Editorial
Ndue Dedaj: Arbëreshët, për Skënderbeun në Lezhë
E hene, 04.03.2024, 08:59 PM
ARBËRESHËT, PËR SKËNDERBEUN NË LEZHË…
Vijnë përherë për Heroin Kombëtar, pa protokoll…
NGA
NDUE DEDAJ
Ishin
dhe këtë 2 Mars në Lezhë, jo një e dy, e as katra – pesë, si ndonjë delegacion,
por masivisht, sa nuk i nxë avioni, anija, autobusi. Kur ka ditë të shënuara të
Gjergj Kastriotit - Skënderbeut këndej Adriatikut, ata dyndën “shtëpi për
shtëpi”, më 17 janar, më 2 mars, më 6 maj, jo vetëm në datat biografike të tij,
por dhe ato që lidhën me betejat më të njohura në histori etj. Venë në Lezhë,
në Krujë, në Tiranë, në Vlorë, në Durrës, në Prizren dhe kudo tjetër ku ka
shenja të Heroit, siç është Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit, ku kanë
vënë dhe një gur përkujtimor me mbishkrim.
Ka
gjashtëqind vjet që Arbëreshët e Italisë vijnë te shtëpia e vjetër, votra e
pashuar, gjeneratë pas gjenerate.
Mund
të mungojmë ne, por nuk mundojnë asnjëherë ata. Nuk duan vend në podium, nuk
mbajnë fjalime, thjeshtë shpalosin ngjyrat e gjalla të kostumeve arbëreshe, të
pabjerra, ashtu si fjalët plaka të shqipes së pandërruar, ku shkuan me muaj e
vite për ta studiuar të folmen arbëreshe Martin Camaj, Jup Kastrati, Gjovalin Shkurtaj
etj. Nuk ka asgjë patetike në fjalët e tyre, ka vetëm mall dhe dëlirësi të
origjinës në këngët e vallet.
Nuk
kemi pasur ndonjë “ambasador” tek Arbëreshët, por është gjithsesi njeri,
botuesi i mirënjohur Fatmir Toçi, që ka mbi 15 vjet që shkon e vjen në Kalabri
si në shtëpinë e tij, sa nuk ka komunë, por as fshat që nuk e ka shkelur,
përshkruar e fotografuar. Ai ka botuar dy libra të vëllimshëm, më shumë se një
mijë faqe, duke i nxjerrë arbëreshët nga miti, siç u prinë për atje dhe
kolonive të piktorëve, që i organizon vetë. Shoqëron po ashtu grupe arbëreshë
për binjakëzime me bashki shqiptare etj. Dhe nuk ndihet për atë që bën me dhe
për Arbëreshët, veti kjo e njerëzve të shquar, që nuk bëjnë asgjë për t’u
duartrokitur në publik, por sillen si në një mision.
Lezha
e kremtoi me plot dinjitet 580 - vjetorin e Kuvendit të Besëlidhjes, nën
kujdesin e Bashkisë, si dhe të institucioneve të tjera shtetërore e shoqërore,
që kur i harmonizojnë punët – dhe e bëjnë gjithnjë në ngjarjet kulturore -
ngjajnë si një orkestër e mirë.
Thamë
se Arbëreshët nuk presin ftesë, pasi për ta ftesë është vetë kujtesa e
madhërishme e Skanderbegut - ajo është kthyer në një institucion për ta, ku jo
rastësisht ka buste të tij në çdo vend ku ata rrojnë. E megjithatë i ka ftuar presidenti
e Republikës, kryeministri në samitin e diapsorës, kryetari i Bashkisë së
Tiranës, pa bërë fjalë për Lezhën, që e bën këtë gjë rregullisht prej të paktën
7 vitesh.
Historiani
Paulin Zefi, njëri nga organizatorët, na thotë se në prillin e vitit 2017,
qendruan për tre ditë në Lezhë arbëreshët, të ftuar nga Bashkia. “Asokohe kemi
sjellë kontingjentin e parë: 4 kryetarë komunash dhe 50 arbëreshë. Më pas, kemi
vijuar traditën çdo vit. Ndërsa duke nisur nga viti 2022 arbëreshët kanë
filluar t’i ftojnë edhe Presidenca dhe Bashkia Tiranë. Më 23 prill do t’i kemi
prapë këtu në Lezhë, ndërsa më 7 shtator jemi ftuar ne të shkojmë atje...”
E
pyesim Paulinin për takimin e përvitshëm të prillit dhe ai na përgjigjet: “Për
arsye se më 23 prill është Dita e Shën Gjergjit, mjëherësh çlirimi i Krujës nga
Rrethimi i Dytë, më 23 prill 1467 dhe vrasja e Ballaban Pashës”.
Kjo
është një qasje e shkurtër e këtij 2 marsi në Lezhë, me fokus arbëreshët.
Arbëreshët tashmë janë kthyer...