Editorial
Kimete Berisha: Hoxha i pushtuar nga Djalli!
E premte, 29.12.2023, 09:00 PM
Arton Turkaj
Hoxha i pushtuar nga Djalli!
Nga
Kimete Berisha
-
Dhe ju jeni gëzuar kaq shumë që vdiq një djalë i ri, dhe sipas jush ai nuk
vdiq, por atë e vrau Zoti!
-
Se Zoti kur hidhërohet me njerëz, sidomos me shqiptarë - i vret, e tek pastaj i
gjykon.
-
Vdekja është vrasje, sipas këtyre muslimanëve.
-
E, a nuk është vdekja - nevojë!
Jam
e sigurt se vdekja është nevojë! Lodhet njeriu aq shumë, sa e dëshiron vdekjen!
Vdekja
është edhe dëshirë!
Po,
po.
Është.
-
Shpeshherë Zoti sipas jush hidhërohet me fëmijë por nuk hidhërohet me vrasësit
e fëmijëve, atyre vrasësve ua shton ymrin!
-
Sipas muslimanëve, Zoti nuk është hidhëruar me përdhunuesit e 10 mijë grave
shqiptare në luftë, për faktin se asnjëri prej atyre vrasësve nuk është dënuar.
-
A e dini ju se sa gruaja shqiptare është hedhur në bunar për të shpëtuar nga
përdhunimi! A i ka vrarë Zoti ato, apo kanë vdekur...qysh po i bie sipas jush!
-
Zoti juaj ende asnjë vrasës të fëmijëve shqiptarë në luftë nuk e ka vrarë.
As
vrasësit e fëmijëve të Jasharve, asnjërin nuk e ka vrarë Zoti deri sot...
E
pse?
Pse!
Pse
Zoti vret humoristë e nuk vret vrasës!
-
Fol!
-
E kanë gjetur të vdekur, e kanë rrethuar anë e katër anë (Kosovë, Shqipëri e
Maqedoni), dhe qindra mijëra meshkuj muslimanë po e mallkojnë, po e dhunojnë,,
po e pështyjnë, po e kërcënojnë me varr, po ia shajnë nanën, ah, çka s'po i
bëjnë.
-
Se, po të ishe ti njeri i mirë nuk do të kishe vdekur - kështu po i thonë,
njerëzit e fesë!
-
Qe në kënd ka përfunduar feja e besimi!
Në
shqiptarë që i ka tërbuar padija!
Se
padija të tërbon kështu qysh i ka tërbuar shqiptarët!
-
Në vend se t'ia këndojnë:
'N'sheher
timin kur t'kaloni,
Thuani
ka vdek' ai djali i ri!'!
-
A s'keni thënë
ju
se 'Zoti i merr pranë vetes ata që i do më së shumti'!
-
Një milionë herë keni thënë se Zoti i merr pranë vetes ata që i do më së
shumti!
-
Kjo na qetësonte kur na ndodhte humbja!
Tash,
çka të besojmë ne?
Pse
na keni mashtruar!
Ne
kemi besuar se Zoti i merr pranë vetes ata që më së shumti i do!
-
Pse tash po thoni se kush vdes në fakt nuk vdes por e vret Zoti!
Se
veç në gjuhën shqipe dhe serbe e gjen mallkimin 'Të vraftë Zoti - Bog te ubio'!
-
Ahmed Kalaja duhet të përgjigjet për përndjekjen në varr që ia bëri të
vdekurit, ende pa ndodhur Dita e Gjykimit!
-
Duhet të përgjigjet se nga i buron ajo
nevojë e tmerrshme dhe moqë t'i përdhosë
të vdekurit dhe të vallëzojë mbi varret e tyre!
-
Duhet të përgjigjet për dehumanizimin, për nxitjen e luftës ndërfetare, për
frikësimin e qytetarëve që ende nuk e kanë gjetur Zotin, apo ata që e kanë
humbur Zotin, pa dashur, me shpresë që do ta rigjejnë përsëri!
-
Ahmed Kalajës ia kisha ndaluar hyrjen në
Kosovë.
-
Ai duhet të përgjigjet se pse i deformon këshillat e Profetit Muhamed.
-
A s'ka thënë Profeti se besimtari nuk gjykon por këshillon!
-
Pse ky hoxhë e paraqet fenë islame si fe që i gëzohet vdekjes dhe Zotin e
paraqet si 'vrasës' e jo si falës!
-
Ahmed Kalaja duhet të
përgjigjet
për deformimin e mësimeve të Profetit Muhamed dhe mashtrimin e besimtarëve
shqiptarë!
-
Sot, të gjithë të paditurit shqiptarë i gjen të tubuar rreth trupit të
gazetarit, duke e masakruar për së vdekuri.
Çka
pret prokuroria?
-
Pse po i mashtroni muslimanët se gazetari ka shkuar në ferr!
-
Pse s'po tregoni drejt:
S'ka
ferr.
S'ka
ferr.
O
s'ka.
-
Tregojuni këtyre të
paditurve
se njëherë duhet të
ndodh
kijameti, e pastaj vjen ferri!
Mos
i rreni veç që i keni gjetë budallenjë!
-
Përndjekja e njeriut në varr, do të ndikojë në ftohjen edhe më
të
madhe të shqiptarëve nga feja që e ndalon humorin dhe e merr Drejtësinë e Zotit
në duart e veta.
-
Ne kemi nevojë për
paqe,
për dashuri, për falje: për ta
falur
njëri-tjetrin, pa na kërkuar falje!
P.S.
...Që më kish tallur edhe mua, ...e lypi unë, mirë ma ka bërë...
Hallall,
kat më kat!