E hene, 29.04.2024, 08:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Pjanistja Dania Bytyqi pjesmarrese ne ”Gala Concert”– St.Gallen-Zvicer

E shtune, 17.01.2009, 02:45 AM


 

Lindur në Shqipëri (Tiranë) në vitin 1986, në një familje artistësh, Dania Bytyqi fillon studimet e pianos në një moshë shumë të re, pa mbushur ende 5 vjeç. Për herë të parë ajo ngjitet në skenë një vit më vonë (pra në moshën 6-vjeçare) dhe një vit më vonë regjistron recitalin e saj të parë në Televizionin Shtetëror shqiptar (RTSH), në moshën 7 vjeçare.

Midis viteve 1992-1997, ajo merr pjesë në shumë  festivale të instrumentistave të rinj dhe në vitin 1995 (në moshën 9 vjeçare) ajo fiton Cmimin e Parë të Konkursit Kombëtar të instrumentistëve të rinj të Shqipërisë.

Në vitin 1997, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ajo vendoset në Zvicër, së bashku me familjen e saj. Është pikërisht ky moment që shënon fillimin e karrierës së saj jashtë Shqipërisë.
 
Ajo jep koncertet dhe recitalet e saj të para si soliste, e shoqëruar nga Orkestra e Konservatorit të Neuchâtel-it në moshën 11 vjeçare dhe të njëjtin vit (1997) ajo fiton Cmimin Special të JurisëKonkursin Nacional Zviceran të instrumentistëve dhe merr pjesë në mbrëmjen finale, ku interpreton si fëmijë në mesin e instrumentistëve të rritur.
Në vitin 1998, Gazeta « Express » e Neuchâtel-it e cilëson « Enfant prodige » (fëmijë gjenì),  në artikullin që shkruan për koncertin e orkestrës, ku ajo interpreton si soliste.

Danja Bytyqi ka dhënë shumë koncerte të tjera në Shqipëri, Zvicër, Itali, Belgjikë e Francë. Ajo merr pjesë shpeshherë në koncerte humanitare të organizuara nga ASED-i (Zvicër).
Si nxënëse e preferuar e dy prej pianistëve më të shqur te epokës  Paul Badura Scoda (Vienë, Austri) dhe Luis de Moura Castro (USA), këtë vit ajo përgatit diplomën e solistit nën drejtimin e pianistit të shquar Paul Cocker, i cili ka patur fatin të jetë edhe pianisti personal i violinistit më të madh të të gjitha kohrave, Yehudi Menuin.

http://kosova.albemigrant.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora