Kulturë
Fran Ukcama: Tahir Bezhani - Valset e Hirit
E shtune, 30.07.2022, 06:59 PM
VALSET E HIRIT
Nga
Fran Ukcama
Kam
ndjekur vijimësisht krijimtarinë poetike të poetit gjakovar, mikut tim Tahir
Bezhani, mik në largësi, ndonëse nuk jemi takuar kurrë, por sikur njihemi tash
njëqind vjet.. Na lidhin motivet, ndjenjat, frymimet letrare, na lidh Gjakova
dhe Tropoja, Malësia e Gjakovës, djepi epik i Gegnisë Epër, oazi i poetëve dhe artistëve të lindur
në prehër zanash, ushqyer me tamlin e tyre, kulloshtrën e gurrave, marrë forcë nga orët e Alpeve..
Me
vëllimin e fundit poetik që më erdhi si një skifter nga Alpet në Myzeqe, “Valset e Hirit”, nuk u befasova se kam vite
që kam krijuar konturet e ndritura të këtij poeti brilant, por m’u shtuan akoma
më tej konsideratat për një krijues serioz i bashkëkohësisë kombëtare letrare,
poetike.
Tahir
Bezhani, tani ka arën e tij, kiet e tij, parmëndën dhe fjalëfarën e zgjedhur
për të krijuar vepra cilësore që arrijnë në maja bashkëkohore, lëvrues mjeshtër
i temave të rëndësishme, gjetjeve të gjitha të qëmtuera nga jeta dhe realiteti,
të cilat përcjellin mesazhe të fuqishme shoqërore, atdhetare, kombëtare.
Hetova
që në fillim stilin e vargut po vetiak të papërlyem, të kthjelltë si gurrat e
bjeshkëve, një varg i bardhë si bora e ortekut në verë, pra ndonëse ka lirizmin
brënda, kudo ka shtresa epike, eposi nga Tahiri që ka amën, gjakun, kullën.
Në
këtë kullë krijimtarie, Tahir Bezhani ka arritur të krijoj unin e tij artistik,
firmën e tij vetore, dhe kjo më shtyn fuqishëm për ta përshëndetur dhe uruar
nga zëmra për arritje dhe suksese të reja!
Tahir
Bezhani nuk është poeti snobist që shkruan e nuk din çka thotë, nuk hyn në
imshta e nuk din ku del, përkundrazi është poet tokësor, kthjellorë, njerëzor,
që kultivon letërsi moderne mbi shtratin e traditës duke dhënë lexuesit mesazhe
por dhe cilësi të spikatura arti moderrn!!
Miku
im, po të nis këtë mesazh shpirti frymëzuar nga krijimtaria juaj, me
falmeshendete e tungatjeta, do zoti e takohemi një ditë si e kanë zakon burrat
e Malsisë Gjakovës!