Faleminderit
Nue Oroshi: Përshkrimi i karakterit të Gjergj Kastriotit
E hene, 06.05.2024, 07:55 PM
PËRSHKRIMI I KARAKTERIT TË GJERGJ KASTRIOTIT
Nga
Mr. sc. Nue Oroshi
Gjergj
Kastrioti është heroi ynë më i madh i të gjitha kohërave. Luftërat dhe betejat
që kishte zhvilluar Gjergj Kastrioti ishin aq të mëdha sa për kohën kur janë
zhvilluar ato ishte e pamundur të imagjinohet një qëndresë kaq e madhe e një
populli të vogël karrshi fuqisë ushtarake që kishte në atë periudhë kohore
Perandoria Osmane. Gjergj Kastrioti është heroi ynë për të cilin u shkruan
mijëra libra të karakterit historik, letrar, dramatik dhe shumë zhanre tjera.
Është personaliteti më i madh i yni për të cilin bota e civilizuar perëndimore
jo vetëm që botoi libra por edhe e përvetësoj në bronz.
Nuk
është e rastësishme që sot në shumë qendra të botës ta kemi monumentin e Gjergj
Kastriotit. Në këtë studim do të paraqes një përshkrim mjaftë interesant të
botimit të studimeve historike në dy numra të veçantë të Revistës ”Leka” të
botuar në vitin 1937 tash e tetëdhjetë e shtat më parë si numra jubilarë më
rastin e njëzet e pesë vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë. Revista ”Leka” në
atë periudhë kohore ishte revista më e madhe për kulturë dhe shkencë.Është
interesant të theksohet fakti se pikërisht ishte edhe ky viti 1937 kur u botua
edhe Libri i Athanas Gegajt për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun si një libër i
pasur me burime shkencore dhe historike të analizuara me një pedantëri shumë te
madhe shkencore. Këtu shihet qartë se edhe autorët e punimeve studimore në
revistën ”Leka” kishin pasur fatin ta shfletonin librin e posa botuar.
Në
një studim rreth jetës së ti në revistën ”Leka” me titull: ”Gjergj Kastrioti –
Pasqyra e atëdhëtarit shqiptar shkruhen shumë qartë karakteri i vërtetë i
Gjergj Kastriotit.” Kordhëtari qi sgjen pushim veqsë në luftë. Po ky sashtë
vesi i nierit të mbiqujtun Skanderbeg i ishë sanxhakut qi prete tatarë e
persjan pore asht strategjia psikologjike e prijësit qi ka per misjon prei
Perendije të marrë nji Kom qi deri më sot sasht kom as shprehje gjeografike, ti
japë në një fenë një shpresë në një dashtni nji ndergjegje komtare ta bajë kom
të vertetë kom plot lavd n’Europë të kështënë mnerë e anmiqvet të sai kom qi me
nji ketë farë kujtimi sdotë humb neper 500 vjet tirani, por do të rinjallet te
e vona per me marrë prep shtegun qi i pat shënjue Fatosi. Aj din me zaptue
vedin si i forti i vërtët si sundues i një mendët.
Epshet
duket se nuk e prekin aj në një jetë fushatashë nuk merr pjesë në plaqkitje,që
i bijn porsi komandantit e trimitë përmbi trima e danë ndër luftar të vetë, kur
shtetizon pasurin e tradhtaritë gja smerr per vedin edhe ja nisë një punimit
për dobi të shtetit. Grue të huej nuk prekë asë e lenë ushtarinë me vu dorë në
femën vesin kundra natyrës smund e shef me sy. Shtatnaltë e gjithmonë në
levizje rri gjatë pa hanger e pa pi, pak o aspak flen a shlodhet.
Do
papa me kunorue mbret e shkrefë o una kur gjith shka asht gati tjeterkushë do të
ligshtohej duke pa se ishe mbet ideali për të cillin ka punue e lakmue,aj se
merr ndor aspake vazhdon si perpara prijsi fjeshtë e i pa titull. Gjindet
atdheu me ne vojë: Kapidani krenar nuk priton me marr rrugën e me shetitë
oborret e Italisë tu e lypë përkrahje. Miq e gjinie tradhtojnë gjaksorët i vënë
pusina aj me zi q’pret njishej pendimi e harron gjithshka.
Në
këto studime më tepër autorët mirren me karakterin e vërtetë dhe mënyrën se si
duhet t’i qasej historiografia shqiptare studimit të figurës së Gjergj
Kastriotit–Skënderbeut. Duhet theksuar fakti se edhe shumë autorë që vijnë nga
fqinjet tanë për rreth kufijve të Shqipërisë janë munduar që ta bëjnë
përvetsimin e Gjergjit tonë.Studimet e botuara në revistën ”Leka” janë edhe
studime polemizuese që paraqesin karakterin e vërtetë të Gjergj Kastriotit.
”Kemi
pra nji Skanderbeg historik e ketë Skanderbeg historik e kemi fatos, e kemi të
panjollë symbol e pasqyrë të dëjë per jetë tanë komtare.
Por
mjerishtë e natyrishtë nji shembull asi soji qdo nieri qdo parti qdo besim qdo
rrymë a prirje a levitje mundohet me e pasë per vedi e prandaj, kur ska
ndergjegjë të pastër e të drejtë mundohet me ja shtrembnue e shemtue fysjonomin
mbas interesit e thezës së vet.
Pak
fatosa të vjetër janë kaqë të njoftun e pak drue janë kaqë të panjoftunë sa
Gjergj Kastrioti. Kush ndër ta ka pasë fatinë me gjet kaq shumë jetëshkruesa
„testes oculatos“ që me sy të vetë të kan mujt me pa shka përshkruajnë?). Kush
ndër ta e ka pasë jetshkrimin kaqë të përhapunë neper Europën mbarë sa Gjergj
Kastrioti për të cilët folën te gjithë giuhet e Europës.
E
pra Jetshkruesat e ti flas për jetshkrusatë shqiptarë meritojshinë një besim
shumë më të madhë. Gabimet e tyre kufizohen në ndonjë datë o në ndonjë numër i
mushtrie por mbet i patrandum kompleksi i epopesë Gjergjane me të gjith lumnit
dhe lavdit e saj.
Vetë
ajo gja kaq e pabesushme qi të këtë pasë Shqipnija shka nuk pat bota kurr,nji
fatos të pa të meta mujti me i shty dyshiminë historijakve të mavonshëm porë
ashtë nje vertet që deri sodë nukë mundë te vëhet në dyshim.
Rreth
karakterit të vërtetë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut studimet në këto revista
kulturore dhe shkencore flasin posaçërisht për mënyrën e funksionimit të
shtetit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.Shteti i Gjergj Kastritotit-
Skënderbeut ishte një shtet i veçantë që dallonte nga shumë shtete
qentralizuese të asaj periudhe kohore. Edhe studiuesit japin një pasqyrë mjaft
interesante dhe vijnë në përfundim se Shteti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut
ishte ide e veçantë e Gjergj Kastriotit -Skënderbut dhe dallonte në thelb nga
shumë shtete tjera.
Në
këtë periudhë kohore Gjergj Kastrioti nuk e kishte kopjuar askund idenë e
Shtetit Shqiptarë por e kishte zbatuar në praktikë karshi rrethanave historike
dhe karshi mentalitetit shqiptarë të asaj kohe. Por me një ndryshim shumë të
madh duke e ndryshuar mentalitetin nga ai përqarës ku përqarjet nuk ishin të
vogla në mes prijësve shqiptarë duke e zbatuar frymën bashkuese duke i dhënë
vendin e merituar çdo prijësi shqiptar.
Trimnia
ushtarake në nji karakter mundet ndoshta me kënë vizimima i dukshmi por
karakterin nuk e perban.
Asht
vetëm nji mjet i fuqishëm qi i vehet në dorë shpirtitë të mundet me projtë o me
zbatue ato ideale qi janë thalbi i ti e asht trimni e burrni kur i sherben nji
idealit të dejë asht guxim e Kapadaillek i marrë kur i sherben nji qellimit të
kotë o te poshtër.
Dikush
i terhjekun prei lavdit ushtarak të pashoqe prei randsie së veprës së Tij me
një fantasi të pa të keq, na e veshi me kunorë e me petka mbretnorë, e na rrethoi
me nji oborr në nji pallat e në nji kryeqytet, dishka ndermjet princavet e
kshtjellevet romantike mesjetare e zotnivet e pallatevet të rinashimenit.
Madhni
qi Skenderbegu se ka pasë, as spat nevojë me e pasë: prijisi i njij populli, i
madh asht me kunorë e pa kunorë. Dikush ka dashtë me thellue ma teper e na e
paraqiti porsi politikan të madh, diplomat e qeverritar, me nji ideal
qentralizimi, nji kopje e rishikjume e qortueme e Fernandit me gjith Izabelen
së bashku më nji nieri të vetem. Ketë krahasim e gjen vullëndeti i mirë i yni,
pse fjalët e atyre shpiksave të kujtojnë ma fort – na vjen vështirë me e thanë
– nji Luis XII.
Vertet
shekulli XV asht shekulli i zhdukjes së feudalizmës n’Europë, shekulli i
mbretnevet qentralizuesa; mirëpo kah pat me e marrë Gjergj Kastrioti nji idetë
tillë, kah pat me shpresue zbatimin e sai në Shqipni?
Per
ne a punë e let me historina të pergjithshme e enqiklopedina në dorë me pasë
nji ide të rrymës politike kryesore në nji shekull të caktuem, e të
perpajnimevet të saja n’Angli e Austri, në Flander e Siqili. Po atëherë, pa
gazeta, pa libra, e sidomos pa shkrime shqence politike, pa mjete lajmpruse, pa
rret diplomatik rregullisht të mbëkambun, ishte puna ndryshej. Aq ma teper tue
kënë rryma qentralizuese katerqindare nuk u vu per udhë prei njij programe së
kristalizueme e së rrfyeme, por vetem mbas shtymjeje së pjekmenis së kohës, tue
pasë mbarue funkcionine vet feudalizma mesjetare.
Prandaj,
donë lanë mb’anesh mbretnitn e largta per të cillat Shqipnija n’ato kohë mujti
me pasë nji njoftim teper te zbet e tue këqyer vetëm rreth e perqark do te
thomi njeher se sakt Kastrioti nuk e muerr shembullinë e qentralizimitë prej
Turkije: tjeter ishte kondita e asaj perandorie të pamasë theokratike me nje
nucleus të gjanë ku popujt ishin berre tjeter ajo e Shqipnis se vogel por
krenare ku jo vetem qdo princ ishte trashegimtar i perendorit, por çdo krye
katundi o plak shpie ishte mbret ne vedi e bate politikë në vedi.
Këto
mirë i dijte Gjergj Kastrioti mandej matë vështir mund të mendosh që një njeri
i tillë, të ketë dashtë me zbatue në vend të vet shka ndoshta zbatotote një
tiran i huej i urrejtun qi politiken qentralizuese e kishte zbatue shitue i
grabitë principatën derës Kastriotvet. S’po flasimë për Venedik pse Republika
Fort e Këthielltë gjithshka mund te ishte posë nje shembull mbretnije personal;
edhe në atë kohë ajo mbate ende te paprekuna feudet e vjetra në Friuledisa në
Shqipëri.
Qeveria
Papnore porsa e dalunë prej krizit të Sqizmës Prendimore ende skishte mujt me
ja nisë politikës antifeudale që ka me nisë vetëm me te nipin e Kalistit III.
Alfonsii Aragonës në Mbretnitë Napullitë jepte mun shembullin e kundërt, pse
për të ja sigurue vedit trashegimin e Mbretneshës Joan i ishte dashtë me e
leshue pe feudatarve sa magjanas.
Mundet
ndoshta me e mendue se politika qentralizuese e Skanderbegut u trajtua mbas
shembullit të perpjekjevet te dynastive tjera shqiptare sikur Balshajt,
Thopijajt, Muzakajt. Por mjafton me krahazue ndopak metoden e ketyre pushtimet
e pergjakshme shprehjet e tyne (si me kanë pronarë që dajn ose blejn
trashigojnë ose pushtojnë prone per tu shfrytzue), me sjellje të Kastriotit per
te pa se sa e ndryshme kje mendsia e ketij ma teper ndersa dokumentat e fundit
te shek. XIV e të fillimitë të XV janë natyrisht ma të pakët e të vorfen se ata
të jetës së Skanderbegut, të parët na qesin të tanë një varg pushtimesh të
dytët asnji të sigurtë e pra me pas dashtë Skanderbeu ka pas fuqi shumë ma te
madhe.
I
vetmi veprim i Kastriotit që mundet me u gia veprimevet të princavet qentralizuesa
asht te mbajtunit e një ushtrie stanciale dmth. vazhdimisht në sherbim. Porse
do vu oroe se kundrejt Tyrqis, qi kishte ushtri stancialee prandaj të stervitun
ma së miri, nevoja e luftës ma fort se një mjeshtri sundimi e lypte edhe ne
Shqipni,e për ma tepër pjesa me e madhe e kësai ushtrie të Kastriotit përbahej
me ushtar nxjerr prej krahinash të tija. Duket pra se iden e qentralizimit spat
Skanderbeu ku me marr. S’mbetë tjetër veq me thanë se kje nji krijim i mendes
së tij politike. Këta në mungesë dokumentash qi të na delte në shesh së paku
prei veprimesh së tija.
Porse
sikurse mirë e provoi A.M Sirdani veprimet e Kastriotit nuk pshtesin aspak
thezen e qentralizmës e cilla pra mbet vetem nder thana të Gjon Muzakës e nder
të kjame zemre metodike të Venedikut. Mun kemi më sa provojmë të kundërtën
paksë paku pershka nji politik qentralizuese mundet me kan egoizem. Zakonishtë
princi qentralizues-sidomos natë kohë-ashtë nji dynastik qi do me rritë deren e
vet e me u a lanë frytin e mundit trashigimtarvet ska idhnim ma të madh per asi
nierzish se mos me pasë djalë qi me e lanë mbas vedit.Shka do tishte dam i madh
per vendin.
Përshkrimi
i mënyrës së si Gjergj Kastrioti-Skënderbeu bëri ringjalljen e kombit shqiptar
paraqiten në studimin me titull: ”Rinjallsi i Komit”. Edhe sot e asaj dite
është për tu studiuar fakti se çfarë fuqie dhe zotësie kishte përdorur Gjergj
Kastrioti-Skënderbeu që në këtë periudhë kohore prej njëzet e pesë vitesh ti
bashkoi princat shqiptar në një flamur të përbashkët në studimin Rinjallsi i
Komit kur bëhët fjalë për këtë fakt shkruhet si vijon: Vjen Skanderbegu.
Menjëherë mbarë vendi i Shqipnis princa e popullsi na qytete e fise malore,
bahen nji në nje te vetme dalldi.
Tue
egzaltue porsi jehonë e zani o tzë të Papës atë kreni trimnore qi asht shkasi
ma i forti i psykes shqiptare në kujtimë se Shqipnija asht pararoja e Europës
së kështenë kundra barbarit,tue rimkambë tempuj mendim te fetarve fatosa me
shembull të pershpirtnis së vet, Gjergj Kastrioti rinjalli Shqipnin. Me fuqi e zotsi
luftarake, vjetë per vjetë ngadhnjyese, me ndima e me bekime të Kryetaritë
t’Europës së kështënë me atë sigurim të patrandun qi difton për ndimat qiellore
Gjergj Kastrioti ringjallë Shpresën e Shqipnisë.
Në
një Shqipni ku se njihte i vëllai të vëllan paraqitet i rrebti në një sjellje
kaq terhjekse në një jetë kaqë të flijume për të mirën e të gjithëve në një
kujdes kaq bujar për te ja shperblye te madhit e të voglitë mundinë e
meritiminë.Në një zemergjansi kaq atnore,në të falun të fajtorvet të penduem,
në pajtimë të anmiqinavët sa me ja hanger zemren gjithkuj, me terhjek
vullëndetisht qdo djal Shqipnije mbas vedi në log të luftimevet ku miqsiit
simahore lidhen e vulosen me gjak. Kështu Gjergj Kastrioti e ngjallë dashtninë
në Shqipni.
I
drejtë si na tregon historija bashkë me gojdhanen, ndeshkon nji nji të huejin e
të nipin a kunatin; ne hak te kuj nuk hin miqsin e detyren e miradis e mban,
kjoftë edhe me rrezik të vetin. Por urtija e shndritë hap per hap:nuk i lypë
kuj ta kryejë detyren kur e sheh se ky nuk a gadi e kishte me ba ma zi; luftës
ja hin kur ja shef giasen, e kur nuk ja shef ‘priton’, le të thonë tjerët se ka
fillue m’u plakë e m’u ba frigacak; lidhë miqsina me çdo oborr t’Evropës qi të
mund t’í cojë popullit shqiptar edhe vetem nji fjalë trimnuese, mjeft duron me
Venedik pse ndihmen e këtij e shef të domosdoshme per atdhe, s’do lidhje as
pagjë me Turkun pse dro mos po ligshtohet qindresa komtare; sundimin tue dekë
s’ia pshtetë të birit por nji dorës ma së fortë, pse pshtuesi i Atdheut do të
kerkojë vec mjetet ma të pershtatunat per të miren e Atdheut.
Një
studim mjaftë interesantë që flet per relacionet e Gjergj Kastriotit
Skenderbeut me Papet, është edhe studimii At Mark Harapi S.J Papët në lamen
shoqnore kombtare t’onet Leka nr. i veçantë Vj. IX NR. VIII-XII 28 Nanduer
1937. Këtu studiuesi Harapi paraqetë nje pershkrim te mardhenjeve ne mesë të
Shqipëris me Vatikaninë gjatë shumë shekujve. Fillesa e këtyre mardhënjeve ësht
pikërishtë bashkpunimi i Papëvë me Gjergj Kastriotin Skenderbeun.
Nikolla
V Papë jo vetëm e qmoj dhe e nderoj Skanderbegun tonë me lavde ku janë ma ma të
lakmueshmet per nji luftar por në gjitha mënyrët ju ba krahë e ndimë, kështu qi
vjeten 1449 i madhi Kruetanë pat nji fitore në shej kundra anmiqve të kombit.
Kalisti
III i nep zëmer e madhnon me titullin e lumnueshem Atleta Christi e ban
kryegjeneral lufte kundra Turqve e posë këtyne i gjindet me pare e me sa e sa
ndimë tjera.
Pali
II vjeten 1466 jo vetëm grishë të gjithë princatë katolikë me i ndimue
Skanderbegut e i qonë të holla për se dyti, por kur Fatosi ynë shkoj vetë në
Romë përposë nderimeve të medha me të villat e priti dhe e qiti i dha 5000
dukata tue i premtue prap e prap ndimë tjera.të mjaftojnë nji kaq per me diftue
se Papnija kje krah i djathe per fatosin t’onë e për Shqypni.
Për
te vlersuarë një personalitetë historikë aji gjithmonë duhet vlersuarë simbasë
kohës kur aji u suall jetoi e veproi dhe jo si mbasë kohëve te mevonshme dhe
rrethanave politike te krijuara shumë shekuj pasë.Edhe ne ket aspekt paraqitët
nje studimi interesantë per idealin atdhetar te Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Mbasi pra skenka nji interesë vetjakë qi i jep shkas veprimevet e luftimevet të
Kastriotit e këto veprime e luftime kurrkush s’mohon se janë të gjalla e të
rrebta e të palodhshme nje therori e jetës mbarë do ta kërkojnë shkasinë në
ndonji ideal qi të mund të ndezë shpirtin e njij luftari tasai kohe e në këtë
vend. Ndjesia atdhetare asht e vjetër njaq sa shoqnija politike e cilla ashte natyrshme
per nieri e ka qindrue e do të qindroojë derisa mos të ndrrojë nieri natyrë.
Porse mendesia atdhetare nuk kje gjithmonë një porë ndrroi simbas kohet e
simbas rrethanash. Kushë do me njoftë Gjergj Kastriotin atdhetar do të dijë ta
vendosë piknishtë n’atë fazë të mendesis atdhetare qi kje e tij.
Studimi
i karakterit të vërtetë të Gjergj Kastritotit – Skënderbeut në këto studime të
veçanta të revistës ”Leka” tregon qartë se figura kombëtare e Gjergj Kastriotit
është studiuar në të gjitha kohërat historike varësisht nga dokumentët e
gjetura si dhe librat e botuara.
Këto
studime janë paksa të veçanta sepse merrën me Karakterin e vërtetë të Gjergj
Kastriotit, duke treguar qartë se ai ishte një luftëtar i madh, ishte një
strateg lufte por shumë i afërt me luftëtarët e tij. Në rrethana të caktuara të
vështirësive që sjellte lufta dinte t´iu bënte ballë motivimit të luftëtarëve
të tij. Marrëdhëniet me shtetet perëndimore të kohës ai i shikonte si një
bashkim i shteteve perëndimore kundër rrezikut në ardhje të Perandorisë Osmane.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu do të mbetët në Historinë shqiptare personaliteti
më i madh i të gjitha kohrave. Kastriotizmi është një periudhë historike që
vetëm njëherë e kemi pasur fatin ta kemi ne shqiptarët.