Kulturë
Gjon Keka: Raportet e ngushta të shtetit të Arbërit dhe republikës së Raguzës
E shtune, 30.07.2022, 04:38 PM
Raportet e ngushta të shtetit të Arbërit dhe republikës së Raguzës
Nga
Gjon KEKA
Në
gusht të vitit 1461, Gjergj Kastrioti u prit me ceremoni të lartë zyrtare dhe
në mënyrë madhështore në Raguzë.
Sikur
dihet raportet e shtetit të Arbërit nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit dhe
Republikës së Raguzës ishin të shkëlqyera dhe të ngushta.
Duhet
ditur edhe këtë se emri i Gjergj Kastriotit në kohën e tij ishte një nga emrat
më të famshëm në Europë dhe Botë,kudo dhe në secilin populli emri i tij ishte
në gojët, në tryezat , në mendjen dhe shkrimet e poetëve, studiuese, kronistëve
të kohës,dhe në zyrat e mbrëtërve e princave. Ekziston dëshmia se kur ai kishte
vizituar Italinë, të gjithë kishin vrapuar ta shihnin , pasi kishin dëgjuar
shumë për të por nuk e kishin parë, prandaj vrapimi për ta parë tregon se sa
lartë kishte shkuar ylli i famës së tij në mbarë europën e botën.