Mendime
Florim Zeqa: Çka i ndanë dhe çka i bashkon partitë tona politike!?
E diele, 06.11.2022, 08:50 PM
Çka i ndanë dhe çka i bashkon partitë tona politike!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Kjo
është një pyetje sa e lehtë po aq e vështirë për t’u përgjigjur, sa e nxehtë po
aq përvëluese, sa e dhimbshe po aq edhe tërheqëse për ta trajtuar! Pothuajse
prej fillimit të gjitha subjektet politike shqiptare është duke i ndjekur
sindromi i keq i ndarjeve dhe përçarjeve, i ndikuar nga egoja për pushtet të
pakufijshëm dhe privilegje. Inatet e vogla personale po shndërrohen në
fraksione politike, të cilat më pas po shkaktojnë ndarje të subjekteve politike
në disa pjesë.
Rreshtimi pas liderit e
jo pas konceptit politik
Të
gjitha partitë janë bërë të njëjta, asnjëra nuk është më e mirë apo më e keqe
sesa tjetra, të gjitha janë të infektuara me virusin e korrupsionit dhe krimit
të organizuar, egoizmit dhe bajraktarizmit, nepotizmit dhe familjarizimit
brenda subjekteve politike.
Të
gjitha ndarjet nëpër subjektet tona politike po fillojnë shkaku i mungesës së
liderëve të përgjegjshëm, të atyre që fatin e vet personal e lidhin me
interesin e partisë. Si rezultat i së cilës po krijohen grupe të vogla të
interesit, të cilave nuk ju intereson e ardhmja politike e partisë dhe as e
vendit në përgjithësi, por e liderit, përmes të cilit synojnë arritjen e
qëllimeve të ngushta personale dhe familjare.
Kështu,
këto grupe të vogla të interesit, të barrikaduara prapa liderëve partiak po
fuqizohen në klane duke u bërë pëngesë e vazhdueshme e reformave dhe
ndryshimeve pozitive brenda subjekteve aktuale politike.
Rrugëtimi i subjekteve
aktuale politike
Po
e fillojë nga partia më e vjetër në skenën politike-LDK-ja e sotme. Pas
shkuarjes në amshim të presidentit historik, liderit shpirtëror të shumicës
shqiptare në Kosovë, hyjnorit Ibrahim Rugova, në LDK filluan të shfaqen haptas
ambiciet individuale dhe grupeve të interesit për marrjen e primatit të
trashëgimisë rugoviane në këtë parti, e cila rezultoi me ndarjen fatkeqe në
kuvendin e VI-të në nëntorin e vitit 2006.
Sadoqë
dukej se ishte arritur një progres i kënaqshëm, LDK-ja në vitin 2021 e pësojë
ndarjen më fatkeqe dhe goditjen më të rëndë nga themelimi i saj. Bartja e votës
së elektoratit të LDK-së tek subjekti majtist për realizimin e ambicieve
karrieriste, kënaqjen e egos personale të një grupi të vogël njerëzizh për
pushtet, e ktheu LDK-në për herë të parë nga themelimi në partinë e tretë në
vend!
PDK-ja
si përcjellsja e dytë e LDK-së, pas vdekjes së Rugovës, e mori primatin e
partisë së parë politike në vend pas zgjedhjeve të vitit 2007, primat të cilin
e mbajti për një dekadë. Mirëpo, edhe këtij subjekti politik ndarja në dysh i
kushtojë me humbjen e këtij primati.
AAK-ja
apo subjekti i tretë në skenën politike të pasluftës, e ka ruajtur stabilitetin
e partisë së tretë duke mos dalur asnjëherë nga skena parlamentare, me rënje
dhe ngritje të lehta!
Prej
subjekteve tjera që defiluan në skenën parlamentare AKR-ja (12.1 %), LDD (10.4
%) dhe NISMA (5.12 %), jo vetëm që asnjëra prej tyre nuk janë më pjesë e skenës
parlamentare, janë shuar ose janë në proces të shuarjes si subjekte politike.
Për
fund “ëmbëlsira”, LVV-ja në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 e rrëmbeu
vendin e tretë më 16 % të votave të elektoratit. Sikurse subjekteve tjera, edhe
LVV-së ndarja i shkaktojë një rënje të vogël, por jo edhe aq të madhe (13.59 %)
duke mbetur sërish në vendin e tretë të skenës parlamentare.
Lakorja
e LVV-së shënon ngritje nga zgjedhjet e vitit 2017 (27 %), 2019 (26 %) dhe 2021
(51 %) ku e arriti kulminacionin e suksesit falë votave të elektoratit të
LDK-së, përkatësisht grupit karrierist që u futen në listën e këtij subjekti
politik që i sollën peshkun në pjatë partisë majtiste në Kosovë.
Pas
çertifikimit të GUXO si subjekt politik, zgjedhjet parlamentare të radhës do ta
vërtetojnë forcën reale të LVV-së dhe të këtij subjekti në veçanti!
Siq
e fillova rrugëtimin e partive politike, ashtu edhe po e përmbylli me LDK-në.
Fitoren
e fundit në zgjedhjet parlamentare LDK-ja e shënoi në zgjedhjet e vitit 2004,
përkatësisht në kohën e Ibrahim Rugovës. Nga ajo kohë (18 vjet) e deri më sot
LDK-ja nuk e shijojë më kënaqësinë e fitores në zgjedhjet nacionale dhe as që
është në rrugë të mbarë për ta kthyer primatin e partisë së parë në vend!
Guximi i vlerësimit
analitik
Nëse
ndokush nga analistët dhe gazetarët merrë guximin qytetar për të kritikuar
zhvillimet negative apo për të kërkuar përshpejtim të reformave brenda
subjekteve aktuale politike, menjëherë etiketohet dhe sulmohet nga militantët
partiak dhe grupet e interesit, të cilëve nga frika e humbjes së privilegjeve
në parti u fiket dielli mbi kokë, e humbin arsyen e gjykimit, me ç’rast
analistët dhe gazetarët i etiketojnë dhe akuzojnë në format më të ulëta duke i
quajtur armiq të partisë dhe bashkëpunëtor të rivalëve politik!
Grupeve
të interesit të barrikaduara prapa liderëve partiak, nuk ju interson programi
apo statuti politik, as me kend bëjnë koalicion, e rëndësihme është arritja e
qellimeve te tyre personale.
Ato
(grupet e interesit) për ta marrë pushtetin janë të gatshëm të ndryshojnë,
programe dhe statut të partive të tyre, të bëhen të djathtë apo të majtë duke e
humbur kështu atë çka është më e rëndësishmja parimin njerëzor para atij
politik.
Pranojnë
t'i thonë; "derrit dajë" siq thotë populli, apo të bëhen bashk edhe
me "djallin në përrue" vetëm që të nxjerrin ndonjë përfitim
(privilegj) nga i pari i partisë!
Ka
ardhur koha që t’ju kthehemi vlerave të pastra kombëtare dhe njerëzore për të
mirën e përbashkët. Të mos ndahemi për një fije ngjyrimi partiak, por të
unifikohemi rreth 99 fijeve që na bashkojnë si popull, rreth një qëllimi dhe
vizioni të përbashkët, për ndërtimin e një shteti ligjor dhe demokratik.