Editorial
Nexhmije Mehmetaj: Mësimi fetar që iu imponohet fëmijëve shqiptarë nga hoxhallarët në Zvicër
E merkure, 01.11.2023, 09:00 PM
Foto
nga mësimi fetar në xhaminë e Arburgut
Mësimi fetar që iu imponohet fëmijëve shqiptarë nga hoxhallarët në Zvicër
Nga
Nexhmije Mehmetaj
Shqiptarët
e diasporës shqiptare në Zvicër kanë qenë kurdoherë në ballin e lëvizjeve
përparimtare të atdheut. Kur u çlirua Kosova kjo përvojë i shërbeu atyre si
dëshmi për integrim në shoqërinë zvicerane ku vendosen të punojnë dhe të
jetojnë.
Krahas
gjuhëve të vendit pritës shqiptarët vijojnë të mbajnë e ta përdorin edhe gjuhën
shqipe, mbeten të lidhur me etnitetin e krenarinë shqiptare tradicionale dhe
ngre zërin për njohjen e fisnikërisë dhe të vlerave të saj kulturore dhe
gjuhësore.
Për
brezin e dytë të mërgimtarëve qysh në vitet ’90 -të u hapën Shkollat e mësimit
plotësues të gjuhës shqipe.
Pas
disa vitesh një pjesë tjetër e emigracionit pranoi edhe aspektet negative të
jetës së vendlindjes. Në vend që të hapin qendra për kulturën amtare shqiptare
të dhënë pas fesë kanë themeluar po thuajse në çdo cep të Zvicrës të
ashtuquajtura; Qendra islame shqiptare, Xhami islame shqiptare, Bashkësi islame
shqiptare, duke u mbyllur nga të tjerët.
Nuk
po hyjë se kush i themeloi, kush i trajnon hoxhallarët, kush i paguan?
Në
këto xhami pa asnjë pengesë organizojnë edhe “mësime fetare” për fëmijët dhe
rininë tonë!! Mësimi bëhet në të shumtën e rasteve në stilin ndarës sipas
gjinisë. Vogëlushet e gjora qe në moshën më të njomë fëmijërisë janë të
detyruara të mbulojnë kokën me mbulesë.
Siç
shihet fëmijët përjetojnë disa rregulla që nuk ekzistojnë në shoqërinë ku
jetojnë. Se çfarë përjetimesh ndiejnë ata në ketë mjedis e proces ndëshkues e
të imponuar nga hoxhallarët.
Fëmijët
gjatë ditëve të javës përjetojnë lirinë në shkollat demokratike zvicerane kurse
gjatë fundjavës, prindërit i dërgojnë nëpër xhami për të mësuar lutje arabisht.
Në
këto xhami nuk mësohet për kulturën shqiptare, nuk mësohet si duhet dashur
atdheu, si shkruhet e lexohet në gjuhën e nënës në gjuhën shqipe.
Dërgimi
i fëmijëve nëpër xhami për edukatë fetare bëhet nga prindërit dhe nuk i kuptoj
pse i ndëshkojnë fëmijët dhe veten me humbje kohe për një kulturë të huaj e të
largët që nuk është e jona.
Derisa
në Zvicër mbrohen me ligj të drejtat e fëmijëve, të drejtat e fëmijëve tanë shkelen nga kleri islam.
Shikojeni
këto fotografi. Nuk e besoni se janë shkrepur në Zvicër. Po. Janë fëmijët shqiptarë në xhaminë e Aarburgut
(Argau), në vend që të ulen në bankat e klasës plotësuese për të përvetësuar
gjermanishten gjuhën e vendit ku jetojnë sa më mirë sepse është nevojë për
suksesin shkollor ose për të mësuar germat e bukura të gjuhës shqipe... Gishtat
e vegjël ndjekin germat e arabishtes krejtësisht e parëndësishme për jetën e
tyre. Sa turp!
Për
këto xhami që flasin e luten arabisht që as vet ata nuk dinë çfarë thonë,
kujdeset më së shumti Bashkësia Islame e Kosovës e cila zhvillon edhe aktivitet nëpër Zvicër.
Vetëm gjatë vitit 2023 këto xhami u vizituan mbi dhjetëra herë nga delegacione
të BIK, ndërsa Shkollat shqipe të mësimit plotësues nuk u vizituan asnjëherë
nga askush, as nga Ministria e Diasporës e as nga Ministria e Arsimit të
Republikës e Kosovës.
Shkëpusim
nga aktiviteti i tyre: “Më 11 shkurt
2023, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica,
qëndroi në Zvicër, ku mori pjesë në tribunën fetare, të organizuar nga
Bashkësia Islame “El-Hidaje” në St. Gallen, me moton “Të gjithë për një xhami
të re, për breza të tërë!”. Në manifestim morën pjesë përfaqësues nga Kosova,
Shqipëria, Turqia, Kroacia, imamë, kryetarë, anëtarë e …” bislame.net
Presim
me padurim ditën kur prindërit do të ndërgjegjësohen dhe më asnjë fëmijë
shqiptar mos të shkel pragun e këtyre xhamive, ku zhvillohet kultura
shkombëtarizuese.
Nisma
e “Lëvizjes të braktisim islamin“, mbajtur në Deçan më 24 tetor 2023, është jo
vetëm një kërkesë e argumentuar shkencërisht, por, edhe një nevojë e ngutshme
kombëtare vështruar metodat shkombëtarizuese të klerit islam politik që me
aktivitetin mjeran përmes xhamive çdo ditë e më shumë rrënon kulturën e kombit
tonë shqiptar si në atdhe ashtu edhe në diasporë.
Ne
shqiptarët si një popull i lashtë evropian nuk duhet të kërkojmë tjetër gjë
përpos të realizojmë porosinë e Rilindësit të shquar Pashko Vasa se “Feja e shqiptarit
është shqiptaria”!
Nexhmije Mehmetaj
Gjenevë, 31.10.2023