E merkure, 18.09.2024, 04:55 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjekë Gjonaj: Lindon Camaj, përjetësisht i gjallë me zërin dhe këngën e tij

E enjte, 22.08.2024, 07:58 PM


Një vit pa Lindon Camajn, këngëtarin malësor që do të mbetet përjetësisht i gjallë me zërin dhe këngën e tij

Nga Gjekë Gjonaj

Themi se njerëzit vdesin vetëm atëherë kur ne i harrojmë ata!  Kështu edhe  këngëtari  dhe kantautori i njohur  shqiptar   nga Hoti i Malësisë së Madhe, Lindon Camaj,  nuk  është më me ne , por do  të mbesë gjithmonë i paharrueshëm.  Tashmë u bë një vit  që nga koha kur  ai  vdiq në moshën 45 vjeçare   mbrëmjen e 12 gushtit  të vitit 2023 pas një sëmundje të rëndë  në Shtete të Bashkuara të Amerikës. Vdekja e tij e parakohshme  tronditi kolegët  e tij artistë të mbarë shqiptarisë, por edhe fansat e këngëtarit, e  sidomos familjarët dhe miqtë. Edhe pse nuk është më me ne fizikisht   do të mbetet  përjetësisht i gjallë   me zërin  dhe këngën e tij. Si njeri Lindoni ishte  i thjeshtë, i dashur, vlerësues  përkundrejt kolegëve dhe kolegeve të   tij  artistë , të cilët i respektonte.

Karriera artistike

Lindon Camaj  shkëlqeu që në moshë të re duke u bërë një nga zërat mjaft    nj0hur dhe të dashur  të shqiptarëve  në Mal të Zi, në  Kosovë, në Shqipëri dhe  mërgim.

Pa asnjë mëdyshje mund të them se Lindoni  bën pjesë në mesin  e  këngëtarëve  shqiptarë  më të pëlqyer  në të gjitha   trojet shqiptare. Repertori i tij  është mjaft i pasur, madje  i larmishëm, që mund t’ia kishte zili çdo këngëtar. Larmia e këngëve të tij, zëri  melodik, tematika e zgjedhur,  dhe interpretimi e lartësojnë Lindonin  dhe  e bëjnë atë një këngëtar të  preferuar dhe  të dashur. Ashtu si natyra dhe freskia e maleve, bukuria,  madhështia, ajri dhe freskia e trevës nga ai ka origjinën, na vjen dhe kënga e tij e bukur, e pastër, kumbuese, dhe e veçantë në llojin e saj.

Gjatë karrierës së tij të pasur   artistike ngjalli te shqiptarët ndjenjën e shpresës për një të ardhme të tyre të ndritur. Këtë vlerë artistike  e dinë shumë mirë shqiptarët kudo që ndodhen.  Por ata dinë më shumë se kaq.  Dinë që Lindon Camaj është një birë i   denjë i popullit të vet, që kudo dhe kurdoherë kishte në  zemër e në mendje Shqipërinë dhe shqiptarët. E kjo është mjaft për ta. Prandaj ai meriton  dhe gëzon respektin, nderimin, mirënjohjen,  dashurinë  dhe  ngrohtësinë   e shqiptarëve.

Në rrugëtimin e tij të shkurtër artistik  numërohen të realizuara dhjetëra këngë, disa prej të cilave janë kthyer në hite. Suksesi më i madh i tij  padyshim është  bashkëpunimi me këngëtarin e mirënjohur nga Kosova,   Naim Abazi me të cilin shkëlqeu  në Festivalin e 38-të  në Radio Televizionin Shqiptar, në  dhjetor të vitit 1999  me këngën “Kujtimi që më vret”.  Lindoni u bë i njohur dhe i dashur  edhe me këngën me një mesazh të fortë për paqe dhe falje me titull   “Krushqit e pajtimit”, përmes së cilës  u bëri një thirrje të gjithë shqiptarëve  që ti japin fund gjakmarrjes. Përveç këtyre hiteve veçojmë edhe këngët “Moj shkodrane”,  "Buzët e tua",  "Maturantët",  ‘”Vasha të bukura",  "Misi  shqiptar",” Ktheju bir”, “ Amerika”, “ Xhamadani” , “ Si i thonë kësaj dashurie”, “ Kur të vdes”, “ Dua” , “Rrugët e kurbetit”, “ Ti më vrave”, “ Pa kufi”, “ Korbat e zi”...

I vetëdijshëm se dëgjuesit donin shumë e më shumë, sesa vetëm interpretimin mekanik të këngës, Lindon Camaj mobilizonte fuqinë e brendshme krijuese dhe shpirtërore, mbante në lidhje  dëgjuesin me këngën, të cilën  kurdoherë dhe në çdo rast e ka kënduar me emocion  dhe dashuri të veçantë. Krahas vlerave artistike si këngëtar, dalin në pah dhe vlerat patriotike dhe atdhetare të Lindonit , si shqiptar.

Vlerësimi më i mirë për të është ai i publikut. Është mirëpritur vazhdimisht prej tij, është duartrokitur gjatë, është kthyer shumë herë në skenë, është admiruar prej tyre, jua ka ngritur zemrat peshë, dhe u  admirua nga bashkëkombësit e vet. Ishte  ndër ata këngëtarë shqiptarë i cili futej thellë në këngë, e dashuronte atë dhe e ndiente me shpirt. Si këngëtar me shije të veçantë për ta nuhatur disponimin e publikut, ai ishte kurdoherë me të, duke i dhënë shumë e më shumë, duke krijuar atmosferë gëzimi e hareje.

Këngëtari dhe krijuesi  i njohur i Malësisë së Madhe dhe përgjithësisht i trojeve shqiptare, Lindon Camaj ,   ka kënduar solo, por edhe në duet  edhe me  këngëtarë të tjerë  shqiptarë  dhe vazhdimisht është shquar për origjinalitetin e tij në këndim, për një stil të veçantë  dhe kurdoherë i disponuar , me një këndim të nivelit të lartë dhe mjaft të pëlqyer nga dashamirët e këndës shqiptare. Ky artist malësor  çdoherë  ka ditur të zgjedhë edhe bashkëpunëtorë të mirë siç janë: Ilir Berani, Edmond Zhulali si dhe shumë kompozitorë të njohur shqiptarë për të sjellë këngë të bukura dhe cilësore.

Përjetësimi në film

Familja e Lindon Camajt u kujdes që jeta dhe vepra e tij të përjetësohen në një film dokumentar  me titull “ Ty Malcia t’ka në zemër ” me skenar të Ramazan Çekës “ Mjeshtër i Madh”,   regji të “ Engjell Ndocaj “ Mjeshtër i Madh” dhe   producent Peti Camaj, i cili u promovua  në Vitojë , me 8 gusht 2024, ku morën pjesë  qindra malësorë,  personalitete të larta të artit e të kulturës, përfaqësues të institucioneve vendore, e qendrore aktivistë e artistë, kolegë e bashkëpunëtorë të Lindonit, gazetarë    mediave  kombëtare e lokale,  të cilët me pjesëmarrjen  e tyre dëshmuan edhe njëherë respektin dhe mirënjohjen ndaj këngëtarit dhe familjes së tij.

Mirënjohjet

Në nder dhe përkujtim të këngëtarit Lindon Camaj,  Bashkia Malësia e Madhe, i ka  akorduar titullin “Qytetar Nderi”. Po ashtu është nderuar me mirënjohje ( pas vdekjes)  nga  përfaqësues të organizatave më të njohura në Malësi e më gjerë, si “Qendra e Artit dhe Kulturës Shqiptare”, Shoqata Atdhetare “Malësia”, Shoqata “Jehona e Malësisë” në Detroit,  dhe Shoqata Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”.

Këngëtarë të tillë si Lindoni i bëjnë nder Hotit, Malësisë së Madhe dhe gjithë shqiptarisë.

Pushoftë në paqe shpirti i tij  fisnik e atdhetar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bedri Tahiri: Ra që të mos binte Juniku Albert Vataj: Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi Xhavit Çitaku: Veprimtari Xhavit Çitaku me aktivitetin përmbajtësor shpirtëzoi legjendën e krenarisë së mërgatës shqiptare në Suedi Sadik Bejko: Musine Kokalari, ikonë e opozitës antikomuniste, shkrimtarja e parë e letrave shqipe Kolec Traboini: E kam takuar Skënder Dajën Ndue Dedaj: Imzot Oroshi, Abati i shqiptarëve të Amerikës Agron Tufa: Havzi Nela apo vrasësit e tij Albert Vataj: Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër Albert Zholi: A është ende ilegal në Shqipëri Arvanitasi më i Madh i shekullit XX Aristidh Kolia? Albert Vataj: Martin Camaj, një vullnet qiellor që na shpërbleu me urtësi dhe zemërbardhësi Albert Vataj: Sot në përvjetorin e lamtumirës së poetit të kushtrimeve lirike, Ali Podrimja Albert Vataj: Si u shuan në Shkodër më 17 korrik 1915, rilindasi Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qulli Lekë Mrijaj: Një reflektim ne 150 vjetorin e lindjes së at’ Shtjefën Gjeçovit Fran Gjoka: Profesor Vehbi Hoti, intelektuali i vlerave të mëdha Vilhelme Vrana Haxhiraj: Nderim e mirënjohje në kujtim të shkencëtarit elitar Aristidh Kola! Gëzim Bullaku: Nexhip Alpan, dijetar, albanolog dhe atdhetar nga Turqia Jahja Drançolli: Viktor Karpaçi, një nga personalitetet më të mëdha të Shkollës Arbërore të Venedikut Albert Vataj: Agim Doçi, ikja e pakohë e një bardi Hysen Ibrahimi: Prenkë Gjetaj, luftëtar në shërbim të çështjes së Lëvizjes Kombëtare, kundër prapambetjes dhe injorancës Hivzi Muharremi: In Memoriam - Rexhep Ferri

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora