Mendime
Florim Zeqa: Momenti i fundit për reflektim!
E shtune, 09.07.2022, 07:25 PM
Momenti i fundit për reflektim!
Shqiptarët
e Kosovës rezistencën aktive paqësore të viteve të ’90-ta dhe luftën çlirimtare
e bënë për t’u liruar nga pushtimi i gjatë dhe për ta gëzuar jetën në shtetin e
ëndërruar ndër shekuj, por assesi për të bredhur rrugëve të botës dhe të
harruar nga shteti i tyre!
Shkruan:
Florim Zeqa
Luftën
e fituam me ndihmën e miqve ndërkombëtar, po e humbim Kosovën e lirë nga
politikanët tonë
Bota
e civilizuar dhe demokratike na çliroi dhe na ndihmojë të ndërtojmë shtet
ligjor dhe demokratik, por ne jemi ata që po e rrënojmë çdo gjë me dorën tonë.
Kosova
sikurse çdo shtet i rajonit i ka të gjitha institucionet shtetërore, publike si
dhe ato të pavarura të shkruara në letër, por të gjitha janë të ndikuara nga të
fortët e politikës në pushtet dhe opozitë.
Kosova
sikurse çdo shtet tjetër i rajonit e ka Kushtetutën dhe ligjet e shkruara në
letër dhe të aprovuara në Parlament, por, për të mos thënë hiq, fare pak prej
tyre zbatohen në praktikë.
Kapja
e sistemit të drejtësisë nga të fortët e politikës dhe grupet e interesit, ka
bërë që në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës të mos ketë barazi ligjore!
Njerëzit
e veshur me pushtet dhe milionerët janë të paprekshëm nga ligji dhe drejtësia,
sikurse që janë të paprekshme nga drejtësia bandat e parapolitikës që veprojnë
në kundërshtim me ligjin dhe barazinë qytetare.
Mbrojtësit
e rendit dhe ligjit gjithnjë mbeten të pafuqishëm në dënimin e veprave
korruptive dhe kriminale të profilit të lartë. Si pasojë e kësaj situate,
përformanca e prokurorëve dhe gjyqtarëve mbetet të demonstrohet vetëm tek
peshqit e vegjël apo tek qytetarët që nuk janë të lidhur me grupet e interesit.
Të
fortët e politikës “Cosa Nostra” kosovare
Të
fortët e politikës dhe bandat e grupeve të interesit bëjnë çfare të donë në
shtetin e lirë; vjedhin dhe dhunojnë, vrasin dhe plaçkisin qytetar të
zakonshëm, rrahin polic dhe kërcënojnë prokurorë e gjyqtarë.
Me
një fjalë janë bërë “Cosa Nostra” kosovare që kontrollojnë çdo gjë në këtë
vend! Nuk njohin ligje dhe as drejtësi, nuk njohin shtet dhe as barazi!
Jam
thellësisht i bindur sikur Kosova pas çlirimit nga Serbia të kishte arritur ta
ketë një funksionim të mirëfillt të sistemit të drejtësisë dhe rend demokratik
siq e kanë vendet e lira, sot do të ishte njëri ndër shtetet më të zhvilluara
të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.
Edhe
përkundër faktit se jemi njëri ndër vendet më të pasura nëntokësore, resurse të
bukura natyrore dhe me tokë të plleshme bujqësore, si pasojë e kapjes dhe
uzurpimit të institucioneve të pavarura nga të fortët e politikës dhe bandat e
parapolitikës, sot kemi mbetur vrimë e zezë dhe vend i pashpresë për jetë në
Ballkanin Perëndimor.
Ikja
nga vendi, zgjidhja më e dhimbshme e qytetarëve të zhgënjyer
Asnjëherë
përgjatë pushtimeve të gjata, nuk e kemi pasur një largim kaq të madh dhe në
vazhdimësi të shqiptarëve nga vendlindja e tyre siq po ndodhë viteve të fundit
në Kosovën e lirë. Përllogaritjet e viteve të fundit tregojnë se për çdo vit
kalendarik nga Kosova janë duke u larguar me dhjetramijrëra të rinjë dhe
familje të tëra drejt vendeve evroperëndimore në kërkim të një jete më të mirë.
Shkaqet
e largimit janë të shumta dhe të shumllojshme, filluar nga ato socio-ekonomike
si produkt i pagave të ulëta, mungesës së përspektivës zhvillimore dhe mungesës
sigurimeve shëndetësore.
Nuk
ka gjë më të dhimbshme sesa ikja nga vendlindja, nga vendi ku je rritur dhe
shkolluar me shpresën për një vend pune dhe ardhmëri në shtetin për të cilin ke
punuar dhe luftuar deri në çlirimin e plotë.
Nuk
ka gjë më të trishtë sesa rrëfimet e luftëtarit të lirisë, pjesëmarrësit të tri
luftërave çlirimtare në fundin e shekullit të kaluar i cili dy dekada pas
çlirimit detyrohet ta lëshojë Kosovën: “Në çfarë gjendje e sollën Kosovën
politikanët dhe një pjesë e ish komandantëve të luftës, as Serbia nuk do të
mund ta bënte më zi…”!
Mbase
ky nuk është rrëfimi i vetëm i luftëtarëve të vërtetë të lirisë, të cilët u
barazuan me tradhtarët dhe dezertorët nga abuzuesit e vlerave sublime të
lirisë. Me siguri qytetarëve ju kujtohen edhe disa rrëfime dhe videoinçizime ku
shihen çlirimtarët në shenjë pakënaqësie duke i grisur apo djegur librezat e
UÇK-së!
Andaj,
është momenti i fundit për reflektim për ndryshimin e kursit politik në vend.
Sa
më parë dhe pa humbur kohë Kosova duhet të bëhet shtet funksinonal në kuprimin
e plotë të fjalës, ku prokurorët dhe gjyqtarët nuk ua kanë më frikën njerëzve
të veshur me pushtet dhe bandave të “ushtrisë së natës”, por e kundërta,
politikanët e profilit të lartë dhe të ulët t’i kenë frikën ligjit dhe
drejtësisë, siq është në të gjitha vendet e lira dhe demokrtatike.
Kjo
mund të ndodhë vetëm atëhere kur pushtetarët dhe të fortët e politikë heqin
dorë nga privilegjet e shtetit dhe e respektojnë ligjin dhe drejtësinë.
Vetëm
në këtë mënyrë Kosova mund të bëhet vend i dashur për qytetarët e saj dhe
tërheqës për investime kapitale të mërgatës tonë si
parakusht për kthim të shpejtë në vendlindje. Në të kundërtën, nuk ka kush e
ndal zbrazjen në heshtje të Kosovës nga qytetarët.
06.07.2022