E hene, 29.04.2024, 05:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Çka është skulptura moderne?

E premte, 16.01.2009, 09:12 PM


Çka është skulptura moderne?

Nga Ilir Muharremi

Dikur mjeshtrit e mëdhenj të skulpturës thoshin se skulptura është një art i kufizuar tredimezional. Mirëpo, sot këto kufij janë rrënuar kur bëhet fjalë për diçka artistike. Vetëdija e artistit ka filluar të mos njohë kufij ti kapërcej horizontet e pa shkelura që dikur ishin vetëm ëndrra premtuese. Prej shumë kritikëve botëror, madje edhe shqiptarë arti i skulpturës më nuk është figurativ apo ndonjë formë e pastër, ajo ka filluar të zëvendësoj hapësirën tonë të bëhet një formë kryesore në hapësirë. Po e përsëris se skulpturë është çdo gjë që ekziston si formë në hapësirë, mirëpo ajo tashmë nuk është e kufizuar, por e lirë mund të vendoset gjithkund. Skulptura sa është objektive në të njëjtën kohë është edhe subjektive, mirëpo e ndryshueshme.

Sot, çdo skulptor kosovar është i lirë nuk është i kufizuar prej vendit të vet sikur që ishin dikur mjeshtrit e mëdhenj. Shumë pyetje ekzistojnë për skulpturën, por pak përgjigje. Pyetje bezdisëse me vite të tëra si p.sh nga kemi ardh ne dhe ka po shkojmë? Në fund do të fitojnë vetëm pyetjet. Përgjigjet do të mbesin vetëm një mister i mbështjellur me vello në kohë.

Çka është skulptura sot? Mirëpo, edhe kjo më nuk do të jetë e rëndësishme. Por, cila është detyra kryesore e një skulptori? Pasi që skulptori bart me vete epitetin artist dhe ai kur krijon një objekt, formë apo një shtatore gjigante, ai duhet ti shtoj kujdes shumë anës estetike ngase shquhet artist hyn në hirearkin e artistëve. E në ditët e sotme estetika mungon shumë. Ata dinë të flasin për estetikë, por nuk e praktikojnë. A ekziston tek ne në Kosovë skulptura moderne? A ka vesh ndokush për skulpturën moderne? Për t’ia dhënë përgjigjen kësaj pyetje nuk është shumë vështirë sepse skulpturat  tona ende janë të spërkatura nga pluhuri i tradicionales. Moderniteti mbetet i vetmuar dikund i humbur në hapësirë. Çka do të thotë moderne? Me shekuj të tërë modernia paraqitet si një mur  ndares mes tradicionales . Ajo më shumë i përkushtohet formave të reja të cilat janë të thelluara në mendje dhe në bashkëkohore. Shumë skulptorë të mëdhenj botëror pa marr parasysh që shquheshin si modern në veprat e tyre jeton diçka tradicionale si p.sh në skulpturat e Henry Moores, Naum Gabo e shumë të tjerë ka përzierje mes tradicionales. Ndërkaq, veprat e skulptorit të famshëm kosovar Agim Çavdarbashës janë sublimate skulpturale të formave primare të jetës. Përpunimi mjeshtëror i formës skulpturale ofron lexueshmërinë e poetikës dhe pulsimimin e boshteve strukturale të formës të sjellë në shenjë dhe simbol të pastër pamor tredimensional. Ky skulptor tashmë i ndjerë është pionier i skulpturës moderne.

Nëse provojmë të bëjmë pyetje për skulpturën ne duhet prapë të kthehemi në kohë. Ku është fillimi i gjithçkaje? Zbrazëtira? Kaosi? Gjithësia? E shumë probleme të tjera.... Përgjigja mbetet në gjumë....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora