E premte, 25.07.2025, 08:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Pjanistja Edlira Dedja drejtuesja e ”Gala Concert”– ne St.Gallen-Zvicer

E diele, 18.01.2009, 11:45 AM


 

(Salla ne St.Gallen-Zvicer ku te premten me 06.02.2009 ora 20.00 do te bahet Koncerti)


Pjanistja Edlira Dedja lindur në Tiranë, në moshën 17 vjeçare ajo dallohet në Festivalin Ndërkombëtar « Chopin » si interpretuesja më e mirë e Koncertit të parë për piano e orkestër në Mi mineur të F.Chopin dhe merr Cmimin e Parë të Interpretimit me përgëzimin e Jurisë.


Së shpejti ajo nis karrierën e saj skenike gjatë viteve të studimeve dhe merr pjesë si soliste në festivale të ndryshme dhe konkurse nacionale. Në njërin prej tyre, në vitin 1985 ajo fiton edhe Cmimin e Parë të shoqërimit operistik « lieder et d’opéra ».


E diplomuar në Konservatorin e Shtetit të Tiranës (sot, « Akademia e Arteve të Bukura »), Edlira Dedja nis karrierën e saj të solistes dhe Konzertmaestres pranë departamentit të solistëve të Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit në Tiranë, i cili e angazhon menjëherë. Që prej asaj kohe, ajo e ndan aktivitetin e saj midis skenës dhe mësimdhënies.


Në Zvicër, që prej vitit 1996, ajo jep mësim piano në Konservatoret e Muzikës së Neuchâtel-it dhe Gjenevës dhe merr pjesë në vënien në skenë të operave të ndryshme nga kompani operistike zvicerane. Me inisiativën e saj, në vitin 2004, për ta kurorëzuar dhe për t’i dhënë një ngjyrë kombëtare aktivitetit të saj në Zvicër, ajo shkon drejt krijimit të shoqatës kulturore «Opera pa kufij» (Opéra sans frontières), së bashku me shumë artistë të shquar zviceranë, ashtu si edhe me përkrahjen dhe ndihmën e personalitete të njohura të politikës zvicerane.


Qëllimi i kësaj shoqate është jo vetëm kontributi në pasurimin e jetës artistike në Zvicër por edhe të njohë nga ana tjetër, kulturen e vërtetë të vëndit të saj, Shqipërisë si edhe t’i bëjë të njohura vlerat e artit që vijnë nga kulturat e popujve dhe vëndeve të tjera.


http://kosova.albemigrant.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx