E hene, 29.04.2024, 04:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Urime nga Bukureshti për Presidentin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro/Amerikanë!

E shtune, 17.01.2009, 07:30 PM


Adnan Mehmeti
Adnan Mehmeti
I nderuar Zoti Adnan Mehmeti,
 
Në emër të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksisë së revistës Shqiptari, në emër të shpirtit shqiptar në diasporë, Ju shprehim përgëzimet e përzemërta për nominalizimin Tuaj si President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro/Amerikanë.
Këtë mesazh të sinqetë ia bashkangjesim përgëzimeve që Jua transmetoi Raimonda Moisiu përmes Art-Cafesë, në emër të saj dhe në emër të familjes së saj, duke Ju shprehur urimet më të mira për këtë detyrë fisnike që e morët në supet Tuaja, si dhe vlerësimet që ua ka bërë Zoti Gjekë Marinaj. Këtë nominalizim të lartë e vlerësojmë edhe ne si shprehje e respektit dhe nderimit për kontributin Tuaj në fushë të letrave shqipe. Urimet tona ndërlidhen me dëshirat e përzemërta për mbarësi shëndetsore, familjare, shoqërore dhe suksese të reja në krijimtari.
 
Me Respekt të përzemërt,
Baki Ymeri,
kryeredaktor i revistës Shqiptari.
(Bukuresht, 17 Janar 2009)

 
Adnan Mehmeti (Kosovë/SHBA)

U lind me 15 korrik 1964 në Luginën e Preshevës. Studimet i kreu në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Nga viti 1995 jeton dhe krijon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është anëtar i Shoqatës së Poetëve Amerikanë, Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro/Amerikanë dhe PEN Qendra Amerikane. Poezia e tij është përkthyer në anglisht, spanisht dhe rumanisht dhe e përfshirë në antologji të poezisë angleze Labours of love (Londër, 2005), antologji të poezisë amerikane: Touch of tomorrow, 2004, The best poems and poets of 2004, 2005 dhe antologji të poezisë shqipe Perëndim i malluar, antologji me poezi të poetëve shqiptarë në Amerikë (Tiranë, 2006), antologjinë poetike Zemra prindërore, Tiranë, 2008, antologjinë Çelësi i shpirtit, Bukuresht, 2009. Adnan Mehmeti është fitues i disa çmimeve kombëtar dhe ndërkombëtar  në letërsi. Bibliografi letrare: Bota e mendimeve (aforizma, 1996), Diellin e kam futur në xhep (poezi, Tiranë, 2001), Ikje nga vetmia (poema, Dallas, 2004), Leave the door open (poezi në anglisht, Dallas, 2005), Gjekë Marinaj më shumë se poet



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora