Mendime
Adil Fetahu: Vuciqi e gënjen dhe frikëson popullin serb, nxitë kryengritje dhe luftë!
E hene, 04.07.2022, 09:00 PM
VUÇIQI E GËNJEN DHE FRIKËSON POPULLIN SERB, NXITË KRYENGRITJE DHE LUFTË!
Nga
Adil FETAHU
Në një konferencë për meida, që mbajti më 29
qershor, kryetari i Serbisë, nxënësi i Sheshelit e ministri i Millosheviqit, në
stilin e dy të përmendurve, të cilin e ka përvetësuar mirë, lansoi gënjeshtra,
lavdërime, frikësime e kërcënime, me
qëllim të homogjenizimit të serbëve rreth idesë së tij luftënxitëse. Ai vet,
konferencën e tij e quajti historike dhe më të ashprën në historinë e tij!
Shkas për atë konferencë (monolog), përplot
gënjeshtra, lavdërime e kërcënime, ishte vendimi i Qeverisë së Kosovës, për
mospranimin e lejeve të njoftimit të Serbisë për qytetarët serbë të Kosovës,
dhe ndërrimi i targave të regjistrimit të automjeteve me regjistrimet e vjetra
serbe, të kohës së okupimit të Kosovës: PR; KM; PZ; GL; UR; PE; Dj.
Këto vendime plotësisht të
drejta të Qeverisë së Kosovës, Vuçiqi i cilësoi
si “shkelje e të drejtave dhe presion mbi qytetarët serbë të Kosovës, si
plan, presion, sulm dhe “Stuhi,” për t’i
i detyruar ata të shpërngulën nga Kosova. Me vite po durojmë gënjeshtrat
e përfaqësuesve të Kuintit dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës, dhe ata
hiqen sikur janë shumë të mençur. Serbët i kanë përmbushur të gjitha
marrëveshjet e Brukselit, kurse ata asnjë, dhe Brukseli heshtë. Dhuna juridike
mbi serbët po vazhdon. Atyre nuk iu intereson e drejta ndërkombëtare. Por, populli
ynë këtë nuk do ta durojë më, nuk do të durojë hyrjen e njësive
shqiptare me tyta të gjata dhe automjete të blinduara.
Populli në Serbi duhet ta
dijë se pushteti i përkohëshëm (sic) i Kosovës, ka përkrahjen e Kuintit, me
ç’rast Amerikanët janë më sëpaku mendjemëdhenj, në krahasim me të tjerët. Do të
jetë interesante vera dhe vjeshta. Nuk
ekzistojnë më parime në marrëdhëniet ndërkombëtare, por vetëm pjesa e poshtme e
shpinës së tyre (lexo: prapanica, v.j.), e vendeve të Kuintit, të cilat janë të
brengosura për naftën dhe ekonomitë e tyre. Unë iu lutem të zbresin nga
fodulleku i tyre dhe të respektojnë të drejtën e atyre, të cilët veçse i kanë
vrarë. Shpresoj se nuk do t’iu shkojë mendja që atë ta përsërisin. E t’ua them
të drejtën, ne nuk kemi më ku të shkojmë. Dhjetë vjet po përpiqemi të arrijmë
kompromis, ndërsa ata vetëm shikojnë të na poshtrojnë dhe të na e ndjekin
popullin tonë. Përgjigja jonë do të jetë esull, por e vendosur dhe e vërtetë.
Kurrëfarë aksionesh ushtarake nuk do të ndërmarrim, por iu lutëm të mos
tentojnë t’ua marrin pasurinë dhe ta përzënë popullin tonë. Deri më 30 shtator
kanë kohë të mjaftueshme të mendohen. Mendoj se kjo është konfernca ime më e
ashpër që e kam mbajtur, dhe ua kam thënë të gjitha në sy dhe për këtë kam hyrë
në histori. E kanë plot gojën Ukrajinë.
Pajtohen dhe bëjnë me kokë kur ndryshohet Karta e Kombevetë Bashkuara për
Ukrainën, ndërsa kur ajo përmendet në lidhje me Serbinë, atëherë janë disi të
mendueshëm. Secili më Ajnshtajn se Ajnshtajni dhe më Hegel se Hegeli. Serbia do
të reagojë në rrugë diplomatike,respektivisht me lutje, sepse nuk do të lejojë
të përsëritet “Stuhia”. Kjo konferencë është lutja ime për t’ua tërhequr
vërejtjen, ngase nuk di çfarë të them tjetër, përveçse ndaluni o njerëz”, e ka përfunduar “monologun” e tij Vuçiqi,
duke kërcyer prej teme në tjetren, ,prej subjekteve kosovae te ato
ndërkombëtare.
Në përkrahje të fjalimit të
Vuçiqit, kanë reaguar edhe kryeministrja Ana Bërnabiq dhe ministri i brendshëm
Aleksandar Vullin,etj.
Kryetarja e Qeverisë së
Serbiisp, Ana Bërbnabia tha se”Ishte e
befasuarme kur dëgjoi konferencën e kryetarit Vuçq për media, se ishte më i
ashpër dhe më i sinçertë se kurrë më parë. Krejtë atë që ka thënë – ekziston,
gjithçka është e vërtetë absolute. Nuk ka një njeri seriozi cili mund t’ia
kontestojë asnjë fjalë as tezë të fjalimit të tij. Shumica e shteteve të
Perëndimit, kur flasin për luftën nëUkrajinë, i referohen Rezolutës 1244, kurse
në rastin e Serbisë ajo nuk respektohet. Nuk mund të flitni për parimin
themelor të të drejtës ndërkombëtare dhe
të rendit juridik, e kjo është moscenimi i integritetit territorial të
shteteve, e të mos e thoni se në rastin e Serbisë keni bërë gabim, se kështu
nuk e respektoni atë parim. Serbia ështëi vetmi shtet që nuk sillet
....licemerno dhe që e respektontëdrejtën ndërkombëtare dhe parimet e saj, që
nënkupton se integriteti territorial i shteteve është i pacënueshëm.Në
marrëveshjen e Brukselit nuk ka asnjë dispozitë për targat, kuse Prishtina nuk
i zbaton obligimet nga ajo marrëveshje, kuse na i kemi përmbushur të gjitha
obligimet tona”, ka përfunduar Bërnabiçka, tamam në stilin e Vuçiqit për
digresion prej një teme në tjetrën.
Vullini ka thënë: “Nuk po
kërcënojmë askënd, nuk do të ketë luftë, nuk do ta përdrim ushtrinë, po ju
lutëm shumë, mos tentoni të na i përzeni fëmijët nga Veriu i Kosovë-Metohisë,
mos tentoni ta bëni të qajë asnjë fëmi serb, mos tentoni ta përsëritni stuhinë
– nuk do të përfundojë mirë! Unë nganjëherë kam ndjenjen se Bashkimi Europian
dhe Prishtina janë çmendur. Or budallenjë. A jeni ju normalë, të hyni në shtëpitë
e Serbëve e t’ua merrni autombilat, targat dhe të shtireni se ky është sundimi
i ligjit”, ka kërcënuar megafoni i Vuçiqit (Vullini).
* * *
Retorika dramatike e Vuçiqit
dhe lakejve të tij, duke përmendur “Stuhinë”,
egzodin, luftën, është një reçetë e njohur dhe e provuar pas vitit 1992.
Retorika e tillë ka për qëllim homogjenizimin e serbëve të Serbisë me ata të
Kosovës. Ekziston një vendim i pashpallur i organeve të Serbisë, që punonjësve
të institucioneve serbe në Veri të Kosovës, nuk iu është lejuar të shkojnë në
pushim veror. Është ky një veprim i frikësimit dhe homogjenizimit të tyre.
Duke banalizuar çështjen e
targave, nga çështje teknike ta ngritë në çështje politike, të të drejtave të
njeriut dhe të sigurisë etnike, këtë mund ta bëjë vetëm një nxënës dhe
trashëgimtar politik i Millosheviqit, i mësuar për të qeverisur duke krijuar
frikë e panikë në popull, për të ashpërsuar edhe më tepër marrëdhëniet
ndëretnike e për të krijuar atmosferë për konfllikte.
“Harrojnë” Vuçiqi,
Bërnabiçka, Vullini e të tjerët, se shqiptarët nuk mund të hyjjnë në territorin
e Serbisë me targat e RKS, gjë që detyroi Qeverinë e Kosovës të zbatojë
reciprocitet edhe për qytetarët e Serbisë të cilët hyjnë në Kosovë. Ata
“harrojnë” se Kosova është shtet i
pavaur, ka ligjet dhe rregullat e veta, të cilave duhet t’iu përmbahen të
gjithë qytetarët e Kosovës. Targat e
automjeteve nuk regjistrohen e jepen në bazë të përkatësisë nacionale, por në
bazë të rregullave të komunikacionit. Portparolli i Bashkimit Europian, Peter
Stano, u tha haptas se Prishtina ka
pasur të drejtë të vendosë për targat. Kurse Vuçiqi, Bërnabiçka, Vullini
përzihen në punët e brendshme të organeve shtetërore të Kosovës, sepse për ata
Kosova nuk është shtet, është shtet i rrejshëm, e ashtuqjautur Kosovë! Ata akoma
jetojnë në iluzione se Kosova është Serbi!
Kur flet kundër Kuintit dhe
shteteve të Perëndimit, Vuçiqi sikur ka marrë instruksione nga Harçenko e
Llavrovi për ta sulmuar Perëndimin.
Po të funksiononte shteti
ligjor në Serbi, me retorikën e përdorur në konferencën e tij, me të cilën
përhapë informata të rrejshme, gënjeshtra, frikë e panikë në popull, përdorë
fjalë që janë nxitje për luftë, ai do të përgjigjej për vepër penale sipas
Kodit Penal të Serbisë (neni 343), por në Serbi
Vuçiqi është mbi ligjin dhe mbi popullin me të cilët manipulon si të
dojë!