Mendime
Nue Oroshi: Zgjedhja në mes të Gjergj Kastriotit dhe Sulltan Mehmet pushtuesit!
E diele, 26.06.2022, 07:40 PM
Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren dhe zgjedhja e institucioneve komunale dhe qendrore të Kosovës në mes të Gjergj Kastriotit dhe Sulltan Mehmet pushtuesit
Nga Nue Oroshi
Mijëra shqiptarë anë
e kënd trojeve etnike shqiptare dhe nga diaspora e madhe atdhetare më kanë
shkruar këto ditë me shqetsimin se çka po ndodh me kërkesën e Muranës së Gjergj
Kastriotit - Skënderbeut në Prizren.Meqenëse kanë kaluar një vit e gjysmë dhe
ende nuk është marrë një vëndim i prerë nga institucionet e Kosovës ato
komunale si dhe ato qendrore për lejimin e Muranës së Gjergj Kastriotit në
Prizren për opinionin e gjerë shqiptar e bëj një sqarim lidhur me ecurinë e
procedurave ligjore se ku kanë shkuar deri më tani çështja e procedurave të
këtij projekti.Me sugjerimin e Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore në
Prizren për ta dorzuar edhe një kërkesë
të re Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor këto ditë i përgatita
komplet projektin. Këto materiale i kompletova dhe dje përfundimisht i dorzova
dosjen e kompletuar. Bëra një takim me drejtorin e kësaj drejtorie z.Pranverim
Berisha i cili më priti mirë dhe më premtoj se së shpejti Drejtoria e
Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor do ta përcjellë projektin e Muranës, tek
institucionet përkatëse të nivelit qëndror në mënyrë që të mirret një vendim i
prerë rreth këtij projekti gjithëkombtar.Tani është çështje javësh kur do të
mirret vendimi.Institucionet e Kosovës në këtë rast janë në mes të dy
zjarreve.Të mbesin shqiptar dhe ta ruajnë historinë shqiptare apo të
tjetërsohen në turq dhe të kalojnë në mbrojtje të pushtusve osman.Pra, edhe në
këtë rast është duke u zhvilluar një luftë e vërtetë diplomatike dhe politike
në mes të përkrahësve të Gjergj Kastriotit dhe atyre të Sulltan Mehmetit e
Sulltan Muratit.Se cili orientim politik do të ngadhnjej do te shihet shumë
shpejt.Por një duhet të dihet se nese mirret një vendim negativ për ndalimin e
mosrealizimit te këtij projekti
kombëtar, akterët që marrin këtë vendim nuk munden ta quajnë vehtën shqiptar
por janë tjetërsuar komplet në Turq dhe
kanë zgjedhur vijën e tradhtisë kombëtare. Në këtë rast Shoqata “Trojet e
Arbrit“ do ta vazhdon luftën në variantin tjetër që do t’iu bëhet me dije
qytetarve shqiptar pasiqë të mirret vendimi.Vërtetë është e dhimbshme kur vjen
puna deri aty dhe je i detyruar të luftosh natë e ditë për të mbrojtur
historinë, traditën dhe atdhetarizmin
shqiptar. E shpesh ankohemi se nuk na pranonë Evropa, po na qorton Amerika dhe harrojmë
t’ia bëjmë pyetjën vetvetës se ka po
shkon liburnia e orientimit politik shqiptar.Shqiptarët duhet të deklarohen
qartë se a janë me Evropën e Amerikën apo me Turqinë, Serbinë dhe Rusinë.Rrugë
të dytë nuk ka.Më befasoi edhe një telefonatë nga një politikan
i lartë gjerman që mirrët me
çështjen e Kosovës dhe që ma bëri dje, i
cili me pyeti në mënyrë konkrete se si
qëndron puna rreth këtij projekti.Uroj që ky projekt të kryhet me komunikime
ndershqiptare dhe mos të vij puna deri
aty sa kjo çështje të internacionalizohet edhe në Berlin, Bruksel, Londër e
Washington dhe qendra tjera të mbrojtjes se shqiptarizmës.Si do që të shkoj
puna lufta për mbrojtjën e identitetit shqiptar dhe vlerave kastriotase nuk do
të ndalet asnjëherë.