Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kujtojmë sot ditëlindjen e shkencëtares së parë shqiptare, Sabiha Kasimati, Nderi i Kombit

| E diele, 15.09.2024, 06:56 PM |


Kujtojmë sot ditëlindjen e shkencëtares së parë shqiptare, Sabiha Kasimati, Nderi i Kombit. Ishte vëtëm 39 vjeç kur u ekzekutua pa faj dhe gjyq me urdhër të diktatorit

Nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991

Studiuese e florës së ujrave të embla të Shqipërisë vepër që u tjetërsua dhe iu mohua publikut deri në vitin 2017.  

Përmes përpjekjes së AIDSSH, familjarëve dhe dashamirëseve , Ambasadës Italiane është siguruar studimi  i saj shkencor në mbrojtjen e doktoraturës "Peshqit e Shqipërisë".  Në dokumentat e Arkivës lexohet për  qëndrimin dinjitoz dhe të  qartë në hetuesi.

Sabiha Kasimati lindi më 15 Shator 1912 në Edrene (Adrianopol) të Turqisë evropiane. Prejardhjen e saj e kishte nga Libohova, dhe në vitin 1927 sëbashku me familjen u kthye në atdhe.Ajo u vendos në qytetin e Korcës ku kreu Liceun Kombëtar duke qenë e para vajze.  Më pas punoi si mesuese në shkollën femërore të Korçës dhe në shkollën e mesme bujqësore amerikane t? Kavajës (1931-1936)

Në vitin 1936 filloj studimet e larta për biologji në Universitetin e Torinos , dhe në vitin 1941 mbrojti doktoratën dhe u kthye në atdhe, ku punoi si mësuese e biologjisë në Institutin Femëror Nëna Mbretëreshe në Tiranë (1941-1945).

Në vitin 1946 filloi punë si kërkuese shkencore në Institutin e Studimeve ku u mor me studimin e peshqëve të Shqipërisë, si dhe botoi artikuj shkencore në revistën “Buletini I Institutit të Shkencave” ku dhe qe nismetare e themelimit e Muzeut te Shkencave.

Më 20 Shkurt të vitit 1951, u arrestua, bashke me 21 persona të tjerë, lidhur me te ashtuquajturin incident te bombës në Ambasadën Sovjetike.

U pushkatua pa u gjykuar më 26 Shkurt 1951.

Ne 8 mars 2018, AIDSSH i propozoi Rektoratit te UT, qe Muzeut te Shkencave ti vihet emri Sabiha Kasimati, vendim qe u morr unanimisht nga Senati i UT.

Gentiana Sula Faqja Zyrtare Muzeu I Shkencave Te Natyres