Mendime
Florim Zeqa: Pa nivelizim të pagave nuk ka paqe sociale!
E marte, 21.06.2022, 07:45 PM
Pa nivelizim të pagave nuk ka paqe sociale!
Sikurse
intelektualët dhe dijetarët, ashtu edhe atdhetarët dhe çlirimtarët janë ajka e
kombit dhe vlerat më sublime të shoqërisë sonë. Të parët (intelektualët dhe
dijetarët) duhet të jenë prijetarë të shtetit, kurse atdhetarët dhe çlirimtarët
janë dy bazamentet më të forta dhe më çmuara të shtetit dhe kombit në
përgjithësi
Shkruan:
Florim Zeqa
Ikja e qytetarëve nga vendi, pasojë e kusarëve politik
Shkaku
i sundimit antivlerave dhe pseudopatriotëve në Kosovën e pasluftës kemi
anashkalim deri në përbuzje të vlerave njerëzore dhe kombëtare. Si pasojë e
nepotizmit dhe klientelizmit, vendet e intelektualëve dhe atdhetarëve në
qeverisjen e vendit po i zënë injorantët dhe pseudopatriotët.
Kjo
ka bërë që shteti të mos trajtohet si shtëpi e përbashkët e të gjithë
qytetarëve, por si plaçkë lufte e kusarëve politikë, të cilët rropën e ç’rropën
gjithçka nga pasuria dhe patundshmëria shtetërore.
Sjellja
e drejtuesve partiak dhe shtetëror jo si shërbyes por si sundimtar të
gërditshëm, jo si atdhetar por si kusarë politik, i ka irrituar aq shumë
qytetarët saqë të vetmin shpëtim e shohin largimin nga vendi.
Diskriminimi i thellë
social, burim i pakënaqësive të qytetarëve
Publikimi
i të ardhurave të zyrtarëve të lartë shtetërorë nga Agjensioni Kundër
Korruspionit) (AKK) i nxori në sipërfaqe padrejtësitë e mëdha të kohës nëpër të
cilën po kalojmë si shtet dhe si shoqëri njerëzore.
Përderisa
një çift bashkëshortor në majat e hierarkisë së lartë shtetërore i ka të hyrat
vjetore nga buxheti i shtetit mbi 72 mijë euro (2x36000), të hyrat vjetore të
një veterani të vërtetë të luftës, të një pensionisti apo të një familje me
asistencë sociale sillet diku ndërmjet 2-3 mijë euro e jo më shumë!
Për
ta thjeshtësuar akoma më shumë këtë situatë, një zyrtarë i lartë shtetërorë
merrë pagë mujore nga 2000-3000 euro në muaj, ndërsa veterani apo invalidi i
luftës detyrohet të “kënaqet” me 170-250 apo 300 euro në muaj.
Nuk
ka dhe nuk mund të ketë diskriminim më skandaloz sesa ky, kur të ardhurat
mujore të një zyrtari të lartë shtetërorë janë më të larta se të ardhurat
vjetore një invalidi, të një pensionisti apo të punësuari në sektorin publik
apo privat me pagë minimale!!!
Përderisa
ta kemi këtë nivel të pabarazisë qytetare, në Kosovë nuk do të bëhet fjalë për
shtet ligjor dhe demokratik! Nuk ka dhe nuk mund të ketë shoqëri të civilizuar
dhe paqe sociale me një diskrepancë kaq të lartë sociale, ku dikush e bën jetën
e “sheikut” në Kosovës, ndërsa tjetri të një skllavi të robëruar…!
Shteti i pseudovlerave,
me kategori të shumëta abuzive
E
keqja më e vogël për vendin do të ishte sikur t’i kishim vetëm veteranët
mashtrues apo kategoritë abuzive të skemave sociale, pasiqë shuma e të
ardhurave të përgjithshme të tyre është dukshëm më e vogël sesa e një armate të
akademikëve pa mbulesë!
Rritja
e numrit të “doktorëve” të shkencave dhe “akademikëve” me plagjiaturë, të cilët
marrin paga të majme nga buxheti i shtetit pa asnjë vepër shkencore dhe pa
asnjë kontribut në çlirimin e vendit dhe shtetndërtim është vazhdimësi e
figurave të uniformuara të ngritura në
gradën e “gjeneralit” pas lufte, pa diplomë përkatëse ushtarake dhe pa
asnjë meritë në fushën e betejës!
Mirëpo,
paradoksalisht askush nuk e ngrit zërin kundër këtyre kategorive që më së
shumti e rëndojnë buxhetin e shtetit!
Atdhetarët
nuk shkuan në luftë për t’u shpërblyer pas saj dhe as për të fituar privilegje
nga shteti, por për t’i sjellë vendit liri, për të pasur një shtet të lirë dhe
të pavarur, ku secili i gëzon të drejtat e barabarta në shtetin e lirë.
Të
gjithë do të ishim të kënaqur dhe të lumtur në shtetin e lirë dhe të pavarur të
Kosovës sikur të kishim sigurime shëndetësore dhe nivelizim të pagave, që i bie
se paga maksimale në vend të ishte jo më e lartë se trefishi i pagës minimale
dhe anasjelltas.
Mirëpo,
kur pagat e larta në vend janë 15 deri në 20 herë më të larta sesa pagat
minimale, fjala drejtësi bëhet e neveritshme dhe e paduerueshme për shumicën e qytetarëve
që jetojnë në varfëri dhe pa asnjë përspektivë të përmirësimit të mirëqenjes së
tyre.
Edhe
në pushtetet e vendeve më të zhvilluara dhe demokratike ka shtresa të
pakënaqura, por ato janë më të vogla dhe të papërfillshme sa i përket
pabarazisë ligjore dhe sociale. Ndërsa tek ne shkalla e pabarazisë sociale e ka
arritur kulmin shkaku se drejtësinë nuk e përcakton ligji por “maliqi”, që i
bie se, drejtësia është në dorën e të fortëve të politikës e jo të gjyqtarëve
dhe prokurorëve!