Mendime
Sali Berisha: Vjedhje monstruoze e buxhetit të shtetit nga mafia Rama-Veliaj
E hene, 04.07.2022, 08:56 PM
Sali
Berisha:
Jashtë imagjinate!
Vjedhje monstruoze e buxhetit
të shtetit nga mafia Rama-Veliaj e djegësit të Tiranës!
Miq,
mekanizmat e vjedhjes së parave të qytetarëve nga mafia e djegësve të Tiranës,
Rama-Veliaj, tejkalon çdo skemë vjedhjeje të krijuar ndonjëherë për të vjedhur
paratë e buxhetit për ‘djegësin’ e Tiranës që nuk ekziston gjer më sot.
Mafia
Rama-Veliaj, që paguhet edhe sot 80 mije euro në ditë, mëgjthëse janë në kërkim, krijuan 24 kompani inekzistente, të cilat gjoja u
shisnin betonin, hekurin, bitumin etj. Këto kompani fantazëm regjistroheshin në
emra njerëzish të panjohur, shpesh mbi 80 vjeçarë, ose me profesione si
kamarier, berber, bujk, që nuk kishin bërë kurrë biznes në jetën e tyre, por që
lëshonin fatura false mafiozëve për të justifikuar vjedhjen, gjer tani të 30
milion eurove nga buxheti nga mafia Rama-Veliaj dmth Zoto-Mërtiri-Gugalia.
Lexoni
këtu artikullin e gazetarit kushtuar kësaj vjedhje qeveritare me një skemë të
paimagjinueshme.
Superskandali/
Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës
Një
skemë e pastër, e cila konsiston në ngritjen e shoqërive fantazëm, për të
justifikuar milionat që buxheti i shtetit i ka kaluar inceneratorit të Tiranës
është zbardhur pas një pune hetuese 6 mujore. Në bazë të saj qëndron një parim
i thjeshtë. Nëse inceneratori i Tiranës financohet vetëm me para publike,
pronarët e tij, të lidhur ngushtë me qeverinë që edhe pse janë në kërkim
vazhdon e i paguan ende me afro 80 mijë USD në ditë, duhet të gjenin një mënyrë
që, milionat që u derdheshin nga buxheti, ti raportonin si punë të kryera, duke
përdorur për këtë qëllim kompani inekzistente, të cilat gjoja u shisnin
betonin, hekurin, bitumin etj. Këto kompani fantazëm regjistroheshin në emra
njerëzish të panjohur, shpesh mbi 80 vjeçarë, ose me porofesione si kamarier,
berber, bujk, që nuk kishin bërë kurrë biznes në jetën e tyre.
Inceneratori
i Tiranes pamje me dron e dates 6 korrik
Një
celulë me financierë e ngritur nga LSI- rezultatet, dokumentat, faturat
tatimore dhe konkluzionet e së cilës Lapsi.al i ka verifikauar një për një- ka
punuar prej muajsh për ta zbardhur këtë skemë. Prej saj rezulton se janë të
paktën 24 kompani fiktive që kanë shërbyer si mbulese për vjedhjen e parave
publike që disbursoheshin nga thesari. Për të kuptuar funksionimin e saj duhet
ditur që sipas kontratës me qeverinë inceneratorit të Tiranës do ti duheshin
128 milionë euro për tu ndërtuar.
Deri
në momentin që flasim nga thesari drejt tre të këkruarve, Zoto, Mërtiri,
Gugallja janë disbursuar afro 60 milionë euro. Por rezulton se pothuajse
gjysma, 30 milionë euro, janë punë që i kanë kryer këto kompani fantazmë. Po si përvetësoheshin këto 30 milionë euro? Për
këtë është vënë në funksionim një skemë e menduar nga mjeshtra të mashtrimit
financiar. Ata ngrinin fillimisht dhe regjistronin kompaninë fantazëm. Ajo
bënte sikur kryente aktivitet blerjeje. Për ilustrim ne po marrim si shembull
njërën prej tyre të quajtur “AM CO&CO”, e regjistruar në Mëzez, me gjoja
pronarë Arben Përlala dhe Mrika Përlala (poshte).
Po
të shohësh bilancin e kësaj kompanie fantazëm del se ajo ka bërë blerje
afërsisht në masën 18 milionë USD. Dhe po në të njëjtën kohë ajo ka bërë shitje
tek inceneratori i Tiranës në masën 19.5 milionë USD tek inceneratori i
Tiranës. Pra po të ndjekësh nga pas vetëm shifrat operacioni duket si normal,
po po të thelloshesh pak skandali bëhet më i madh, sepse “AM CO&CO” nuk ka
në aktivitetin e saj blerje që do i shërbenin një firme që ndërton
inceneratorin. Ajo blerjet i ka bërë në kompani që iportonin, për shembull,
fruta nga jashtë, apo që prodhon ujë në Shqipëri. Natyrisht kompania fanjtazëm
nuk e blen realisht as shishet e ujit as ananasin, ajo vetëm lëshon
fatura……………………….Dhe në kompjuterin e tatimeve ajo rezulton si një kompani me
xhiro të madhe. Kështu që kur ajo i shtet beton apo inerte inceneratorit të
Tiranës, në sipërfaqe gjithçka duket normale.
Por
19. 5 milionë eurot që ajo i ka bërë shitje fiktive inceneratorit të Tiranës
shërbejnë vetëm për të justifikuar se puna për të cilën inceneratori është
paguar nga buxheti i shtetit është kryer dhe u mundëson pronarëve të tij tashmë
të arratisur që paranë publike ta transferojnë në llogaritë e tyre në parajsa
fiskale.
Natyrisht
kjo vjedhje ditën për diell, nuk mund të realizohet kurrë pa bashkëpunimin e
ndërgjegjshëm të tatimeve të cilëve nuk mund ti shpëtojë dot anomalia e një
kompanie që blen kivi dhe shet beton dhe pa mbylljen e qëllimshme të syve nga drejtoria
e mbikqyrjes së koncesioneve në ministrinë e Financave. Pra është e qartë se
kjo është një skemë e ideuar e mirëmenduar dhe e mbikqyrr nga lart.
Por
duke hetuar aferën e vjedhjeve me djegësin e Tiranës dhe aktivitetin e 24
kompanive që bënin të njëjtën punë si
“AM CO&CO” celula e financiare e LSI-së, gjetjet e së cilës i ka
bërë publike sot Monika Kryemadhi, ka zbuluar edhe një skandal më të madh. Këto
kompani, që figurojnë në tabelën këtu poshtë, rezulton se nuk janë përdorur
vetëm nga bosët në arrati të inceneratorëve.
Nga
të dhënat e tatimeve del se ato janë përdorur edhe nga oligarkë të tjerë që
fitojnë garat publike të rrugëve duke ofruar 99.9% të vlerës dhe pastaj kanë
nevojë të fryjnë kostot e punimeve duke bërë blerje fiktive si ato që i ofronte
inceneratorit të Tiranës “AM CO&CO”. Gjithashtu rezulton se ‘shitjet’
fiktive që këto firma fantazëm i kanë bërë të mëdhenjve, i kanë shërbyer këtyre
të fundit për të bërë evazion fiskal ër të fryrë kostot në mënyrë që të
paguajnë më pak tatime dhe për të rimbursuar TVSH. Kur prezantoi të hënën në
mëngjes gjetjet e investigimit, Monika Kryemadhi bëri të ditur se do ti
denoncojë ato në SPAK. Sipas të gjitha gjasave Prokuroria e Posaçme e kapur nga
pushteti s’ do të bëjë asgjë më shumë sesa tatimorët me sy të mbyllur. Por nëse
rastësisht ndodh e kundërta, kjo është një nga ato afera që rrëzojnë shteti.
Sepse ajo dëshmon se si me bashkëpunimin e plotë të qeverisë është ngritur në
këmbë një skemë e pastër e grabitjes të parave publike.
https://www.facebook.com/SaliBerisha