Kulturë
Vjolinistja Anila Kraja pjesmarrese ne ”Gala Concert”– St.Gallen-Zvicer
E premte, 16.01.2009, 07:27 PM
Lindur në Tiranë, diplomohet në Akademinë Arteve të qytetit të saj të lindjes me rezultate të shkëlqyera. Më vonë emërohet violiniste pranë Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku punon për 7 vjet dhe njëkohësisht është docente e jashtme e violinës në Akademinë e Arteve të Bukura.
Transferohet në Itali në vitin 1994 ku ndjek kursin tre vjeçar të specializimit pranë Akademisë “Umbra” në Perugia në klasën e prof. E.Perpich dhe në Akademinë “Chigiana” në Siena pranë prof. R.Brengola. Zhvillon një aktivitet artistik të dëndur jo vetëm ne Itali por edhe në Evropë, USA dhe Kanada, duke përfaqësuar artin dhe kulturën shqiptare me dinjitet.
Për merita artistike, në vitin 2004 i akordohet në Romë çmimi ndërkombëtar “Ciociaria” me motivacionin: “Arti, virtuozizmi, por mbi të gjitha shpirti i saj që ndjejmë të vibrojë nëpërmjet telave të violinës, karakterizon figurën e kësaj artisteje…, që përçon artin e saj në teatrot dhe festivalet më të shquara të botës.”
Për meritat e saj si koncertiste, që prej katër vjetësh është bashkëpunëtore e ngushtë e FAO-s, për organizimin e koncerteve në mbështetje të projekteve FAO-Telefood përkrah Ambasadërëve të kësaj organizate si: Gina Lollobrigida, Carla Fracci, Andrea Becelli, AlBano, etj.