjen e Shqiptareve
E shtune, 11.05.2024, 07:50 PM
Gjenerali Tahir Sinani ngeli ne zemrat dhe mendjen e Shqiptareve, heroi i Shqiperise, Kosove, Presheve dhe Maqedonin e Veriut
Nga Ibrahim Hajdarmataj
Jeta e Tahirit
Tahir Sinani lindi me 25 Maj 1964 ne
fshatin piktoreske Gri e Njesise Administrative Bujan, Bashkise se Tropojes dhe
ra deshmore me 29 Korrik 2001 ne vendin e quajtur “ Zabel ii Kukulit” afer
qytetit te Gostivarit te Maqedonise se Veriut . Tahir arsimin e detyrueshem e
kreu ne vend- lindje dhe te mesem
drejtim agronomie ne qytetin Bajram Curri. Pas mbarimit te shkolles se
mesme perfundoje ne Zall- Herr te Tiranes shkollen ushtarake ne drejtim te
mbrojtjes se armeve kimike e Biologjike
me rezultate te larta , duke u bere mjeshter i persosur i perdorimit
Te te gjitha llojeve te armeve. Keshtu ne moshen 22 vjecare emerohet instruktor i stervitjes te Divizionit ushtarak ne Bajram -Curr.Gjate luftes ne Kosove Tahiri emerohet oficer ne Kampin e Stervitjes ne Tropoje . Kontigjent te ushtareve qe pergatiteshin per lufte ne Kosove. Ai la gruen Shpresen dhe djalin Rezartin dhevajzat Rezarten dhe Rugoven u nisen per ne Kosove, keshtu ne Korrik 1998 me shoket qe i kishte stervitur ne Divjake te Kosoves dhe me pas ne qafen e Pagarushes, ku u zhvilluan 2 ore luftime , ku asgjesuan me sukses paramilitare serbe, te cilet popullaten per rreth i kishin tereviznare. Me keto raste Tahiri , i cili u dallue me heroizem te papare emerohet instruktor i stervitjes dhe komandante i Njesise Speciale “ Arberia” . Me vone dallohet Tahiri ne lufte per hapjen e koridorit te Koshares. Me vone Tahiri emerohet Komandant i Brigates te Zones Operative te Pashtrikut. Me 12 Qershor 1999 Tahiri me Brigaten e tij hyjne ne qytetin e Prizerenit. Tashme te gjithe thirrnin “ O ku je o Tahir Kosova” – Tahiri pasi pershendetet me koleget dhe duke marre bekimin e vellezerve Sahitin, Njazin, Canin, Rizan, Agimin, Skenderin, Besnikun dhe motres Ferides , niset per ne Luginen e Presheves- Serbi . Tahiri u u dallua ne luftrat e Dobrasit , Kanculit e Bujanovcit dhe te gjithe filluan te thirrnin –“ O ku je o Tahir Presheva”
Me vone Tahiri arriti ne Tamushe te
Gostivarit Maqedonia e Veriut . – Tahir Sinani eshte komandant i brigates 116
“Xheme Gostivari” – Te gjithe tashme e thirren “ O ku je o Tahir Tetova! E bashk me shoket Brahim Ademi (TT) Naser Ademi
, Hisa Faslin dhe Hyse Emini – Mira rane deshmore duke skuqur me gjakun e tyre
zonen e Gostivarit me 29 Korrik 2001.
Gjeneral Major Rexhep Selimi shkruan asakohe:
Rruga jone ka nis me shekuj
Shoke ju mos u ndalni
Nese doni tme kujtoni
Amanitin mbani
Une jam vec nje clirimtare
Keshtu me deshi liria
Mkan pas thene Tahir Sinani
Jam Tahir Shqipnija.
Ne te vertete Tahiri u lakue!
Tahir Tropoja !
Tahir Kosova!
Tahir Presheva!
Tahir Tetova !
Tahir Shqipnija!
Trupi i tij prehet ne varrezat e Deshmoreve ne Landovice-
Prizren.
5 Maj 2024
Mengjesi i 5 Majit i gjeti veteranet
dhe pasardhesit e tyre te varrezat e deshmoreve ne Bajram – Curr. Pas hymnit
kombetar per kete feste madheshtore foli zevendes kryetari i veteraneve te
Tropojes Gzim Prengzi. Gjithashtu moren pjese Kryetari i veteraneve Tropojes
Zeqir Hasanpapa , kryetari i Partis
socialiste Tropojes Egzonshkurti, nenkryetaret e Bashkise Tropoje Kujtim
Rexha dhe Abedin Kerrnaja si dhe nen prefekti i Qarkut Kukesit Altin Bebati. Ne
fund u bene homazhe dhe vendosen buqeta me lule prane varrezave te Deshmoreve.
….. 5 Maji 2024 ne oren 12 u be
organizimi per te perkujtuar jeten dhe vepren e Heroit Legjendar Tahir Sinani
ne Qytetin Bajram -Curri.
Ceremonin e hapjes e bëri Kryetari I
Bashkisë Bajram Currit Rexh Byberi.
Isht Kryeministri I Kosovës tani
Deputet Ramush Hajredini foli për bashkpunimin dhe heroizmin e pashoq të Tahir
Sinanit .Gjithashtu ai I dërzoi djalit Tahir Sinanit Rozartit një dekorat për
Heroizmin e Tahirit .
Deputeti I Parlamentit të Maqedonisë
Veriut dhe Kryetar I PDI –së Ali Ahmeti foli për luftrat dhe heroizmin e Tahir
Sinanit në Maqedonin e Veriut .
Ish Kryeministri I Shqiprisë tani
Deputet Pandeli Majko solli kujtimet për përgaditjen e lart si ushtarak të
Tahir Sinanit.
Fjala ish Kryetarit të Kuvendit te Maqedonisë së Veriut tani Kryeministër I Qeverisë Telat Xhaferi u
mirëprit me duartrokitje dhe brohritje nga të pranishmit .
Në emër të familjes të Tahir Sinanit
përshëndeti vajza e tij Rugova të pranishmit.
Përveç Molësorëve të Malësis të Gjakovës
morën pjesë me dhjetra ish Oficera dhe Gjenerata dhe pjestar të UÇK-së nga
Kosova ,Metvegja ,Maqedonia e Veriut dhe Diaspora .
Punimet I ndoqën edhe Deputetët nga
Kosova Fatmir Lima,Time Kadria dhe Hajdar Beqa si dhe Përfekti I Qarkut Kukësit
Agron Geca .
Gjithashtu ish Deputeti I Kuvenit të
Shqipërisë , tani Kryetar Unionit Artistik të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj mori mirnjohje për kët organizim .
Këngët e vallet vazhduan pa kufi .
Koçidenc ishte se në qytetin e Bajram Currit ishte organizuar me,4,5 dhe 6 maj
2024 Sofra Dardane me pjesmarrës nga gjitha trevat Shqiptare dhe Diaspora , e
cila I dha një larmi të papar ndonjeher
.
Në fund u bë shpalosja e monumentit të
heroit Tahir Sinani në Bronx ja arritur nga skulptori I mirënjohur Kosova Ylber
Krasniqi .
Me dhjetra buqeta dhe kurora me lule u
vendosen tek monumenti I Heroit Tahir Sinani , ku bie në sy një kuror
madhështore e vendosur nga Zenun Aliaj në emër Komitetit
Veteranve të Tropojes .
Heroizmi I Gjeneral Tahir Sinanit do të
ngelet gjithmon në zemrat dhe ,mendjen e Shqiptarëve .
IBRAHIM HAJDARMATAJ
ANTAR I KOMITETIT KOMBETAR TE
ORGANIZATES SE VETERANEVE DHE PASARDEHSVE LANÇ “ NDERI I KOMBIT”