Mendime
Ramush Haradinaj: A i keni sytë në ballë me pa?!
E diele, 10.07.2022, 06:49 PM
A i keni sytë në ballë me pa?!
Nga
Ramush Haradinaj
Kosova
është në një krizë të rëndë energjetike, sado që ajo nuk vërehet në këta muaj
të verës.
Heqja
dorë nga ndërtimi i kapaciteteve energjetike me thëngjill, në kohën kur shumë
shtete perëndimore po i rikthehen atij, refuzimi i pakuptimtë i gazit amerikan
dhe mungesa e një strategjie energjetike për kapërcimin e kësaj krize, është
alarm i kuq se me fillimin e sezonit të dimrit na presin ditë të rënda.
Kriza
globale me gazin dhe karburantet, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, mund
ta komplikojë tej mase tregun energjetik evropian dhe mundësinë që Kosova të
blejë energji gjatë sezonit të dimrit.
Kjo,
ose për shkak të mungesës në treg të energjisë, ose për shkak të çmimeve të
papërballueshme për Kosovën.
Prandaj
Qeveria e Kosovës duhet që urgjentisht ta hartojë një “plan krize” me masa
konkrete për përballimin e një kolapsi të mundshëm energjetik, me pasoja të
paparashikueshme për vendin.
Është
urgjente:
-
që gjatë sezonit të verës të aftësohen termocentralet e Kosovës, duke u bërë
remontet e nevojshme të blloqeve të
tyre;
-
që menjëherë e pa vonesë të shikohet mundësia e një “marrëveshjeje krize” me
Shqipërinë për shkëmbim të energjisë (të jepet verës e të importohet dimrit);
-
të krijohen rezerva të naftës, benzinës dhe gazit;
-
të liberalizohet tregu i burimeve konvencionale për ngrohje, së paku deri në
mars të vitit të ardhshëm, (thëngjilli dhe lëndët drusore);
-
të krijohet një fond emergjent për energjinë dhe ngrohjen për dimër dhe
natyrisht të rikthehet çmimi i rrymës atje ku ishte…
Sjellja
me komoditet e qeverisë sot, në raport me krizën energjetike në prag, mund të
ketë pasoja katastrofike për vendin.
A
i keni sytë në ballë me pa?!
Koha
është të veprohet tani!
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial