| E shtune, 17.01.2009, 02:45 AM |
Lindur në Shqipëri (Tiranë) në vitin 1986, në një familje artistësh, Dania Bytyqi fillon studimet e pianos në një moshë shumë të re, pa mbushur ende 5 vjeç. Për herë të parë ajo ngjitet në skenë një vit më vonë (pra në moshën 6-vjeçare) dhe një vit më vonë regjistron recitalin e saj të parë në Televizionin Shtetëror shqiptar (RTSH), në moshën 7 vjeçare.
Midis viteve 1992-1997, ajo merr pjesë në shumë festivale të instrumentistave të rinj dhe në vitin 1995 (në moshën 9 vjeçare) ajo fiton Cmimin e Parë të Konkursit Kombëtar të instrumentistëve të rinj të Shqipërisë.
Në vitin 1997, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ajo vendoset në Zvicër, së bashku me familjen e saj. Është pikërisht ky moment që shënon fillimin e karrierës së saj jashtë Shqipërisë.
Ajo jep koncertet dhe recitalet e saj të para si soliste, e shoqëruar nga Orkestra e Konservatorit të Neuchâtel-it në moshën 11 vjeçare dhe të njëjtin vit (1997) ajo fiton Cmimin Special të Jurisë në Konkursin Nacional Zviceran të instrumentistëve dhe merr pjesë në mbrëmjen finale, ku interpreton si fëmijë në mesin e instrumentistëve të rritur.
Në vitin 1998, Gazeta « Express » e Neuchâtel-it e cilëson « Enfant prodige » (fëmijë gjenì), në artikullin që shkruan për koncertin e orkestrës, ku ajo interpreton si soliste.
Danja Bytyqi ka dhënë shumë koncerte të tjera në Shqipëri, Zvicër, Itali, Belgjikë e Francë. Ajo merr pjesë shpeshherë në koncerte humanitare të organizuara nga ASED-i (Zvicër).
Si nxënëse e preferuar e dy prej pianistëve më të shqur te epokës Paul Badura Scoda (Vienë, Austri) dhe Luis de Moura Castro (USA), këtë vit ajo përgatit diplomën e solistit nën drejtimin e pianistit të shquar Paul Cocker, i cili ka patur fatin të jetë edhe pianisti personal i violinistit më të madh të të gjitha kohrave, Yehudi Menuin.
http://kosova.albemigrant.com