E hene, 29.04.2024, 02:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”në Gjilan shënoi 8- Vjetorin e themelimit

E shtune, 17.01.2009, 05:29 PM


KLUBI I GAZETARËVE “BEQIR MUSLIU” NË GJILAN SHËNOI TETË VJETORIN E THEMELIMIT

Nga Demir KRASNIQI

 Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”në Gjilan, ditën e shtunë, më 17 Janar 2008, shënoi 8- Vjetorin e themelimit, të punës dhe të sukseseve të tij.
 Në këtë solemnitet të rastit, i cili u organizua në ambientet e Hotelit “Kristal” në Gjilan, pos familjarëve të shkrimtarit Beqir Musliu dhe të shumë qytetarëve – adhurues të fjalës së shkruar publike , morën pjesë shumë gazetarë të mediave të shkruara dhe elektronike nga mbarë Kosova.
 Këtë manifestim të fuqishëm kulturor e medial e bënë edhe më madhështor me praninë e tyre: veterani i gazetarisë kosovare dhe shkrimtari i mirënjohur, Ramiz Kelmendi, Ministri i MTPTK-së, z. Fatmir Limaj, veterani i gazetarisë dhe publicisti i dalluar Halil Matoshi, përfaqësuesi i shqiptarëve nga Komuna e Medvegjës – Rexhep Abazi, e shumë figura të spikatura të penës dhe publicistikës kosovare.
 Manifestimin e shpalli të hapur z. Musa Sabedini, Kryetar dhe Themelues i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan, i cili pas përshëndetjes së mysafirëve të pranishëm, foli për punën, kontributin dhe sukseset e arritura 8- vjeçare të këtij Klubi, i cili ka shënuar rezultate të lakmueshme gjithandej Kosovës dhe Maqedonisë.
 Z. Sabedini, ndër të tjera, theksoi rolin e shumë dobishëm të këtij Klubi, i cili pos informimit të shpejtë , të guximshëm dhe real, ishte  një shtëpi dhe adresë e gazetarisë së pasluftës, sidomos në Gjilan dhe Anamoravë. Pra, ishte një ombrellë e gjithë gazetarëve të regjionit të Gjilanit dhe më larg. Sukseset e mëdha të këtij Klubi, nuk do të ishin ato që janë, sikur të mos ishte edhe përkrahja maksimale e qytetarëve të Gjilanit.
 Përgëzime, urime dhe përshëndetje të përzemërta për punën , kontributin dhe sukseset e Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan, me nga një fjalë rasti, ua përcollën: Ministri Fatmir Limaj, Ramiz Kelmendi, Rexhep Abazi (në emër të shqiptarëve të Medbegjës), Islam Zuzaku, në emër të Kryetarit të KK të Gjilanit, Ismet Hashani, toger, në emër të Policisë së Kosovës e të tjerë.
 Në kuadër të shënimit të këtij përvjetori, K. G.”Beqir Musliu”,  dha  çmimin për gazetarin e vitit 2008 , shpalli personalitetet e vitit 2008 dhe nderoi me  mirënjohje speciale  doajenët e gazetarisë kosovare.
Çmimi “Personalitet i vitit 2008” iu dha Ministrit të MTPTK-së, z. Fatmir Limaj.
Në fushën e biznesit, biznesmeni më i suksesshëm i vitit 2008, u  shpall z. Akan Ismajli, përfaqësues i IPKO- netit .
Nga lëmi i bujqësisë u shpërblye z. Sylejman Deshishku, pronar i Mullirit dhe Furrës “Kualiteti” në Gjilan, i cili u lavdërua publikisht se ka ndihmuar shumë bujqësinë, të varfrit dhe në veçanti ka ndikuar në uljen e çmimeve të bukës për  konsumin e qytetarëve.
Çmimi “Gazetari i vitit 2008”, iu dha korrespondentit të BBC- së, z. Arbër Vllahiu .
Çmimi për guxim dhe mendim kritik, iu dha gazetarit të “Expresit”, veprimtarit, analistit dhe publicistit Halil Matoshi.
Me një “Mirënjohje Speciale” u nderua veterani i gazetarisë kosovare,  shkrimtari dhe  publicisti  Ramiz Kelmendi.
Po ashtu, me  “Mirënjohje Speciale”, u nderua edhe doajeni i gazetarisë kosovare e në veçanti i asaj të Anamoravës, z. Hasan Bunjaku, i cili këto ditë edhe u përcoll në pension.
Vlera të posaçme artistike këtij Manifestimi, i dha moderatorja dhe gazetarja entuziaste Kaqusha Kamberi, me një diksion të pastër dhe modelim artistik, ashtu si që e kërkojnë manifestimet e këtilla.
 Në fund të Manifestimit, Organizatori shtroi koktej rasti për të gjithë mysafirët e pranishëm në Hotelin “Kristal” të Gjilanit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora