Mendime
Florim Zeqa: Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!
E marte, 05.07.2022, 06:48 PM
Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!
Mbajtja
peng e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovar dhe kushtëzimet e
njëpasnjëshme nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, BE-së në veçanti, janë të
ndërlidhura drejtëpërdrejt me dialogun Kosovë-Serbi dhe të ndikuara
skajshmërisht nga kjo e fundit! Mirëpo këtë të vërtetë nuk e kanë thënë liderët
paraprak shtetërorë dhe nuk po e thonë as këta aktual!
Shkruan:
Florim Zeqa
Arsyeja pse nuk e thonë,
është mungesa e guximit dhe shantazhi politik
Shqiptarët
e Kosovës, pro-evropianët më të mëdhenj padrejtësisht po penalizohen nga
bashkësia ndërkombëtare për hatër të Serbisë! Nuk është pengesë përkatësia
fetare e shqiptarëve dhe as mospërmbushja e kritereve siq trumbetohet nga qarqe
të ndryshme në opinionin publik, por aleancat politike të qendrave të vendosjes
që dëgjojnë rekomandimet e Serbisë për kushtëzime të pafundme ndaj Kosovës,
derisa kosovarëve të mos u mbetet rrugë tjetër, pos lëshimi pe në komopromisin
e dhimbshëm politik për dhënjen e territoreve shtetit serb.
Dhënja
e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi në këmbim të liberalizimit të premtuar të
vizave ishte gabimi më i madh dhe më fatal i politikës kosovare, të cilët për
pak pushtet u falen territore fqinjëve (maqedonisë dhe Malit të Zi) me të cilët
nuk ishim në konflikt (luftë) siq ishim dhe jemi me Serbinë.
Arsyeja
pse liderët aktualë shtetëror nuk e thonë të vërtetën e hidhur të
mosliberalizimit të vizave, duhet trajtuar si mungesë guximi dhe shantazhi
politik, ashtu siq duhet trajtuar dështimin e liderëve paraprak shtetëror që e
pranuan terminologjinë e gabuar “Dita e Paqes” në vend të ditës së çlirimit!
“Dita
e Paqes” mes dy palëve në konflit nuk e nënkupton zgjidhjen e përhershme, por
armëpushimin mes palëve, i cili mund të eskalojë në luftë të re në çdo moment!
Prezenca
23 vjeçare e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare është treguesi më i mirë i cili
e vërteton konstatimin e sipërcekur.
Çfarë ndodhi pas (vet)
mashtrimit?
Përveq
humbjes së mbi 12 hektarëve tokë, Kosovës ju shtua akoma më shumë rreziku i
tkurrjes shumëfish më të madhe në veri të vendit, i cili nga paslufta është
jashtë kontrollit të plotë shtetëror.
Sikurse
që ikën territoret, ikën nga pushteti edhe ata që dhuruan territore, por
shqiptarët e Kosovës mbeten “dele e zezë” në mes të Ballkanit të izoluar dhe
getoizuar sikur të ishin jashtëtokësorë e jo si njëri nga popujt më të vjetër
të civilizimit evropian.
Shqiptarët
gjithnjë e më tepër me (pa) vetëdije po largohen nga traditat, kultura dhe
zakonet autoktone, duke u mishëruar me tradita dhe kultura të degjeneruara. Si
pasojë e nivelit të ulët edukativo arsimor dhe shkallës së lartë të zhvillimit
tenkologjik, shumë të rinjë(a) kanë devijuar të ardhmen e shëndoshë, duke u
marr me aktivitete dhe veprimtari që e dëmtojnë shëndetin dhe rrënojnë të ardhmen
e tyre, siq janë përdorimi i substancave narkotike dhe degradimi moral i
shprehur në formën më të keqe me lakuriqllëk dhe shfrenim seksual.
Nxënësit
e shkollave të mesme dhe studentët në vend të dijes dhe librave pajisen me armë
dhe lënd narkotike!
Udhërrëfyesi i ri
shtetë, prolongim i getoizimit të shqiptarëve të Kosovës
Paralajmërimi
i një udhërrëfyes të ri shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën, nga
komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në debatin që
është zhvilluar javën e kaluar në Parlamentin Evropian është lajmi më i keq i
mundshëm për Kosovën.
Udhërrëfyesi
i ri për liberalizim të vizave ndaj Kosovës, është një ndihmesë shtesë ndaj
Serbisë dhe një grusht i rëndë ndaj Kosovës.
Pas
këtij paralajmërimi nga komisionari i BE-së, politkanët kosovar duhet t’i lënë
anash dallimet partiake dhe pikëpamjet ideologjike në kundërshtim të kësaj
ideje qëllimkeqe ndaj shtetit të Kosovës.
Ky
është momenti më sprovues për unitetin veprues dhe kundërshtues nga i gjithë
spektri politik i Kosovës pa dallim pozitë dhe opozitë, për të dalur me kërkesa
për liberalizim të mënjehershëm të vizave për qytetarët, në të kundërtën, duhet
t’u përgjigjemi me bojkot përfaqësive diplomatike në vendin tonë.
Nëse
nuk mund të bëjmë asgjë tjetër, të paktën, të mos bëhemi puthador i atyre që
haptas po e mbështesin Serbinë në aspiratat e saj hegjemoniste dhe po na mbajnë
të ngujuar si zogjët në kafaz! Duam liri të plotë, jo të pjesshme dhe as
selektive!
04.07.2022