| E shtune, 17.01.2009, 07:30 PM |
![]() |
Adnan Mehmeti |
U lind me 15 korrik 1964 në Luginën e Preshevës. Studimet i kreu në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Nga viti 1995 jeton dhe krijon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është anëtar i Shoqatës së Poetëve Amerikanë, Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro/Amerikanë dhe PEN Qendra Amerikane. Poezia e tij është përkthyer në anglisht, spanisht dhe rumanisht dhe e përfshirë në antologji të poezisë angleze Labours of love (Londër, 2005), antologji të poezisë amerikane: Touch of tomorrow, 2004, The best poems and poets of 2004, 2005 dhe antologji të poezisë shqipe Perëndim i malluar, antologji me poezi të poetëve shqiptarë në Amerikë (Tiranë, 2006), antologjinë poetike Zemra prindërore, Tiranë, 2008, antologjinë Çelësi i shpirtit, Bukuresht, 2009. Adnan Mehmeti është fitues i disa çmimeve kombëtar dhe ndërkombëtar në letërsi. Bibliografi letrare: Bota e mendimeve (aforizma, 1996), Diellin e kam futur në xhep (poezi, Tiranë, 2001), Ikje nga vetmia (poema, Dallas, 2004), Leave the door open (poezi në anglisht, Dallas, 2005), Gjekë Marinaj më shumë se poet