Faleminderit
Agron Gjekmarkaj: At Zef Pllumi 100 vjeç!
E merkure, 28.08.2024, 06:58 PM
At Zef Pllumi 100 vjeç!
Nga
Agron Gjekmarkaj
Me
28 Gusht të vitit 1924 erdhi në boten shqiptare At Zef Pllumi.
Nuk
e di a do kujtohet ndokush për të por sigurisht nuk pritet shumë sidomos nga
administratoret “kryematare e surratqerep” të kultures sot të cilet janë të
zanë me kape ndokund ndoj pronë a me mjelë ndonjë tender!
Tani
të gjithë vrapojnë me ndukë ndoj lek “dija , kanga e historia thirren dokrra
kah Shqipnia” herët fort e pat nuhatë këtë tendencë At Gjergj Fishta e cila sot
valon si flamuri i dreqit të mallkuem në
zyrat ku duhet me u rujtë kujtesa, me u njoftë kontributet, me u shumfishu
trashigimia, me u ndertu modelet kombetare, me u shfaqë mirnjohja njerzore e
shtetnore për ata që nuk ishin aspak të zakonshëm në morinë e gjanave të
pazakonshmë që na lanë trashigim. Habitej qysh në 1945 Ati ynë Pllumi atëbotë
21 vjeçar sesi një popull kaq i vogel mundej me qitë kaq shumë rrugaça teksa
peshtyheshin duarlidhun ata që ma shumë se kushdo u perpoqen “me ba Shqipninë e
shqiptarët”.
Kesi
rrugaçash të verbet në çdo shqisë që dinë çmimin e gjithçkaje e vleren e
kurrgjajë ka boll edhe sot e natyrisht nuk presim as na duhen nderimet e tyne!
Tjetër asht shoqnia tjeter janë ata, paçka se koston e paguan e para e derisa
ajo të njohë pergjegjësinë e vet kësaj farë kopukesh ka me i ecë kungulli mbi
ujë si transoqeanik. Çdo bihude e tillë ka me u pa tu na krypë mënd qysh asht
mirë e qysh asht keq, qysh asht bukur e qysh asht shemtuet e qysh fati i madh
nuk na ka lanë pa ta per me ba dallimin historik mes kesaj kotille e burrave si
At Zef Pllumi.
Fratin
e shkrimtarin e të vertetave të medha,
“të deshmive historike”, “të lirisë kunder tiranisë” burrin e llogoreve per
“identitetin europian të shqiptarve”, “misionarin e rebeluar”, të perkthyerin
në gjuhet e medha me bestsellirin e modernitetit,antropologjinë kulturore e
historike të kombit tonë “Rrno vetem per me tregue”, nxënësin e Fishtes, At
Anton Harapit e At Gjon Shllakut që doli të çojë tek bashkëkohesit amanetin e
tyre atë të një Shqiperie “të vjeter” që deshmohet si e tillë qysh
me”Mesharin”e Buzukut e cila u mbyt dhunshem, dhe u zevendesu me të “renë” e
“njeriun e ri” pastaj me interesa pragmatiste e pasione zhbërëse, po e bëjme
një me fjalët e njërit prej mesuesve , të atij që u pushkatua sapo tirania
shkeli, të filozofit At Gjon Shllaku, të atij
që e konkludonte pervojen e tij jetesore me maksimen “Shka u kà detyrë
Shqypnija Françeskanvet? Kurrgjà. Pse Françeskant janë të Shqypnis”
Portreti
i At Zef Pllumit i Françeskanit shqiptar bash është ky, i njëjti që skaliti
Shllaku në fund të kohes për të gjithë parardhësit e tij nder shekuj qysh nga
Barleti, Bogdani, Budi, Bardhi, De Martino, Zarishi e shumë e shumë asketë të
binomit “Atmë e Fe”, të një Shqiperie që mbetet, që nuk tjetersohet, që di ka
vjen e di ku shkon, që di kush janë “guret
e themelit të asaj binaje që e therrasim Shqipni”!
Secili
prej mesuesve e po kaq secili prej nxenësve nën provat e moteve e meritoi këtë
skicim karakterial të ngjyer në gjakun e brezave që shqipja të mbetet që
shqiptaret të jenë, që Shqipnia të kthehet “zojë e rande e burrat e dheut ti
therrasin nanë” mes kombeve e cilivizimit që e i perket prej gjenezes, atij
europian!
“Në
daç me butsìn e shèjtit, në daç me urtìn e diplomatit, në daç edhe me hovin e
ushtarit t’egër e fatos. P. Pal Matja hidhet në luftë, e, tuj u perleshun
fyta-fyt me turk, rrxon prej kështjellit flamurin e gjysë hanës e në vend të
tij ngulë atè të Lirìs. Frati matjan del prej qytetit të dorzuem me flamur nen
sjetull e zhduket. Por ka lanë shokë mbas vetit. Këta kan me mësy kurdoherë qi
flamuri të jetë në rrezik. Plumbi e salvimet janë shpërblimi i dèjë qi presin
prej armikut. Konopi, hùni e skreditimet janë nderimi qi u bàn vllau i
çoroditun. Nder stuhi të ndrrimeve politike janë këta qi i han furra mà të
parët. Flamurtarë desin, flamurtarë zhduken; por flamurtarët françeskan
Shqypnìn “edhè në vorr do t’a permendin”. Kan me e permendë edhè kur vorri të
jetë ndo’i muranë e stolisun.
Per
me e dashtë nji popull, duhet me e njoftë. Nuk mjafton por as me e njoftë.
Duhet me pasë lè, me u pasë rritë me at popull. Lypet qi per vuajtje e deka t’i
kenë shkrì s’bashku zemrat. Kur dy vetë duhen fort, të dekmen njani, des edhe
tjetri. Historija e Shqypnìs e historija françeskane në vendin t’onë ndjekin
shoqa shoqen. Janë dy histori qi shkojnë paralel: të njillojta në të çueme, të
njillojta në të rrxueme, të njillojta në humbje. Por gurgullimi i termegëshem i
gjakut të fisit t’ynë shfren rregullisht ndër perioda të shkurta, veç të
lumnueshme, qi làn jeh të kumbueshem per perioda të gjata heshtimi”!