E hene, 13.05.2024, 11:41 PM (GMT+1)

Mendime

Hamdi V. Thaçi: Unë nuk i pranoj urimet tua z. Ternava

E premte, 08.07.2022, 08:41 PM


Unë nuk i pranoj urimet tua z. Ternava

Nga Hamdi V. Thaçi

Nuk janë mbushur dy javë nga manifestimi në Mazgit kur u shënua nga BIK-- u dhe nga kryemyftiu Naim Ternava përvjetori i vrasjes spektakulare të sulltanit osman Muratit I në Betejën e Kosovës më 15(28) qershor 1389.

Është interesant se këtê  ngjarje e kanë shenuar si festë serbet dhe islamistët. Pra ja si korespondon politika e islamistëve, perkatesisht e BIK-ut në krye me  myftiun e perjetshem Naim Ternava dhe politika serbe. Te dy këto palë festive kanë shënuar humbjen. Serbet, sidomos nga formimi i shtetit serb e kendej, bazuar ne Kishën Ortodokse Serbe, duke vajtuar pse nuk arriten kurrë Kosoven ta bëjnë Serbi, humbjen e Betejes se Kosovës  e festojnë per t'i shprehur aspiratat pushtuese ndaj Kosoves. Kete indoktrinim e pat ngritur ne piedestal Kisha Serbe dhe Millosheviqi me 1989, por megjithê sherrin qe i lanë mrapa shqiptarëve, Kosoven e humben, Kosova u çlirua nga zgjedha e roberisë serbe.

Po islamistët dhe Ternava çka duan qe e quajnë pushtuesin , sulltan Muratin shehit, çlirimtar, deshmorë.

Ështe nje sentencë hegeliane qe thotë se çdo e keqe vjen nga padituria !

-A thua myftiu i Kosovës është aq i paditur, aq budalla, se nuk e ditka se sulltan Murati I nuk paska qenë pushtues por paska ardhur si çlirues, se rruga e tij paska qenë " rruga e Allahut" , siç tha Ternava ne fjalimin e tij shumë pompoz. Unë besoj se Ternava eshte më i dishem , së paku se kryetari i Obiliqit, por i ka shitur interesat kombëtare nese ka pasur ndonjëherë, dhe nuk dua te spekuloj nësë ka marrë ndonhë " bakshish" nga qeveria turke, per te shkelur keshtu mbi gjakun e atyre mijëra shqiptarëve të vrarë në luftë me osmanlinjtë. Këta të fundit kishin nisur një ekspeditë pushtuese ne Ballkan gati 30 vjet më parë, por çelsi i pushtimit te Ballkanit dhe pastaj Evropes ishte Kosova , e cila ishte shqiptare. Osmanlinjte ne ato 30 vjet  para Betejes se Kosoves kishin pushtuar Kosturin, Shkupin dhe Nishin , te tri keto qytete shqiptare te trojeve etnike shqiptare.Në atë periudhe aziatiket kishin bërë krime mê te tmerrshme qe kishin parë jeto vende shqiptare nga koha e Kryqëzates se katert(1204). Vrasje, plaqkitje, dhunime, grabitje te vajzave dhe grave per argëtimin e akinxhinjve osmanë( njesi speciale jalorsiake). Të gjitha këto mizori kishin bërë që principatat ballkanike , edhepse te hasmuara mes veti ( shqiptarët i kishin të fresketa krimet e Dushanit per t'i kthye katolikët shqiptarë në ortodoks) u bashkun ne nje front per ta kundershtuar dhe munesisht edhe per ta larguar Perandorinë Osmane nga Ballkani. Numrin më të madh të koalicionit ballkanik e përbënin shqiptarët, nga 9 princa qe merrnin pjesë me ushtritë e tyre, 5 ishin shqiptarë. Duke qenë 5 princa shqiptarë edhe numri i ushtërve

shqiptarë ishte më i madhi. Te gjitha keto janë fakte historike. Njëri nga ata pesë princa shqiptarë ishte Mirosh( më vonë i quajtur Millosh )Kopiliqi nga Drenica. As burimet turke e as ato evropiane, bile as ruse, nuk ia kan humbur mbiemrin Kopili ose Kopiliqi. Varri i tij eshte ne Drenicë. Princi Kopiliqi ishte i njohur edhe per sulltanin, prandaj sipas kenges popullore thuhet se sulltani ia kishte kerkuar çelsat e 7 keshtjellave qe ishin ne principaten e tij. Pra sulltani nuk ia kishte kerkuar çelsat e keshtjellave Lazarit po Miroshit.  Miroshi ishte betuar se per se gjalli nuk nuk do ta dorzonte vendin dhe lirinë, por para se te vritej vet do ta vrisye sulltanin  ai kishte ushtrinë më të pergatitur dhe vet ishte nje strateg i persosur. Ai kishte marrê pjesë në shumë luftera dhe ishte dalur fitues. Diten kritike ai ishte i rreshuar krahas Teodor MuzakesII, i cili po ashtu vritet. Në luftë e siper Miroshi e qau garden e sulltanit dhe e vrau atë sepse ai ishte pushtuesi dhe dhunuesi i lirisë se atdheut. Prandaj z. Ternava deshmori eshte Mirosh Kopiliqi e jo sulltan Murati. Kete qe e ke bere ti duke e quajtur pushtuesin deshmor eshte tradhti kombetare. Po per kete arsye une nuk i pranoj urimet tua per bajram dhe i ftoj lideret politik te Kosoves , nga Kryeministri e deri te kryetaret e partive politike qe neser mos te shkojnë per urime te tradhtari i kombit.

https://www.facebook.com/hamdi.v.thaci



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora