E enjte, 01.05.2025, 02:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Frano Lufi (bass) pjesmarres ne ”Gala Concert”– St.Gallen-Zvicer

E enjte, 15.01.2009, 08:37 PM


 

Frano Lufi,  kengetar lirik (bas) ka lindur ne Shkoder dhe studimet e tij i ka kryer në Konservatorin Shtetëror të Tiranës (sot Akademia e Arteve të Bukura). Karriera e tij nis në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës dhe mbas vitit 1990 ai vendoset ne Itali, ku ndiqet artistikisht nga agjensi te rendesishme e ku ushtron profesionin e tij ne teatrot me te rendesishem te Italise e te shteteve te tjera.


Frano Lufi është fitues i konkurseve internazionale “Enesco”e “Viotti”

Emri i tij  mbulon  role  te operave  të medha siç jane:

“Cenerentola”, “Falstaff”, Berberi i Seviglies”, “ Aida”, “Norma”, “La Boheme”, Ballo me Maska” , “Lucia di Lammermoor”, “Rigoletto”, “Sonnambula”, “Don Giovanni”, “Nabucco” “ La Waly”,”Trovatore”etj. Ndër teatrot në të cilat ka kënduar ai mund të përmënden, Arena e Verones, ”Fenice” e  Venezias (Itali), teatri i Bernës (Zvicer), Teatri i operas në Rome,  Oslo,  teatri “Bellini” në Catania të Italisë, në ”Grand Théâtre” të Gjenevës, ”San Carlo” të Napolitt,  në Seul të Koresë së Jugut, në teatrin ”Regjio” të Torinos, San Pieterburg,  Tokyo, New York , Amsterdam, Zurich etj

.

Kohët e fundit, i ftuar në ” Teatro Bellini” të Catania-s, ka kënduar rolin e Orovezos ne operën “Norma”.

Pikerisht ne kete qytet ka lindur edhe Vincenzo Bellini , kompozitori i kësaj opere e per kete fakt, interpretimi i këtij roli ka një vlerë të jashtëzakonshme.


Më 10 Prill 2008,  Frano Lufi debuton në Teatrin ”Scala” të Milanos me operën “Adriana Lecovreur” të kompozitorit Francesco Cilea, ne rolin e Princit Boullion. Këtë rol, basi Frano Lufi e ka kenduar edhe here te tjera në kompaninë e këngëtarëve me famë botërore si, José Carreras, Katia Ricciarelli, Peter Dvorskij, Elena Obrazova,  e nën drejtimin e dirigjentit Richard Bonynge.


Ne teatrin « Scala » të Milanos ka kënduar pranë Daniela Dessi-t (soprano) në rolin e Adrianes, Fabio Armiliato (tenor), Carlo Guelfi (bariton) e Luciana D’Intino (Mezzo-soprano) dhe nën drejtimin e maestro Stefano Ranzani-t.


Gazetat italiane shkruajnë për këtë solist lirik shqiptar: ”Frano Lufi, që në karrieren e tij është drejtuar nga maestrot me te medhenj te botës, është rritur  artistikisht në një masë të tillë që mund të konsiderohet ndër zërat më të  rëndësishem të lirikës kombëtare (italiane sipas tij ) e ndërkombëtare, nga ana tjetër”.


http://kosova.albemigrant.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx