E premte, 08.11.2024, 03:25 PM (GMT)

Faleminderit

Lekë Mrijaj: Një reflektim ne 150 vjetorin e lindjes së at’ Shtjefën Gjeçovit

E premte, 12.07.2024, 06:58 PM


At’ Shtjefën Gjeçovi radhitet në plejadën e atdhetareve të shquar, që vepruan në arsimimin e shqiptareve dhe luftuan për pavarësinë e Shqipërisë

(Një reflektim ne 150 vjetorin e lindjes së at’ Shtjefën Gjeçovit)

Shkruan Lekë Mrijaj

Siç e kanë potencuar edhe shume njohës studimor, shkrimtar dhe intelektual te profilit të lart shkencor ,letrar dhe arsimor se krahas shumë emrave të njohur të kulturës kishtare, kombëtare e kulturore si: imzot Pjetër Budi, imzot Pjetër Bogdani, imzot Gjon Kazazi, at’ Gjergj Fishta, at’ Anton Harapi e shumë e shumë të tjerë; shquhet për veprimtari atdhetare e kulturore; at’ Shtjefën Gjeçovi, françeskan shqiptar kosovar, është një nga figurat më sublime që krishterimi i fali kulturës kombëtare shqiptare. Pra, është françeskani, intelektuali, studiuesi, arkeologu dhe mësuesi i devotshëm shqiptar, at' Shtjefën Gjeçovi jo vetëm që kontribuoi me punën e tij shpirtërore, shkencore dhe atdhetare, por edhe me përkushtimin e tij pedagogjik-arsimor dhe një kontribut monumental në fushën e arsimit shkollor. Ndaj si një martir i kombit ishte, është dhe mbetet një pishtar i gjallë dhe i denjë i ndriçimit të historisë dhe të kulturës së kombit shqiptar.

Një nga arritjet më të rëndësishme kulmore të at Shtjefën Gjeçovit veç hapjes së shkollave të tjera në Shqipëri ishte hapja e shkollës shqipe në Zllakuqan të Klinës më 25 korrik 1887 nen moton: “Të hapim shkollën shqipe në Zllakuqan", ku veç fshatrave të Lugut të Drinit të Klinës, gravitonin edhe shumë nxënës të tjerë shqiptarë nga pjesa e Dukagjinit, qe do të thotë se ngjarja në fjalë vërtetë ishte një ngjarje kapitale në sferën e arsimimit dhe dijës, e cila ngjarje pati një jehonë dhe ndikim të thellë në zhvillimin e arsimit dhe kulturës sonë të lavdishme mbarëshqiptare. Për pesëqind e tridhjetë e pesë vite të tëra apo gjatë tërë kohës së otomanizmit mesjetar anadollak, arsimi shqip ishte një sfidë e madhe për shqiptarët (pa dallim feje) veçanërisht në viset e pushtuara nga fuqitë hijezeza anadollake aziatike. Ai, veq Zllakuqanit, si famullitar e misionar i arsimit shqip ka vepruar edhe Gjakovë, Laç Sebasta, Durrës, Rubik, Kurbin, Sapa, Shkodër, Theth, Prekal, Vlora, Gomsiqe, Zym si dhe në ishullin Zara ne bregdetin kroat, ku ndodhet një komunitet i vjetër shqiptarësh arbëreshë, kur në atë kohë Zara ishte duke u administruar nga Italia.

At Shtjefën Gjeçovi, i vetëdijshëm për rëndësinë e arsimit në ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar, ndërmori iniciativën për të hapur shkolla shqipe në zonat ku kishte më shumë nevojë. Pikërisht e hapi Shkollën e Zllakuqanit e cila ishte në Kishën "Shën Gjon Pagëzuesi" në Zllakuqan, pra ishte një nga këto projekte të rëndësishme kapitale për Gjeçovin dhe nxënësit e tij.

Në një mjedis armiqësor, ku autoritetet anadollake të asaj kohe, përpiqeshin të shtypnin çdo përpjekje për atdhetarizmin, kulturën dhe arsimin në gjuhën shqipe. Ai, arriti të krijonte një vatër të dijes dhe të kulturës shqiptare. Kjo shkollë ne Zllakuqan, për kohën u bë një pikë referimi për edukimin dhe një burim frymëzimi për shumë nxënës shqiptarë qe vinin fshatrat: Ranoci, Krusheva e Vogël, Budisalci, Krusheva e Madhe, Radulloci, Rudica, Leskoci, Koshi, Shtupeli etj., të cilët nxënës ëndërronin për një të ardhme më të mirë prosperuese apo me te avancuar për kombin e tyre.

Përkushtimi i Gjeçovit ndaj arsimit nuk u kufizua asnjëherë vetëm në hapjen e shkollës. Ai, mbi te gjitha edhe ishte gjithashtu aktiv në mësimdhënie dhe në përhapjen e librave dhe materialeve arsimore studimore, historike dhe arkeologjike në gjuhën shqipe. Ai e kuptoi se për të ndërtuar një shtet, liri, komb të fortë dhe të pavarur, ishte e domosdoshme të arsimoheshin brezat e rinj në gjuhën e tyre amtare dhe t'u jepeshin mundësitë për të zhvilluar potencialin e tyre arsimor, intelektual, patriotik e atdhetarë. Në Zllakuqan e Lugut te Drinit-Klinës, at’ Gjeçovi krijoi një mjedis ku nxënësit e tij mësonin jo vetëm shkrim e këndim, por edhe vlerat kulturore dhe traditat shumëdimensionale të kombit shqiptar. Kjo shkollë monumentale dikur luajti një rol të rëndësishëm në përhapjen e gjuhës shqipe dhe në edukimin e brezave të rinj që më vonë do të bëheshin pjesë e elitës intelektuale dhe patriotike të vendit. Kontributi i Gjeçovit në arsimin shqiptar në Zllakuqan përveç tjerash është një dëshmi e përkushtimit të tij të palëkundur ndaj kombit dhe një shembull i qartë i mënyrës se si arsimi mund të përdoret si një mjet për të forcuar identitetin kombëtar dhe për të promovuar zhvillimin e shoqërisë.

Përmes veprës së tij në arsim, Gjeçovi la një trashëgimi të pasur siç janë: "Kanuja" u botua me 14 tetorit të vitit 1929, “Dashnia e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”,  botimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, vepra “Trashëgime trako-ilire”,  “Jeta e Shën Luçisë, Shna Ndou i Padues, Atil Reguli" – përkthim i lire i dramës me 3 akte të Pjetër Metasatasit,  “Vazja e Orleans-it ose Joana D’Ark" mbas A.F. prej Bergamos dhe vepra e fundit teologjike “Shpërblyesi i botes ose  Jeta e Jezu Krishtit”, të cilën e shkroi me qëllim që të mësojë dhe edukojë popullin në frymën e gjuhës shqipe dhe në frymën e dashurisë së Jezusit. At’ Gjeçovi aktualisht vazhdon të frymëzojë jo vetëm studentet, nxënësit e profileve të ndryshme universitare dhe parauniversitare, por edhe t’i udhëheqë shqiptarët (Shqipëri, Kosovë dhe mërgatën shqiptare) edhe sot e kësaj dite. Edhe shumë studiues të ndryshëm te nivelit botëror dhe kombëtar kanë hulumtuar dhe reflektuar për at’ Shtjefen Gjecovin si dhe e kane kujtuar neper takime kultutore duke i veçuar disa prej tyre.

At’ Gjeçovi, siç kujtonte Faik Konica në një shkrim të vitit 1930, ishte një njeri fjalëpakë dhe i ditur, i dashur dhe punëtor, që përmblidhte në vetvete një “lartësi të përulur”, pasi nga një anë i mësonte fëmijëve të famullisë, nga ana tjetër mblidhte dhe studionte të dhënat e së drejtës dokesore mesjetare dhe bënte gërmime arkeologjike duke nxjerrë në dritë materiale me vlerë të veçantë historike.

Studiuesi i Institutit të historisë, prof. Arben Arifi, një temë të tij pra ka reflektuar për vlerat e at Shtjefën Gjeçovit dhe incimin e tij duke thënë: “I jap vetës të drejtë që të bëj një thirrje dhe një propozim që  Institutit Arkeologjik të Kosovës në nder të emrit të Shtjefën Gjeçovit t’i vihet emri i tij".

Ndërsa studiuesi Frrok Kristaj në kumtesën e tij (në një Session shkencor të mbajtur nga Forumi I Intelektualëve "Luigj Gurakuqi") në Zllakuqan e kishte ndërlidh temën duke thënë se "... dhe trashëgimia e Kanunit të Lekë Dukagjinit do të duhej të futet në mbrojtje të UNESCO".

Don Fran Sopi, famulltari i parë emblematik dhe historik i famullisë se Klinës në kumtesën  e tij-Rëndësia e shkollës në Zllakuqan, ne një Sesion shkencor në mes tjerash e ka përshkruar at Shtjefen Gjeçovin, si një dashamir të madh të kombit shqiptar e të Kishës katolike, i cili kishte shpresën e fortë dhe vullnetin vullkanik për ta drejtuar popullin tonë qe ecte në rrugën e vërtetë të arsimit, popull i cili përjetoi tri okupime të rënda: okupimi otoman, okupimin nga mbretëria serbe kroate sllovene , si dhe komunizmin në Shqipëri e te ashtuquajtur Jugosllavi ku bënte pjese edhe Kosova shqiptare etj.”

Studiuesi Tomë Mrijaj nga Nju Jorku përmes një studimi të tij ka thënë: "Në Zllakuqan Atë Shtjefen Gjeçovi, gjeti etjen për dije dhe vatrën e ngrohtë të atdhedashurisë, për punë të frytshme kombëtare, intelektuale e meshtarake. Ndaj edhe siq e Kujtojmë nga nëna histori, se me gjithë rrebeshet e ashpra të kohës, që nga çasti i hapjes së shkollës së parë shqipe në Zllakuqan (1897) e deri më sot, tradita shkollë dashes e arsimit fetar e kombëtar, ka njohur një udhë të pandërprerë, me shumë sakrifica dhe mbijetesë heroike".

Ndërsa prof. Pal Canaj, kryetar i Forumit të Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" në Klinë ka potencuar: “Kushtrimi i Gjeçovit në Zllakuqan dhe jehona e tij gjithandej trojeve shqiptare “ -  Zllakuqani dhe banorët e Lugut të Drinit përpos vuajtjeve dhe sakrificave të shumta përgjatë historisë, më plotë të drejtë mund të themi së për nga vlerat e rralla historia në këtë aspekt u tregua shumë bujare, sepse nga ky fshat dhe nga ky vend i shenjtë u lëshua kushtrimi historik i Gjeçovit".

Pikërisht edhe studiuesi prof. Mikel Gojani veç tjerash sipas një këndvështrimi te tij studimore ka thënë se " At Shtjefën Gjeçovi emri i të cilit erdhi duke u rritur dhe u admiruar nga masa e gjerë e popullit lugdrinas, dhe një ditë Kisha dhe Shkolla që hapi Gjeçovi do të jenë  nga gurët  e shenjtëruar dhe të bekuar të Shqiptarisë, ai gjatë qëndrimit dyvjeçar (1897-1899) në Zllakuqan, tuboi një numër  të konsiderueshëm nxënësish pë atë kohë dhe pa dallim konfesioni, të cilët ishin nga Zllakuqani, Llapusha, Podguri, dhe Dukagjini’.

Njëkohësisht ishte edhe studiuesi Prof. Prend Buzhala për at Shtjefën Gjeçovit ka thënë se: “Ai, është autor që njihet në përmasa evropiane, po edhe botërore, me kodifikimin e kryeveprës së tij jetësore e kombëtare Kanuni Lekë Dukagjinit, si monument i trashëgimisë sonë të së drejtës sonë zakonore e juridike. Andaj duke pasur parasysh këto që u mbarështuan deri këtu, mund të thuhet se Gjeçovi, megjithatë, hyn në radhën e shkrimtarëve tanë të traditës dhe me veprën e tij letrare zë vendin e vet meritor, krahas shkrimtarëve tanë të Rilindjes e në kapërcyell te Letërsia moderne shqipe".

Studiuedi prof. Nue Dedaj “ka theksuar se Gjeçovi ishte modeli i dijetarit që rroi e veproi në provincë. Nëse me shumë dijetarët të kohës merreshin me punë shkencore në Shkodër, Tiranë pranë arkivave, bibliotekave dhe bërthamave shkencore; autori e shkrimtari shqiptar at Shtjefën Gjeçovi, ka dalë nga një kishë, nga famullia e përndritur  e Buzukut".

Në përfundim të këtij reflektimi ne 150 vjetorin e lindjes se at’ Shtjefën Gjeçovit, e konstatojmë se hapja e shkollës shqipe në Zllakuqan të Klinës nga ky mësues, atdhetar, studiues e martir i kombit, ishte një akt i guximshëm dhe patriotik që pati një ndikim të madh në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare. Ky akt, së bashku me shumë të tjera, e bën at Shtjefën Gjeçovin një nga figurat më të rëndësishme dhe të respektuara të historisë sonë shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora