E enjte, 01.05.2025, 06:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Faerno: Mbi varrin e Skanderbeut

E premte, 16.01.2009, 08:53 PM


MBI VARRIN E SKANDERBEUT

Nga poeti Venedikas, Faerno, 1531.

(Perktheu nga origjinali  latinisht, Lek Pervizi)

Disfatat e turqeve, tmerri i osmanllijve,
mbrojtja e Epirit; dergjen ne ate varr
ku pushojne eshtnat e Gjergjit te pathyeshem.
 
Tashma trupi i heroit i coptuem humbi,
gjymtyret e tij u shperndane anembane,
kockat e thermueme moren dhene,
pa gjetun pushim as ne ftohtesine e vdekjes.
 
Kur mbylli ditet e veta edhe vdiq,
duke braktisun mbretnine e bukur t’atit,
qe e kish mbrojtun kaq here me nder,
turqit e pameshirshem pushtuen gjithe vendin.
 
Atehere e nxoren trupin fisnik te heroit,
eshtnat, nga mermeri qe i  mbante brenda.
Secili shkeputi nje ashkel te vogel kocke,
sikur te permbante force e zjarr betejash,
qe t’u jepte fuqi te mbinatyrshme.
 
Prandaj, ate  vleresim qe u jepte njerezve
nje varr te lavdishem, koha  ia mori atij
dhe ia dha anmikut si hajmali te shenjte.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx