E hene, 29.04.2024, 04:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: “Ama dorën”, film i fuqishëm

E hene, 19.01.2009, 10:13 PM


“Ama dorën”,  film i fuqishëm

Nga Ilir Muharremi*

Një film simpatik, me një kuptim të thellë, do të thosha ishte filmi “Ama dorën” i regjisorit Ismet Sjarina. Tema ishte shumë prekëse, madje në disa çaste edhe rrëqethësë, që prekte kulmin e absurdit dhe të cmendurisë. Droga dhe varshmëria ndaj saj, e halucinacionet, dhe një botë e pa kuptimtë bukur mirë ishin të shpjegueshme nga aktorët që na japnin këtë imazh prekës e që nganjehrë kalonte edhe ne kulminacion. Në këtë film i cili ka kushtuar siç është përmend në shumë media 80 mijë euro, mund të veçoj Besfort Dakën dhe Vedat Haxhiislamin, të dy aktorët kanë bërë role të mrekullueshme. Daka luante një person të varur nga droga, i cili tërë kënaqësin e gjente tek pluhuri i saj, kurse Haxhiislami një borxhli të cilit i kish borxh një shumë të majme parash. Daka, ka arritur të shpengoj botën e brendshme të një narkomani, iluzionet e përtejme, madje edhe në disa raste ai bëlbëzonte kur fliste. Rolin e kishte ndërtuar mrekullisht, duke nisur nga psikologjia e deri tek ana e jastme e këtij personazhi. Në disa momente, ai të fuste thellë në ngjarje, sa që nganjëherë ti bëheshe pjesë e saj, ose një fëmijë që vazhdimisht kërkon përgjije, e që përgjigjen nuk mund ta gjeje. Kjo është bota e një narkomani të cilit gjunjët i dridhen nga frika dominuese. Bukur mirë e lunate frikën Daka. Kurse HaxhiIslami, borxhlin i cili përdhunon dhe vazhdimisht fyen. Ndërsa, Blerim Gjoci, skenarist, producent dhe aktor i këtij filmi, më shumë u dëshmua si aktor se si skenarist. Figura e tij me floktë të bardha, bukur bindës ishte që nga fillimi i filmit e deri ne fund. Ka arritur ta mbaj atë sinqeritetin e thellë prej aktori. Në cdo moment të filmit ishte bindës. Ndërsa, turma e aktorëve të tjerë ishte në një nivel pothujase improvizues, duke përjashtuar prindërit e Dëkës Bislim Mucajn, i cili vazhdimisht shikonte ekranin televiziv. Djali i tij vazhdonte të merrej me një jetë të pa kuptimtë. Vetëm në fund të filmit ai merret me të, përpiqet ta kthen në jetë, gjë që e arrin. Ndërkaq, do ta vecoja edhe rolin e aktores Vjosa Shala, të cilin e kishte realizuar në mënyrë brilante. Ajo me plotë bindje ishte futur në botën e narkomanëve, për shkak mungesës së parasë, ajo shfrytëzon trupin e saj si një prositut, të cilën mjaftë bindshëm e bënë. Përdhunohet nga Haxhiislami, torturohet deri në ekstrem ku edhe vdes.

Shumë skena më kanë pëlqyer, do të doja ta veçoja një skenë surreale: Në momentin kur turma e narkomaneve futen në një dhomë, duken tejet të vogël krahas më mobilet e dhomës. Këtu regjisori ka bërë një lojë shumë të madhe sureale e cila depërton thellë në mendjen e spektarotit. Ky është një moment tejet i vecnatë që rrallë e e pothujese hic nuk e kam parë në filmat Kosovarë. Sjarina, lirisht mund të them se radhitet në rangun e regjisorëve ndërkombëtar, që trajtojnë tema reale, me estetikë të thellë artistike. Ndërkaq, efektet nganjehrë bëheshin të tepërta, por nuk e humbasëshin atë lidhëshmërin dhe bindjen.

Vija dramaturgjike ishte krijuar tejet mirë dhe plot pedanteri. Në asnjë moment nuk devijonte në pakuptimësi, por pjesë lidhëse e ngjarjes.

Skenografia ishte e pasur dhe përshtatej me ngjarjen, i ngjante filmave bashkëkohor, pikërisht kështu duhet krijuar cdo skenograf. Ndërsa, “garnitura” e aktorëve të tjerë, nuk ishin të thelluar në role aq sa duhet, përpiqeshin me mish e shpirtë ta zgjojnë atë të fjeturen e cila në të vërtet  ju kishte fjetur, por asnjehrë nuk ju zgjonte. Kushtrim Sheremti, kishte bërë një rol fantastikë, i cili kishte mjaftë lojë të kufizuar, por mjeshtërishit kishte arritur të lirohet nga muret e larta. Edhe pse gjatë një pjese të madhe te filmit ai ishte ulur në një krevat, tregonte shumë, me figurën e tij. Në asnjë moment nuk ishte statikë apo monotonë, por dinamikë dhe konkret, e kjo është mjeshtëri e aktorit të kufizuar, nga grilat të nxjerrë shumë. Kuadrot ishin “thithur” mirë, tamam sikurse një duhanxhi i cili nuk ka pirë cigare me ditë të tëra, e kur e thit tymin e parë, ai në të vërtetë e përjeton. E i tërë filmi ishte një përjetim, jo vec individual, por edhe kolektiv. Një film shumë real, që tregon anën negative të drogës, mundimet e saja që në disa raste përfundojnë edhe me vdekje. Mesazhi dhe ideja ishte shumë e qartë, në një anë përfundon me vdekje – ana negative, kurse në anën tejtër, me shërim  - ana pozitive. Shërimi kërkon përkrahje familjare dhe të afërme të tjerë, kurse kalon në mundime të tmerrshme të cilat i përballon personazhi i prekur nga kjo errsirë e tmerrshme. Mendoj se, të ishin disa skena më të shkurtra, filmi do të ishte më i fuqishmë, edhe pse , regjisori është dëshmuar tejet i mrekullueshmë dhe magjikë. Lirisht mund të them, se filmi që ka tematikë varshëmrinë nga droga, deri më tani është realizuar më së miri tek ne në Kosovë. Sjarina ka aritur të futet në shumë realitete të fshehta që ndodhin, por pikërsiht kjo është qëllim i një artisti të madh. Andaj, unë aspak nuk jam i zhgënjyer me filmin, por i kënaqur tërësisht, si në lojë, vijë dramaturgjike dhe regji, kam vërejte vetëm  paska në skenar, ka mundur të jetë më i mirë në shumë raste, por ka arritur t’ia dal me ndihmën e regjisë.

*Autori është magjistër i dramës



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora