Kulturë
Jahja Drançolli: Edward Gibbon (8 maj 1737), një prej njohësve më të mirë britanikë të jetës dhe veprës së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut!
E diele, 04.06.2023, 06:15 PM
Në përvjetorin e lindjes së historianit të madh anglez Edward Gibbon (8 maj 1737), një prej njohësve më të mirë britanikë të jetës dhe veprës së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut!
 Nga
Jahja Drançolli
Nga
Jahja Drançolli
Historia
e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në Angli/Britani të Madhe është vazhdimësi e
studimive të kryere të paktën nga shekulli XVI e në vazhdim. Së këtejmi, përmes
shekujve që pasuan periudha e Skënderbeut, personaliteti dhe kontributi i tij
në Europë është shtjelluar në vepra historike e letrare si dhe në studime të
ndryshme në Angli dhe më pastaj në Britaninë e Madhe. Vend të veçantë këtu zë
Edward Gibbon (i lindur më 8 maj 1737, në Putney, Surrey, Angli—vdiq më 16
janar 1794, Londër), dhe vepra 
"Rënia dhe rënia e Perandorisë Romake" ("The Decline and
Fall of the Roman Empire"), e botuar së pari në gjashtë vëllime ndërmjet
viteve 1776 dhe 1788, dhe nga fillimet e shek. XIX e më pastaj në dymbëdhjetë
vëllime. Është fjala për një histori të gjatë që nga shekulli II i erës sonë
deri në rënien e Konstandinopoja e vitit 1453. 
Në
kapitullin 67 (LXVII), në faqet 168-174, bëhet fjalë për origjinën dhe edukimin
e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, princit të Arbërisë.
("Birth
and education of Scanderbeg, prince of Albania"), përkatësia fetare,
kthimi në Arbëri (28 Nëntor 1443), qëndresa heroike kundër osmanëve në kohën e
Sulltan Muratit dhe Sulltan Mehmetit II, roli i Skënderbeut dhe Arbërit të
kohës së tij në Europë, vdekja (më 17 janar 1467, sipas kalendarit venedikas),
dhe disa detaje të tjera të panjohura historike para kohës së Edward Gibbon!

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










