E shtune, 09.08.2025, 06:38 PM (GMT+1)

Kerko: a

Albert Vataj: Gëzuar Fitër Bajramin!

E merkure, 10.04.2024, 07:58 PM


Miq, nga mot Gëzuar Fitër Bajramin!

Nga Albert Vataj

Sot, duart e nevojës janë ngritur drejt qiellit për të pranuar shpërblimin e devocionit dhe besimit. Me përulësinë e shërbesës dhe lartësinë e adhurimit, shpreheni me zemër e me shpirt, afrojeni me vullnet dhe gatishmëri, atë që Zoti i mëshirshëm dhe begatues në ju ka hedh si farë tolerance, mirësie dhe dashurie.

Të lumtur qofshi gjithmonë me gazmim dhe harmoni në familje dhe mes shojishojt. Mirësinë e kësaj kremteje marrshi në krejt ditët e rrugëtimit të përditshëm drejt vullnesës së sakrificës dhe devotshmërisë. Ju uroj të jetojë përjetë me ju përkushtimi dhe devotshmëria, bujaria dhe zemërbardhësia, harmonia dhe mirëkuptimi. Përherë e ushqefshi shpirtin dhe zemrën me dhuratën më të shenjtë, atë të bujarisë. Dorën që jep dhe vullnesën e solidaritetit që i bashkon me të skamurit, një plotpushtet e shpërbleftë me çfarë zemra e secilit nga ju zgjodhi të mylmejë dëshirën e gazmimit të atyre syve që shndrisin prej bujarinë që i lumturon.

E pranoftë All-llahu veprën tuaj të sakrificës dhe bujarisë. Me mirësi dhe begati, paqe dhe devocion e shtroftë udhën tuaj të besimit. Fitër Bajrami qoftë një fillim i këndshëm për një jetës më të pastër dhe më me devocion. Secili nga ju ka hapur zemrën dhe shtruar vullnesën e mirë për të ofruar nga vetja gjithçka që e shenjtëron.

Gëzuar qoftë Fitër Bajrami për të gjithë myslimanët kudo që janë, për të gjithë ata që me shembullin e tyre shembin mure ndarës, përtërijnë shpresë dhe llamburitin drita gazmimi në sytë dhe zemrat që ndjehen të mbushur me rrezet e hyjnisë besimit.

Sot është festa e atyre që gjatë një muaji agjërim, triumfuan ndaj dëshirave përmes sprovës së sakrificës dhe përkushtimit, detyresës dhe motivimit.

Mbushni ketë ditë me zemrat e gëzuara, bujarinë e bashkëjetimit, shpërblesën e mirënjohjes dhe secili nga ju do të jetë dëshmitarë i mrekullisë që vjen nga besimi, nga nevoja që ka kjo botë për paqen, bujarinë, mirëkuptimin dhe tolerancën.

Përzemërsisht, Albert Vataj



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Pablo Picasso, gjeniu i sprovave të kurajshme, hovi i shpenguar i sublimitetit në art Albert Vataj: Aleksandër Moisiu - Njeriu është fenomeni më i lartë dhe më i rëndësishëm i botës Albert Vataj: Lotët e dhimbjes biblike në art, "Shkëputja nga Kryqi", një nga kryeveprat e Rogier van der Weyden Albert Vataj: Buzët, petalet drithëruese të epshi, ato që na shpërblyen me shenjtërinë e puthjes Albert Vataj: Biblioteka e parë publike, ku lexoheshin libra të lidhur me zinxhirë Albert Vataj: Historia e malësorit që jetonte në shpellë Albert Vataj: E florinjta dehëse dhe hiret joshëse të grave në pikturën “Një natë vere” të Albert Moore Albert Vataj: Grua, ti je vetë poezia Albert Vataj: Sara Breedlove, si u bë nga asgjëja, gruaja e parë milionere Albert Vataj: Hiri i bukurisë së gruas, liria e magjepsjes që mbeti e “ngujuar” në shkëmb Albert Vataj: Zoti pastë mëshirë për ne! Albert Vataj: History.com - Nënë Tereza, nëna e të braktisurve të fatit Albert Vataj: Sepse ti je grua e adhuruar, nënë shenjtnesh... Albert Vataj: Luigj Gurakuqi ma i epërmi shëmbëllim i kombtarizmës, qytetarisë, dijes dhe përkushtimit Albert Vataj: “Lufta ime për Kosovën” e Rexhep Shahut, është lufta që u bë me fjalë dhe me zemër Albert Vataj: Dashuria si dëshirim epshi Albert Vataj: Rrënjët pagane të 14 Shkurtit, Ditës së të Dashuruarve, ditës së Shën Valentinit Albert Vataj: Dita kur qëlluam Zotin me gurë Albert Vataj: Vaçe Zela, kumbimi i zërit që vazhdon të na magjeps Albert Vataj: Albri Brahusha, një frymë që këputet për të dëshmuar se sa i hollë është filli jetës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx