Kulturë
Albert Zholi: Fani Duro - Mbrapa heshtjes
E merkure, 13.07.2022, 05:38 PM
Enigmat e vëllimit
poetik dhe esse “Mbrapa heshtjes” të Fani Duros
Nga
Albert Z. ZHOLI, Shkrimtar -
publicist
Pas
librit të suksesshëm “Mbrapa heshtjes” , poeti Fani Duro vjen para lexuesit me
librin e ri poetik dhe esse “Më jep një
endërr”. Një titull provokues por dhe
shumë shprehës. E kush nuk ëndërron? E kush nuk do që ëndrrat të bëhen realitet?!
E kush nuk do që jeta të ecë në rrjedhën e vet si një ëndër e bukur?! Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, ku
pothuajse çdo natë ne shohim nga një ëndërr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë
brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje
ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Prandaj është shumë e rëndësishme që të
dijmë kuptimin e tyre. Ëndrra është një
oaz, një shtëpi, një oborr i
madh, një ombrellë për tu mbrojtur nga dielli ose shiu. Pra ëndrra është e
shumëfishtë dhe plot befasira. Nuk ka jetë pa ëndrra dhe ëndrra pa jetë. Ato
janë të ndërthurrura në një të vetme si vëllezërit siamezë. Dhe jeta sipas autorit është një ëndërr e
gjatë dhe e bukur. Ai ëndërron për një jetë më të mirë të familjes, të atdheut,
të shoqërisë, të të afërmve, të miqve por edhe për njerëzit e gjithë botës. Poeti
ka zemër të madhe pasi poezia i përket të gjithëve ndaj dhe poeti nuk e ka
zvogëluar përmasën e ëndrrës por e ka hedhur në tërë kufijtë botërorë, për një
botë të bukur, të paqtë, pa luftëra dhe pa varfëri. Gjithmonë poeti është në
kërkrim të diçkaje të veçantë, specifike, që bota të anashkaloje problemet dhe
të gjejë rrugët e mirësisë dhe të
dashurisë. Por mos vallë ëndrrat e poetit do të mbeten gjithmonë ëndrra dhe nuk
do të bëhen ralitet?! Ai beson tek e drejta tek e bukura ku, dhe pse sheh
zhgënjime sërish mediton për një botë të kristaltë si ajo e një ëndrre të bukur
pranvere. Në këtë vëllim petik autori tenton të kërkojë të panjohurën absurden, të padukshmen, që të
gjejë fillin e Arjanës për të përcjellë
mes njerëzve dëshirat e një bote ku lufta të mos njihet. Si emigrant dikur, por
edhe si njeri patriot në atdhe, autori mundohet të sjellë në poezi
problematikat e jetës emigratore dhe ato shqiptare si malli, vuajtjet,
shfrytëzimi, padrejtësitë, racizmin, por edhe punën e madhe të emigrantëve për të
mbijetuar me djersë dhe krenari. Në këto poezi sheh dhe flet me dashurinë, me
babanë, nënën, fëmijët, gruan, me problemet jetësore, me politikën e mbrapshtë
shqiptare, me ëndrrat e parealizuara, etj… tematika dhe problematika në këtë
vëllim është e gjerë, e thellë dhe plot zigzake siç është dhe vetë jeta në
përditshmëri. Autori hyn në oazin e poetëve naivë, të drejtpërdrejtë, që nuk e
sforcon mendimin por e jep të drëjtpërdrejtë siç ndodh ngjarja. Por si shumë poetë edhe Fani Duro në poezi i
kushton shumë vëmendje dashurisë dhe së bukurës. Ndoshta pasi aty gjen më shumë
fryëzim. Ja një poezi:
Dehje e zgjatur
Bukuria jote për mua
është dehje,
Një gjëndje gati kthyer
në kllapi,
Sa mundet që të zgjasë,
se di këtë çast prehje,
Narkozë e ketij shpirti
mbetesh vetem ti!
Se di, ti frymën më mban
dhe mbetem,
Mbetem për një çast dhe
ndihmë kërkoj në shpinë,
Dikush të më godas,
reagoj dhe kthehem,
Prap tek ty humbas,
ndjenjat më përpijnë!
Bukuria jote për mua
jetë ka mbetur,
Magji, çast, gjithçka e
them pa frikë,
Fundi dhe fillimi brënda
është tretur,
Dashuri e marrë, gjendje
narkotikë.
E
bukura është një vlerë po aq e rëndësishme sa e vërteta dhe e mira. Pjesë të
një poezie janë titulli, vargu, strofa,
ritmi, metri dhe autori. Poezia është një zhanër letrar që përdor estetikën dhe
cilësitë ritmike të gjuhës për të sjellë një ndjenjë të bukur te njeriu. Në
përditshmëri shikon dhe dëgjon fjalë të vrazhda. Fjalë pa etikë, jashtë
fjalorit normal që e zbehin fjalën e bukur, e rëndojnë poezinë. Sot në disa
raste nuk janë të shëmtuara vetëm gjërat që na rrethojnë, por edhe gjuha,
muzika dhe sjelljet tona janë të ashpra, të vetëqendërzuara dhe egoiste, a thua
se e bukura dhe shija e mirë nuk kanë më vend në jetën tonë. Dhe autori me këtë
poezi, këto veti do të kritikojë. Do ti largojë nga fjalori. Ai i jep rëndësi
të bukurës, dashurisë. Bukuria është si dashuria është një nevojë që kërkohet
të plotësohet.. Nevoja për dashuri, është ashtu sikur nevoja për uri, etje për
kripëra apo vitamina. Dashuria është një nevojë shëruese. Është ajo që shëron
shumë plagë. Ata që e lënë t’u ikë dashuria mbeten të zbrazët, sepse ajo nuk
është një fenomen, mbi të cilin duhet të reflektojmë, por një nevojë e një
realitet që kërkohet të jetohet.. Dashuria nuk i mohohet askujt, sepse secili
njeri e ndjen nevojën për të qenë i dashur dhe që të dojë. Kot nuk thuhet: E vetmja gjë nga e cila nuk
ngopemi kurrë është dashuria; dhe e vetmja gjë që ne kurrë nuk japim
mjaftueshëm është dashuria. Por në këtë vëllim dua të veçoj poezinë “Egoizmi”
për vetë faktin se ky ves por mer përmasa të
mëdha…
Egoizmi
Ti s'mund te jesh kurrë
e njëjta, as unë,
E mërzitëm veten, me
fjalë , me norma, këshilla,
Ato çfarë kishim per ti
thënë, i thamë, i përzumë,
Mbi krevat tani, nuk gjen
më trendafila!
Dhe neoni tanimë shuhet
vonë, shumë vonë,
Heshtja çelësin godet,
shtyp nga nervozizmi
Emocionet rinë fshehur,
s'ndihen, s'kane ç'thonë,
Tani rëndon në shtrat,
rënkon veç egoizmi!
Sot
në jetë egoizmi është shumë i përhapur. Por ka dy mënyra egozimi, egozimi
normal dhe I shfrenuar. Egoizmi ka të bëjë me një sërë qëndrimesh dhe sjelljesh
që kanë si synim të vetëm ndjekjen e interesit të subjektit që është autor i
këtyre veprimeve. Pra ego nga greqishtja do të thotë unë. Në këtë kuptim përcillet
si ide që unë jam gjithkush, di çdo gjë, jam i pari, jam i forti, unë, unë,
unë. Një poezi e tillë është një fshikëllimë ndaj personave egocentristë dhe
ultraegoistë që nuk përfillin asnjë realitet tjetër përveç vetes. Pra, si në poezi edhe në praktikë rrënja e
termit është fjala ego, që do të thonë unë. Njeriu përcaktohet nëse është
egoist apo jo, nëpërmjet gjuhës së vet, të folurit, fjalëve të shprehura. Nëse
keni dëgjuar shprehjen; ” të flet goja para mëndjes” është pikerisht e folura e
pa-kontrolluar, e pa arsyetuar dhe pa gjykuar nga truri i një njeriut ku çdo
fjalë e tij duket e drejtë dhe pse është e ashpër, apo provokuese. Në jetë egoizmi është i dy llojshëm; I qëllimshëm kur
bëhet me dashje, kjo për interes apo për t’i dhënë rëndësi vetës…..”shikoni
kush jam unë”, dhe jo i qëllimshëm është për njerëzit që kanë të meta mendore,
nuk kanë arsye të mendojnë, vetëm duan të flasin. Pra nëse dikush ju quan
egoist, mund të mos ju duket kompliment. Kjo është fuqia e fjalës së kësaj
poezie. Por në disa raste, psikologët thonë se të jesh pak egoist nuk është
domosdoshmërish cilësi e keqe. Psikologët pretendojnë se është në natyrën tonë
të mendojmë dhe të kujdesemi për nevojat tona më parë. Megjithatë, ky instikt
ka krijuar një reputacion të keq dhe është bërë burim i emocioneve negative si
frika dhe faji. Sot në botë egoizimi po përhapet me shpejtësi. Ky fenomen duhet
frenuar pasi është në dëm të individit dhe të shoqërisë ndaj dhe autori me
fjalë therëse dhe me shpoti thekson se tani në shtratin e ditës rënkon veç
egozimi.
Si përfundim mund të
them se:
-Vëllimi
“Më jep një endërr”, i Fani Duros është një hap cilësor arstikisht më i arrirë
se vëllimi i parë. Në këtë vëllim ai nuk është thjesht një soditës i
realitetit, por edhe përjetues, orientues, kritikues, bashkëvuajtës dhe nxitës
i zhvillimeve përparimtare. Ai në këtë vëllim është një zë i ri progresist që
në emër të së bukurës dhe drejtësisë botërore kërkon më shumë paqe, begati dhe
lehtësim shpirtëror. Në këtë libër ai është vetvetja dhe nuk tenton kurrsesi të
marrë apo të vjedhë ide apo fabul, por të sjellë te lexuesi një poezi bio, të
ngrohtë, ledhatuese dhe plot rrezatim njerëzor.