Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Një histori nga Drama e Madhe e Nëntorit 1912
E hene, 28.11.2022, 07:59 PM
Një histori nga Drama e Madhe e Nëntorit 1912
Nga
Prof. Blerim Latifi
Pasi
nuk ia kishte dalë të ndalonte serbët për të marrë Prishtinën, Isa Boletini me
një pjesë të luftëtarëve të tij ishte tërhequr në drejtim të Vushtrrisë. Aty e
kaluan lumin Sitnica dhe u nisën në drejtim të Prekazit për të kaluar natën në
konakun e mikut të tij të vjetër, Ahmet Delisë. Luftëtarët e tjerë u shpërndanë
nëpër katund, ndërsa Isa qëndroi me plakun e Prekazit.
Tanë
natën e kaluan duke folur për gjamën e madhe që kishte ra n'Kosovë, pushtimin
serb.
-
Kam marrë habere se n'Shqypni asht t'ue u ba nji kuvend i madh e une duhna me
kanë aty, - i tha Isa, Ahmet Delisë. - Po du qe ti me ardh shoq me mue!
Kur
zbardhi dita e re të dy burrat u vunë në krye të luftëtarëve dhe nisën
udhëtimin e gjatë. Kur kaluan Përroin e Keq dhe u ngjitën në rrafshlartën e
Qubrelit, u ndalën për të pushuar. Midis dy burrave nisi një bisedë e vështirë.
-
Duhet të kthehemi, Isa Beg! - i tha Ahmet Delia. - Qysh po shkojmë n' Shqypni e
gratë e thmitë po i lamë n' dur t'shkaut.
-
Nuk mujm me qëndru ma shumë ktu ; atje kena me u bashku e kur t'vjen Pranvera
kemi me liru tanë Kosovën, - ia ktheu Isa.
Por
Ahmet Delia nuk u bind.
-
Ty udha e mbarë e unë po kthehna; nuk m'bajnë kambët me shku manej! - ishin
fjalët e fundit të tij para se të ndahej nga Isa Boletini.
Në
fillim të dhjetorit Isa Boletini u shfaq në Vlorë, ku tanimë ishte shpallur
Pavarësia e Shqipërisë, ndërsa pak ditë më vonë Ahmet Delia u vra në një betejë
epike me një njësi paramilitare serbe, e cila e kishte sulmuar Prekazin për ta
plaçkitur e dhunuar.
_______
Kombi-
siç ka thanë Fishta- nuk asht vetëm kujtimi për vuajtjet e përbashkëta në
t'kaluemen, por edhe vullneti për t' jetu s'bashku në t'ardhmen.
Gëzuar
kjo Ditë e Madhe!
_______
Në
550 vitet e fundit, kur ka qenë në pyetje shqiptaria, Kisha Katolike Shqiptare
gjithmonë ia ka ditë rendin punëve.