Mendime
Sali Berisha: Welcome to monist Albania
E premte, 16.02.2024, 07:55 PM
Welcome to monist Albania
Nga
Sali Berisha
Të
dashur miq, vizita e sekretarit të Departatmentit të Shtetit të SHBA për çdo
vend dhe për më tepër për Shqipërinë është një eveniment shumë i rëndësishëm,
sidomos në këtë periudhë të trazuar për botën dhe rajonin tonë.
Partia
Demokratike promotore kryesore e bashkëpunimit dhe miqësisë midis Shqipërisë
dhe Shtetve të Bashkuara këto 33 vite, e cila futi zyrtarisht Shqiperinë në
NATO, një dekadë e gjysëm më parë, lokomotivë kryesore e proceseve integruese
të Shqipërise në BE mbetet e vendosur të mbeshtesë e pa lëkundur sikundër deri
sot bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve tona dhe çdo përpjekje në
kuadrin e NATO-s, por edhe në rrafshin bilateral të SHBA në për paqen sigurinë
në rajon, Europë dhe me gjerë. Të dashur miq, vizita e sotme e Sekretarit Blinken
është vizita e 6-të e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri. Por kjo është e
para vizitë e një sekretari shteti, pas 33 vite pluralizëm, që fatkeqësisht të
paktën në protokoll ka takime vetëm me Partinë-shtet.
Kjo
për shkak të dhunimit masiv të votes nga qeveria, sot si kurrë ndonjëherë në
historinë e vendit, 95% e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar apo të
zgjedhur i përkasin partisë shtet të Edi Rames.
Së
dyti Edi Rama, aktualisht kryeministri më i korruptuar në Europë për të vënë në
kontroll opozitën në një super Watergate të këtij shekulli korruptoi shefin e
kunderzbulimit te FBI të New York, Charles McGonigal dhe i pagoi atij se paku
225 mije dollar per te manipuluar dosje kunder opozites shqiptare. Dokumentat
deshmojnë se perveç McGonigal, Louis Bladel, Marko Rossini, Edi Rama dhe
mentori i tij George Soros lobuan fort per shpalljen time nongrata, pa prova,
për korrupsion domethensë, 8 vite pasi kisha dhënë dorëheqjen nga çdo funksion.
Ata
e bënë këtë me qëllimin e vetëm që të shuanin zërat që denoncinin fuqishëm mega
aferat korruptive të Edi Ramës lidhjet e tij të tmerrshme me krimin në
Shqipëri, rajon deri tek bosët shqiptarë të Sinaloa të Meksikës, por edhe
denoncimin e mbështetjes nga Edi Rama të projekteve serbo ruse ne rajon si
ndryshimi i kufijve dhe de facto ndarja e Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë.
Ata
e bënë këtë se ne kundërshtuam me forcë projektin e Ballkanit të Hapur që
mbështetetet haptas nga Sergei Lavrov dhe po kaq haptas nga Aleksis Soros si
dhe mbrojtjen hapur të Beogradit nga ana e tij në samite ndërkombëtare për mos
respektimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE ndaj Rusisë. Por me këtë rast dua
t’ju garnatoj miq se ashtu sikundër kam shkruajtur në letren time drejtuar
Sekretarit Blinken në maj të vitit 2021 se ne monentin kur qeveria e SHBA,
agjensitë e saj apo të çdo vendi tjetër do paraqesin një provë apo dokument të
vetëm për të faktuar korrupsionin tim, Sali Berisha largohet perfundimisht nga
politika.
E
vërteta është se pas tre vitesh hetimesh intensive e të shumëanshme qeveria,
drejtësia e kontrolluar prej saj dhe askush tjeter nuk kanë gjetur dot asnjë
provë fakt apo dokument që të fajsojnë Sali Berishën ndaj dhe unë jam sot me
urdhër politik të Edi Ramës, si asnjë lider tjeter opozite nën arrest, por pa
asnjë akuzë dhe me një proces në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare
por edhe të Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut!
Jam
sot me urdher politik në arrest shtepie si person në hetim sepse dhëndri im
Jamarbër Malltezi si njeri nga 510 mijë qytetarë shqiptarë që në vitet
2006-2021 kanë marrë në total me kthim dhe kompensim 1 miljardë e 577 milionë e
400 mijë m2 tokë ka marrë dhe ai në përputhje të plotë me ligjin 410 m2 tokë të
familjes së tij të konfiskuar nga regjimi komuniste 60 vite më parë (1 Link në
fund)
Monizmi
në Shqipëri është i instaluar edhe sepse Edi Rama prej shumë kohësh ju mohon 43
deputetëve të opozitës në Parlament të drejtat themelore kushtetuese. Ai nuk
pranon krijmin e komisioneve hetimore parlamentare për megaferat e tij të mëdha
korruptive PPP e tij. Dubai Cityn e Durresit, Parkun e Butrintit, për
superkandalin e Rama- McGonigal për të cilin ka një gjyq nesër në Washington.
Ai nuk pranon përfaqësuesit e tyre të zgjedhur në komisionet parlamentar dhe me
kontrollin e tij rreptë të tij mbi drejtesinë dhe urdhër publik të tij mban në
arrest shtëpie pa akuzë liderin e partisë më të madhe opozitare duke shndërruar
Shqiperinë, vendin anëtar te NATO-s, në Ugandë apo Tunizinë e Europës. Me këtë
akt Edi Rama vazhdon traditën e babait të tij biologjik ish-zëvendesit të
diktatorit Ramiz Alia që firmoste në gusht të vitit 1988 ekzekutimin e fundit
politik në gjithë Europën Lindore, varjen në litar si kundërshtar politik të
poetit disident Havzi Nela. Për gjithë keto dua te garantoj shqiptaret dhe
miqtë e Shqipërisë në SHBA dhe kudo në botë se opozita shqiptare është sot më e
vendosur së kurrë të rivendosë zgjedhjet e lira dhe pluralizmin politik në
Shqipëri bazuar pikerisht mbi vlerat e lirisë për të cilat sekretari James
Baker foli para 200 mijë shqiptareve 33 vjet me parë.
https://www.sali-berisha.com/