Kulturë
Neki Lulaj: Ti, njeri latues i lumturisë
E marte, 25.04.2023, 06:49 PM
Shkrimtari Sejdi Berisha me poetin Neki Lulaj
TI,
NJERI LATUES I LUMTURISË...
(Mikut
tim, shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA)
Nga
Neki LULAJ
Përmbi
vargje përtërijnë fjalët
Mbi
alpet e librave plotë jetë
Përtej
amaneteve të prindërve
Edhe
e të parëve përtej
Përtej
kufijve të mendimeve tuaja yjore
Lëviz
me shkathtësi harta e shpirtit tënd
Përtej…
Përtej
vargjeve tuaja lirike
Idhnaku
i vargut modern
Fjala
jote
Zemër
e shpërndarë cep më cep
Ti,
Xeherore e mendimit të thellë
Burrë
urtak e shumë fisnik
Me
zemër sa e tërë Dardania
Miku
i madh me shumë miq
Fjala
jote prej mendimtari
Që
shndritë natën me skuta
Shpirti
yt i derdhur në shkronja
Ar
e farë mbjellë në shkolla
Për
miqtë e fjalës
Ti
hap vatra diturie
Bukur
shkruani dhe vulosni epoka
Me
motive të zjarrta dashurie
Vargu
i juaj si i Naimit
Që
natën e gjatë e bëri dritë
Muza
e jote Hartë shqiptarie
Në
Luginë, n’Preshevë
Në
Çamëri dhe në Iliridë
Zografove
mijëra vargje e fletë
Që
bartin dhembje halle derte e luftëra
Duke
e gavruar shpirtin e çiltër
Me
frymëzimet
Që
nga Njeriu pa shtëpi
Nga
Prapaqani dhe Lëbusha
Mendimi
i juaj kullon veç njerëzi
Bash
si uji që rrjedhë nga gurra
Kuvendon
edhe me baballarët e kombit
Heronjve
u gritë lapidare
Në
kala në sheshe dhe në kulla
Proza
e jote dhe poezia
Gurgullojnë
si valët e Lumëbardhit
Ato
duhet të kthehen në skenar filmi
Janë
plotë mesazhe lumturie
Shpresash
dhe madhështie
Mes
lulesh përrallore
Me
plotë drita dashurie
Fjala
jote është vetë simfonia
Që
në shpirt gjithmonë drithëron
Me
tanë atë hartën e gjeografisë shqiptare
Shkreptimë
drite në errësirë lëshon
Në
mes rimash kur era frynë
Ligjërojnë
shkronjat e shqipes
Abetare
nëpër shkolla
Temë
studimesh në universitet
Lahutë
Malësie në oda miqsh
Vargu
yt yjor gjethon si prilli
Thinjat
në kokë si bora në Sharr
Shtati
yt si qetinë mali
Buzagazi
behar maji
Qëndrimi
yt burrëror
Edhe
me shpirt të madh
Fjalëngrohtë
që zgjedhë çdo nyje jete
Ti
njeri latues i lumturisë...
(E mërkurë, 12 prill
2023/22:50)